Dërguar me email
në adresën e redaksisë
Tërë kjo fushatë kundër “kundërrevolucionit” të viteve 1990-1991, nuk ka filluar sot. Ajo filloi nën zë që në vitin 1991, dhe pak nga pak e ngriti zërin. Filloi me artikuj këtu-atje, dhe më pas mbushi edhe faqet e gazetave, dhe bisedat nëpër studio – përveçse te Fevzo! Fytyrë ndotur prej 25 vitesh – Shqipëria. Kush mban përgjegjësi, të cilën më parë duhet ta gjejmë? Po ku ta gjejmë përderisa ajo, përgjegjësia është mes nesh e shpërndarë në trajta dhe përmbajtje të ndryshme politike, morale, materiale? Përgjegjësia gëlon me lot korrupsioni, tradhtie kombëtare, kurvërie politike, pabesie të “bestarëve”. Politikanët, për vete, ushqehen me djersën e popullit, me punën e prindërve tanë. Të pangopur me pasuri, rënkojnë nga lodhja që hajdutëria u shkakton. Duart e atyre janë futur thellë në thesarin e shtetit dhe kanë grabitur gjithë floririn etj., çfarë u mblodh pas vitit 1939 etj., etj. Drejtësia është pushkë në duart e qeverisë dhe opozitës, të cilën ia kalojnë njëra-tjetrës sa herë ndërrojnë kolltuqet. Reforma e vërtetë në Drejtësi do të thotë burg pa kufi për të gjithë politikanët nga 1991-shi e deri më sot.
