Cila Shqipëri të ka votuar për t’i falur qofte Bashës dhe skandale Metës?

redaktor

Belsh, 06 qershor. Në një fjalim publik përpara votuesve kreu i qeverisë thotë ndër të tjera:

“Ata duan tjetër kryeministër, duan të bëjnë si të duan ata. I bie njësoj sikur ne të ishim në opozitë dhe të kërkonim gjërat që duam ne. Lulin do ta mësoja. Bretkosa në Belsh ka sa të duash, qofte te daja nuk ka, kanë mbaru. I jam lut vjet Bashës si Romeo Zhuljetës. Morën çfarë deshën. E bëmë për të mirën e Shqipërisë”.

Tiranë, dje.  Gjatë fjalës në Kuvend, ndër të tjera, kreu i qeverisë thotë:

“Sot jemi të detyruar të merremi me një akt brutal të Ilir Metës. E pyes shpesh veten, çfarë kërkon më shumë Meta nga Shqipëria. Kujt i ka bërë më shumë ndere se atij, pa mbushur ende 50 vjeç është bërë edhe kryeministër edhe kryeparlamentar edhe president. Kujt më shumë se Metës i janë falur përçarjet dhe skandalet dhe i është dhënë mundësia për të rilindur. Sot jemi dëshmitarë të një zarari të madh të papranueshëm të Metës. Ka vetëm një arsye që i shpjegon të gjitha me dy fjalë: Ilir dhe Meta. Shkaqet e kësaj marrëzie nuk mund të kërkohen jashtë këtyre dy fjalëve”.

Pyetje 1 – Çfarë qoftesh i janë dhënë Bashës që nuk do i jepen më? Një e dimë: Është fjala për pikën e fshehtë të marrëveshjes Rama-Basha të majit 2017, pas të cilës familja Basha mori 13-15 milionë euro për pallatin e shembur në Vlorë. Ka qofte të tjera?

Pyetja 2 – Cilat skandale i janë falur Ilir Metës dhe pse? A mund një kryetar partie “të falë” skandalet e vetes apo të një politikani tjetër? Dhe me çfarë të drejte një parti apo një “Rilindje” merr tagrin  t’ia japë një “politikani skandalesh” këtë “mundësi”?

Pyetje 3 dhe më e rëndësishmja – A mund të “japë” dhe të “falë” një kryetar partie apo qeverie, cilido qoftë ky, në emër të Shqipërisë? A është Shqipëria, një parti (apo edhe më keq akoma, më pak se kaq?) Apo është shumë më e madhe se kaq?

Cila Shqipëri e ka votuar Ramën për t’i falur qofte Bashës dhe skandale Metës?

Dita

 

 

Share This Article
36 Comments
  • SAKTE!!!!
    E para shikoni me sa dinakëri, kur flet për pazaret e tij me Bashën dhe me Metën, Rama zëvendëson fjalën Rama me “Shqipëri”.
    DEMAGOG, POPULIST, NDYRESIRE, KESHTU FLISTE SALIU NE GRAHMAT E FUNDIT

  • Përgjigje: Asnjë Shqipëri nuk ia ka dhënë këtë të drejtë. Asnjë Shqipëri nuk e ka votuar për këtë.

    As Rama dhe askush tjetër nuk ka tagrin të flasë në emër të Shqipërisë se ajo është shumë më e madhe se sinoret partiake  të tre pazarxhinjve qe dje jan lepire, sot pështyhen dhe nesër do lëpihen prape.

    As Rama dhe askush tjeter nuk DUHET KURRE te dale mbi ligjin.

    Cili je ti more barbon që fal skandale. A nuk je ti që na ke thënë që nuk je as prokuror as gjykatës kur të kemi kërkuar të mbash premtimin e ndëshkimit të korrupsionit dhe vrasjeve të Saliut?

    Si papritur tani del mbi prokurorë e gjykatës dhe flet për “falje skandalesh”?

    Barbon!!

