Cila është kompania që qëndron pas rindërtimit modern të QTU?

Leda Hysa

Qendra Tregtare Univers (QTU), e para qendër e këtij lloji në Shqipëri, gjatë vitit 2018 iu nënshtrua restaurimit nga kompania lider në fushën e ndërtimit, Mane TCI. Tashmë ajo vjen më e madhe, më e bukur dhe me sisteme të përditësuara me hapin e kohës.

Drejtori i Departamentit Teknik të kompanisë Mane TCI, Erion AVRAM shprehet se: “Përfshirja e kompanisë Mane TCI në këtë projekt, ishte në drejtim të rritjes së volumit dhe sipërfaqes nga njëra anë dhe rinovimit të fasadës kryesore e ambienteve të brendshme nga ana tjetër”.

Qendrës Tregtare Univers i është shtuar 1 kat mbi objektin ekzistues, këto të lidhura përmes një atriumi të studiuar dhe zbatuar në mënyrë të tillë që drita natyrale nga fasadat e larta të xhamit të ndërthuret me ndriçimin artificial. Ky kat i dedikohet kryesisht argëtimit dhe gastronomisë dhe sipërfaqja totale e qendrës arrin në një total prej rreth 36,000 m2.

Përveç rritjes së volumit dhe sipërfaqes, Qendra Tregtare Univers do të vijë edhe me një pamje plotësisht të re duke filluar nga infrastruktura e jashtme, ndryshimi në ambientet e brendshme si dhe në imazhin e fasadës. “Kjo fasadë është e tipit kapriata hapësinore, në të cilën janë montuar fasada e xhamit, aluminit dhe 1167 panele dekorative”- shprehet Drejtori i Departamentit Teknik Erion AVRAM.

Gjithashtu pjesët interior të qendrës do të jenë plotësisht të ndryshuara dhe moderne dhe do të vijnë me disa risi arkitekturore si: tavan me dritë natyrale, i cili krijon idenë e tavanit që qëndron në ajër, ndriçim të shumëfishuar, korridore me lehtësi më të madhe kalimi dhe gjelbërim i shtuar në hapësirën Food Court.

Një ndër proceset më të vështira, e pranuar si sfidë nga ana inxhinierike për Mane TCI, ka qënë realizimi i përforcimit të themeleve dhe i elementëve të tjerë konstruktive me implementimin e fibrave të karbonit, si dhe elementëve përforcues metalikë. Pavarësisht ndërhyrjes në strukturën ekzistuese, çmontimit të tarracës, puna në qendër nuk është ndërprerë asnjë ditë, falë përpjekjes, organizimit dhe projektimit në çdo detaj.

Nuk mund të lihet pa përmendur realizimi i strukturës metalike të katit shtesë, një proces i vështirë në kushtet kur mjetet e prodhimit dhe montimit për struktura të tilla janë të limituara në vendin tonë. Implementimi i saj u realizua në një kohë shumë të shkurtër falë prodhimit në fabrika të specializuara me sisteme të robotizuara jashtë vendit.

Një projekt i tillë, me sfida të shumta inxhinierike dhe i realizuar në një kohë kaq të shkurtër, ishte sfidues edhe për departamentin e Burimeve Njerëzore të Kompanisë. Drejtuesja e këtij departamenti, Ermelinda NEZAJ shprehet: “Në këtë projekt kemi pasur një skuadër pune të kombinuar midis punonjësve të rinj dhe ekspertëve të fushës, me një eksperiencë të gjatë menaxheriale pranë Mane TCI. Ky kombinim rezultoi shumë i suksesshëm, pasi u bënë bashkë nga njëra anë njohuritë dhe idetë e reja dhe inovative, dhe nga ana tjetër ekspertiza disa vjeçare e menaxherëve të Mane TCI, për të finalizuar në një kohë afatshkurtër një projekt kaq të rëndësishëm dhe me sfida të shumta inxhinierike”.

“Realizimi i këtyre volumeve në afate shumë të shkurta, sfidoi Departamentin e Prokurimeve dhe Logjistikës i cili i parapriu çdo procesi me kontraktorët, ekspertizën, angazhimin për t’iu përgjigjur kërkesave të këtij projekti specifik’’- shprehet Drejtuesi i Departamentit të Prokurimeve, Ardi HAFIZI.

…………….

Mane TCI është pjesë e grupit Balfin, grupit më të madh dhe inovator të investimeve në Shqipëri dhe një ndër më të mëdhenjtë në rajon, i njohur për investimet në qendrat tregtare QTU, TEG dhe SEG, zhvillimet e zonave rezidenciale dhe tregtare, në turizëm me projekte si Green Coast Resort dhe Vala Mar Residences, në industrinë e modës dhe atë minerare, si dhe në aktivitetet e shitjeve me pakicë me rrjetet e dyqaneve Neptun, Jumbo, etj.

Për më shumë informacion rreth Mane TCI, ju lutem vizitoni faqen www.manetci.al ose kontaktoni në: [email protected] ose në numrat: +355 692020073/069 8034444.

l.h/ dita

Share This Article
2 Comments
  • Duan apo nuke duan keto bastarde e mije kenetash te Tiranes zyrtare ne dite e vite,Drejteia do te BEHET. says:

    Vetem nje gje mungon ne krye te kesaje fasade,te stamposurit e germave P.P.SH.Turp,dhe marri sebashku.Mos i shkofte mendja nje demi te kaloje aty prane,se copa-copa do t’j bente ate palofasade produkt i jashteqitjes shqiptare te superkorruptuar e te superkriminalizuar ne dite e vite,qe do te thote nje marri e shkuar marrise nje krim qe kerkon ndeshkim.Dhe se fundi,nuku eshte pare ne asnje vend te botes nje qender tregtare ku demostrojne pjellat e mostrat e diktatures komuniste cmendurite e rradhes.Prisni,se nuke keni pare gje akoma,kure e djeshmja dhe e sotmja do t’ju mbetet nje ender dhe e nesermja e afert nga bange e drejtesise,ne nje fund te turpsheme e pakthim,per ju o te pabreke qe ju la dita dhe miljonere e pushtetare ju beri nata.USA e BE hodhen dollare e euro dhe ju pane mendjen e shpirtin,o mije kenetash e mizakali qe nuke keni te ndalur ne paudhesi,paudhesi qe shumeshpejt do te marrin ndeshkimin e duhur.Besoni e binduni se shume ligjberes,ligjdhunues e ministra,kryeministra,e presidente ne kete bote i kane provuar frytet e cendurise se tyre,askush te mos mendoje se do t’ja hedhe ndeshkimit nga populli,USA e BE. Nuke do te keni leke te piset e pushtet brend djallit qe t’ju shpetoje si autore apo bashkeautore me ze,figure e deshmi te gjalla me boten e krimit e te korrupsionit ne dite e vite deri me sot.Besoni,binduni e ndaluni ne cmendurite tuaja dhe rrefehuni sa nuke eshte vone,qe Populli,USA,BE e Ligji dhe Zoti t’ju meshirojne.

  • Pastrimi i parave te pista ne Shqipari vazhdon me forma nga me te ndryshmet.Me shpejtesi marramendese po vidhet pasuria publike,ajo qe na perket te tereve.Zgjerimi i ketyre qendrave e perqendron pushtetin dhe parane ne nje grusht te vogel njerezish dhe me mijra tregtare te vegjel falimentojne.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *