Gazeta DITA
Notification Show More
Latest News
Dikur normë e mesdheut, sot privilegj i të pasurve, kjo është dieta që mban larg diabetin, tumoret dhe problemet e zemrës
Kryesore Lifestyle Shendetesi
Kush votoi nga opozita për Bajram Begajn?
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Rama i përgjigjet Berishës: “Nuk kemi pritur konsensus me të vdekur”
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Begaj president me 78 vota “pro”, Rama: I dhamë vendit një kryetar shteti normal, një figurë të pakontestueshme
Aktualitet Komunitet Kryesore Politike
Çmimet botërore të grurit bien me 10% duke u kthyer në vlerat e fillimit të prillit
Aktualitet Ekonomi Lajmi i fundit
Aa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Dita TV
  • Lifestyle
Reading: HISTORI: Cila ka qenë qeveria e parë shqiptare?
Share
Gazeta DITA
Aa
Kerko
Follow US
Gazeta DITA > Aktualitet > HISTORI: Cila ka qenë qeveria e parë shqiptare?
AktualitetLajmi i fundit

HISTORI: Cila ka qenë qeveria e parë shqiptare?

anazapta
Published November 27, 2015
Share
SHARE

Nëse flasim për qeverinë e parë pas shpalljes së Pavarësisë, e para qeveri kombëtare që u formua ka qenë “Qeveria e Përkohshme e Vlorës”.

Mandati i saj zgjati nga 4 dhjetor 1912 deri në 22 janar 1914.

Drejtohej nga Ismail Qemali, i cili ishte edhe ministër i jashtëm. Zëvendës i tij, ishte Dom Nikollë Kaçorri, ministër i brendshëm ishte Myfit Libohova, financat i drejtonte Abdi Toptani, arsimin Luigj Gurakuqi etj.

Kurse e para qeveri pas çlirimit të 1944-s, ka qenë “Qeveria Demokratike e Shqipërisë” që ushtroi funksionet nga 22 tetori 1944 në 22 mars 1946. Ajo drejtohej nga Enver Hoxha. Në fakt ishte një shndërrim i Komitetit Antifashist Nacional Çlirimtar në kabinet qeveritar dhe emrat përbërës ishin po ata.

Kjo qeveri kishte disa para-rendëse gjatë kohës së luftës.

Gjatë pushtimit fashist italian vepruan disa qeveri në Tiranë të drejtuara nga Shefqet Vërlaci, Mustafa Merlika, Eqrem Libohova dhe Maliq Bushati.

Gjatë pushtimit nazist, vepruan dy qeveri të drejtuara njëra nga Rexhep Mitrovica dhe tjetra nga Fiqiri Dine. / Dita / 

 

*******

Foto: Kartolina e parë shqiptare, kushtuar Aktit të shpalljes së Pavarësisë

 

anazapta November 27, 2015
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

© Copyright Gazeta Dita 2022. Te gjithe te drejtat e rezervuara

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?