  • Vendiin e presidentit po e konsideroj sipas disa hipotezave.

    1.Në se vërtetë kishte indicie që më 30 qershor do kishte përplasje, deri në shkallën e një lufte civile,aq më shumë deri në ndarje Veri-Jug,si parashikonte edhe arkeologu Ceka, bën mirë t’a zhdekretojë datën 30 qershor si ditë votimi.Për asnjë interes politik,partiak Shqipëria nuk duhet të përjetojë një 1997 tjetër.Por në këtë rast presidenti duhet të mblidhte Këshillin e Sigurisë Kombëtare.Sepse rreziku i një lufte civile dhe i ndarjes së Shqipërisë në Veri-Jug nuk zhduket vetëm me ndrrimin e një date.Duhet një sërë masash politike, inteligjente,hetimore,policore për të zbuluar dhe për të çuar para drejtësisë ata që duan dhe planëzojnë t’a destabilizojnë dhe ndajnë Shqipërinë.

    2.Të konsiderojmë një hipotezë tjetër.Presidenti është i shqetësuar për mospjesmarrjen e opozutēs ne zgjedhje.E sipas tij ky fakt ndikon në mospërmbushjen e kritereve të zgjedhjeve demokratike.Opozitë ai konsideron vetëm PD,LSI dhe ndonjë aleat të tyre.Mediun,Ndokën psh.Të tjerët,edhe pse nga listat emërore të ketyre partive nuk i konsideron kushtetues,legjitime.I quan të blerë.Le t’a pranojmë për një moment këtë llogjikë.Deputetët dhe partitë e opozitës që jane në Kuvend pas djegies së mandateve nga PD dhe LSI vërtetë nuk e perfaqësojnë dot elektoratin e ketyre dy partive.Kështu do ishte mirë që këto dy parti të ishin konkurente në këto zgjedhje.
    Por,të bësh artifica si zhdekretimi i dites së zgjedhjeve vetëm që këto parti të futen në garë edhe pse ka ardhur koha të largohen nga spektri politik,nuk shkon në të mirë të demokracisë.Shkon në dëm të saj.Votimet,vendore e sidomos ato politike janë test që përcakton ekzistencën ose jo të partive.Çdo votim nxjerr nga skena parti të caktuara dhe sjell të tjera.Të reja.Me filozofi e programe tē votuara nga votuesit.
    Me këtë dekret Meta kërkon të mbajë ende në skenē dy parti që i kanë sjellë dëme të medha Shqipërise.Sidomos lidershopet e tyre.
    Eshtë koha të dalin nga skena.Çdo artificë për t’a ndaluar këtë proces është në dëm tē vendit,të demokracisë.

    Por unë kam frikë se veç kētyre dy hipotezave është njē tjetër që e ka detyruar Meten t’a ndërmarrë këtë hap.

    3.Shpesh thuhet se një nga më të korruptuarit,që insistojnë,në rrugë “legjitime”,konstitucionale, të pengojë vettingun, reformën në drejtësi,janë Meta dhe Kryemadhi.Ata bëjnë çmos t’a largojnë rrezikun e ndëshkimit.Këtë kërkon të arrijë me këtë dekret.
    Shqipërinë e “shpëton” nga lufta civile,nga ndarja,e në të njejtën kohë pengon,vonon ato procese,të cilat do shënojnë edhe fundin e tij.Ndëshkimin për korrupsionin e madh ku është përfshirë, familjarisht. Shtyn hapjen e negociatave,permbylljen e reformēs në drejtësi,ngritjen dhe funksionimin e SPAK,të Byrosë Kombëtare të Hetimit,Gjykatës së Lartë, asaj Kushtetuese dhe institucioneve të tjera.Kështu si do Meta e të tjerë të korruptuar mund të ndodhë vetëm në një kohë zgjedhjesh por që nuk ka zgjedhje. Nuk ka shtet.Nuk ka drejtësi.Krimi dhe korrupsioni prodhojnë ligje e dekrete.

