Cila ka qenë qeveria e parë shqiptare pas 1944-s?

redaktor

I nderuar lexues!

E para qeveri pas çlirimit të 1944-s, ka qenë “Qeveria Demokratike e Shqipërisë” që ushtroi funksionet nga 22 tetori 1944 në 22 mars 1946. Ajo drejtohej nga Enver Hoxha. Në fakt ishte një shndërrim i Komitetit Antifashist Nacional Çlirimtar në kabinet qeveritar dhe emrat përbërës ishin po ata. Kjo qeveri kishte disa para-rendëse gjatë kohës së luftës.   Gjatë pushtimit fashist italian vepruan disa qeveri në Tiranë të drejtuara nga Shefqet Vërlaci, Mustafa Merlika, Eqrem Libohova dhe Maliq Bushati. Gjatë pushtimit nazist, vepruan dy qeveri të drejtuara njëra nga Rexhep Mitrovica dhe tjetra nga Fiqiri Dine.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *