Cila karantinë?

redaktor

Pamjet e djeshme në Tiranë kur mijëra qytetarë vërshuan në pazar dhe në rrugë provojnë sesa zgjidhje e sforcuar dhe e paqëndrueshme është për ne karantina masive. Ajo po prodhon një ritual të rrezikshëm. Karantina e suksesshme e Kinës me sa duket është një sprovë thuajse e pamundur gjetkë.

Vendimi i qeverisë shqiptare në këtë drejtim është në vazhdën e këshillave të institucioneve ndërkombëtare, por nëse ne jemi ashtu siç thotë z. Rama,  “vetëm në këtë luftë”, na duhet ta shqyrtojmë mirë vetë se çfarë do të bëjmë.

Ka disa zëra që na thonë se karantina nuk është zgjidhje afatgjatë.

Larry Brilliant, epidemiologu që ndihmoi në zhdukjen e lisë shprehet së fundmi se:

Modeli kinez do të jetë shumë i vështirë për ne që ta ndjekim. Ne nuk do t’i bllokojmë njerëzit në apartamentet e tyre. Modeli i Koresë së Jugut është ai që mund të ndjekim. Fatkeqësisht, ai model kërkon të bësh numrin proporcional të testeve që ata bënë – ata bënë një çerek milioni. Në fakt, deri në kohën kur Koreja e Jugut kishte bërë 200 000 teste, ne ndoshta kishim bërë më pak se 1 000….

Virologu i Caltech, David Ho:

Cilat janë masat efektive dhe të qëndrueshme? Kjo është një pyetje me të cilën ne si shoqëri duhet të merremi. Ne duhet të blejmë kohë në mënyrë që gradualisht shoqëria të fitojë një shkallë imuniteti. Unë mendoj se CoVid19 mund të bëhet një fakt i jetës sonë derisa shkenca t’ia dalë siç ka bërë në epidemitë e së shkuarës

John P.A. Ioannidis i universitetit të Stanford:

Në skenarin më pesimist nëse koronavirusi infekton 60% të popullsisë globale dhe 1% e të infektuarve do të vdesin kjo do të përkthehej në 40 milionë vdekje që afrohet me pandeminë e 1918-ës. Mund të shpresohet se njësoj si në 1918-ën jeta do të vazhdojë. Në të kundërt, me karantinimin e zgjatur me muaj, pse jo vite, jeta ndalon në përmasa të mëdha, pasojat afatshkurtra dhe afatgjata janë tërësisht të panjohura dhe miliarda, jo thjesht miliona jetë janë në pikëpyetje

Pyetjes sesi do të dilet nga kjo situatë askush nuk i jep përgjigje. Pyetjes se cila është zgjidhja asksush nuk i jep përgjigje.

Askush nuk e ka përcaktuar ende natyrën e virusit, ai është ende i paprezantuar me njerëzimin. Nëse është një virus i ngjashëm me HIV AIDS që merret nga komunikimi, ky do të ishte problem shumë serioz. Deri më tani janë deklaruar shumë të shëruar, po asnjë raport nuk ka garancinë se thotë të vërtetën.

Në këtë kuptim masat që po merren janë reflektive dhe jo të analizuara. Ato bien në kontradiktë me sqarimin mjekësor se 60% e njerëzve do të infektohen. Pra koronavirusi do të bëhet pjesë e jetës sonë. Atëherë është e qartë se karantina është e fundit që duhet marrë në konsideratë. Ajo qysh tani kja provokuar dëme të mëdha psikologjike dhe ka krijuar një shpërthim serioz në ekuilibrin social duke apeluar për desocializim në një botë që e ka mënyrë funksionimi socializimin.

Për sa i përket Shqipërisë ajo ka fatin e mirë dhe të keq në këtë luftë. Të mirë sepse ndodhet afër vendeve që herët apo vonë do ta fitojnë këtë betejë me shkencën e vet, që kanë mundësi financiare për ta ndihmuar edhe atë. Por fatin e keq sepse edhe njëherë kjo pandemi e gjen Shqipërinë viktimë të vetes dhe hajdutërisë që i ka hipur sërish në qafë.

Zoti Rama ka nevojë të marrë vendime të një lloji tjetër nga këto që po merr. Karantina nuk funksionon me gaz lotsjellës, pasi kështu duke mbyllur një problem hapen 10 të tjerë, – shkruan ResPublica që e shoqëron shënimin me foton e mëposhtme, e cila tregon vërshimin e njerëzve dje në një nga pazaret e Tiranës:

 

d.a. / dita

 

Share This Article
5 Comments
  • Njehere nuk bejme dot si kina, na thua zotrote.

    Pastaj nuk u sheroka asnjeri.mbase, Po kina u sherua?

    Ke kontradita.

    Mos hapni panik me nje fotografi.

  • Këtu jo ushtria të dali nëpër rrugë por edhe SS e dikurshëm Gjerman të vinë këtë popull nuk e mbledh dot.

  • Vetem kur te jene prane vdekjes do regojne si ne Itali! Duhet pa tjeter ti bejme gabimet e te tjerve duhet pa tjeter te pesojme e pastaj te reagojme!!

  • Saktesisht kjo ka qene pershtypja e pare nga epidemia ,mosperputhja e dy shpjegime madhore.
    E para qe me gjithe masat shtrenguese 60 % e popullsise do infektohet !!
    E dyta qe ti shpetojme infektimit masiv duhet te karantinohemi !!
    Nese zbatojme te paren ,do vdesin shume njerez por do vazhdoje jeta dhe ekonomia do mbijetoje !
    Nese zbatojme te dyten d.m.th te karantinohemi ,do shpetojne shume jete njerezish por do kemi shkaterrim te ekonomise ,papunesi dhe uri .
    Por te besh predikuesin ne keto kohe te veshtira ,eshte me keq se dy te parat .
    Thjesht une mendoj qe mbas 10 diteve ,sido qe mund te jete situata ,puna duhet te vazhdoje dhe jeta duhet te hyje ne ritme normale ,kuptohet me disa kufizime .
    Prodhimi nuk duhet te ndalohet me asnje cmim.
    Si do gjehet zgjidhja ?? Prandaj eshte Qeveria ,te gjej zgjidhje .
    Nuk eshte zgjidhje nje e dy ,do ta pesojme si Italia e do ta pesojme si Spanja .
    Qeveria nuk jep opinione por vendos per zgjidhje .Une mendoj se deri tani ka vepruar mire ,perjashto ekzagjerimet e Rames me krahasime Italie e Spanje .
    Kush kerkon deshtimin e Qeverise ne keto kohera eshte thjesht nje trap militant e idiot partie .

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *