Peizazhe të jashtëzakonshme dhe njerëz të rastësishëm janë pjesë e një ekspozite me foto nga e gjithë bota që do të jetë e hapur gjatë shtatorit në Britaninë e Madhe.
Ekspozita më fotot që kanë fituar çmimin ndërkombëtar të fotografisë “Hamdan bin Mohammed bin Rashid Al Maktoum” – HIPA, hapet për herë të parë në Britani, nga ku më pas do të vijojë një tur botëror. Tema e garës së këtij viti është “Mrekullia e dritës”. Çmimet HIPA u themelua në vitin 2011 dhe është i hapur për të gjithë fotografët nga mbarë bota. Me një fond prej 248 000 paund, ai është çmimi më i madh për një konkurs fotografie.
Fotot e mëposhtme janë peizazhe dhe fotoportrete të shkrepura në vend të ndryshme të botës.



















Foto vërtet mahnitese. Kushedi sa ka qendruar ne pritje ai fotograf per té kapur çastin magjik. Te krijojne relaks shpirteror foto te tilla. Por pertej kësaj dua te ndaj me ju nje gje: une vdes per fotot e shokut sali,sidomos kur zgerdheshet,qeshet e perleshet ne parlament. Çfarë eshte kjo,mrekulli e natyres apo çmenduri e natyres? Hapni ju te “dita-s” nje ekspozite me fytyrat e saliut…? Une vdes t’i shikoj e t’i grushtoj…? Mrekullite e meritojne nje ekspozite por mrekullite jane brenda ligjit dialektik te unitetit e luftes…bashkë me çmendurite.? Prandaj hapeni nje ekspozitë te tillë…!
Do te vij nga nga ana e Botes te shoh Salariun ne Salistan,qe hip ne maje te kodres dhe bie ne fund te gropes,prandaj shume njerez e kane shpirt e xhan.Dua te shoh fitoren e kotesise nga komunist i eger ne lider te demokracise, dua te shoh krenarine e tij te marrezise, kur njerezit vriten dhe ai i bie sharkise,dua te shoh madheshtine e tij te humbjes,kur ai perlotet dhe i ngjane mumjes,dua te shoh kur sulmonte shtetin me tanke e kallasha dhe vriste njerezit qe po e sulmonin me çadra e stilolapsa. Dua ta shoh kur trimerohet, perndizet, perskuqet,hap syte, ul supet,perpara sulet dhe nga nje mize fluturake tutet se brenda saj opozita futet dhe nis t’ia numroje huqet.Dua te shoh si i ka mbushur baulet, si narcizist ne uje si llupet dhe si shetit malit duke krehur baluket.Dua te shoh parajsen e Salistanit qe e solli Salari shpellari si testament i tiranit.