    Situata më e rëndë dhe e rrezikëshme për vendin dhe qytetarët.Fatkeqësi të jetë kjo hipoteza e tretë.

    4.Ka një hipotezë tjetër.Ka një marrëveshje Rama-Basha.Të jetë kështu është t’u vësh dërmen,të mos votosh as njërin e as tjetrin.

    Punë hajdutësh.

  • eshte aq e zymte kjo kohe saqe njerezit tashme jane ambjentuar me te keqen me terrorin dhe kaosin saqe asnje lloj krimi sado makaber qofte nuk perben me lajm ne vorbullen tone perveluese!

    Sot ne Shqiperin time nuk behet fjal per fushata zgjedhore as per votime as per administrim rrezultatesh, sot pushteti ndahet neper tryeza hotelesh e motelesh tamam ashtu siq u shperbe vete Shqiperia ne fillim te shekullit 19 nga fuqite e medhe ne kafenet e Mbreterise se bashkuar Londineze. Nuk po themi se shqiptaret u pajtuan apo nuk u pajtuane me coptimin e trojeve tyre te dhuruara nga Perendia dhe te trasheguara nga gjysherit shekuj pas shekujsh, kjo eshte ceshtje tjeter shume me e madhe e shume me shume e koklavitur e nje rendesie teper te vecante.

    Mbase aso kohe ndoshta edhe sot politikanet tone te uritur per pushtet e kane pare ne nje kendveshtrim tjeter coptimin e Shqiperis,pse jo mendja tyre djallezore coptimin e vendit e kane konsideruar si rrethane lehtesuese per ti dale ne krye lehtesisht piramides se pushtetit!

    Kete mendim timin krejt personal e bazoj ne situaten kautike te diteve te sotme per vete faktin se te gjithe politikanet kane te njejtet turinje, te njejtet vese,te njejten etje, uri dhe merak, te gjithe duan me cdo kusht pushtet te pa kufizueshem ose me sakte enderrojne te jene sundimtare te perjetshem.

    Askush nuk pranon nga rradhet e eliites ti nenshtrohet skanes se ligjit, me mendimin se elitaret jane vete “berthama” e ligjit dhe si te tille nuk mund te ndeshkohen per as gje pasi sipas mendjes tyre kane te drejte kudo dhe per cdo gje. Ndryshe perse nuk u ndeshkuan deri sot as per krime ekonomike as per krime elektorale asnje grup apo individ per be nga rradhet e elites politikane?!

    Te gjitha palet akuzojne njera tjetren per lloje e lloje krimesh nga me mestrubozet qe nga vjedhjet ordinjere deri tek korrupsjoni masiv dhe tek vrasjet mafioze, te gjithe na servine ne qytetareve fatkeq e te pervuajtur me video disqe e pergjime fonike krimet e njeri tjetrit qe nga dita kure u shkermoq sistemi socialist dhe bashke me te u shafiten edhe enderrat tona tamam si trillet e lule kumbulles ku me shpejt thahet se sa celet ne fund :frorit: shkurtit.
    Shprese humbur endacak te mjere dhe te nenshtruar si kau te kulari i vemi pas djajve te politikes duke terhequr parmenden e rende ne hambaret e tyre, ku pas cdo mbjellje per vete korrim vetem mjerimin.

    Ne meshiren tuaj mbetemi zoterinje kriminele!!

  • Luani e tigri
    Te dy hundegjate
    Mberthyer dhemb per dhembe
    Te dy shpat me shpat

    Lufta per pushtet
    I ka egersuar
    Te dy shtrengojne dhembet
    Jane pozicionuar

    Luani e tigri
    Te dy jane terbuar
    Po rane ne duel
    Kemi per te shpetuar

    • O Qani, nuku janë as luan dhe as tigra, por jane ujqer dhe cakej të zgjebosur që nën binjakëzimin pushteteve me botën e krimit e korrupsionit brënda dhe jasht Shqipërisë nuku kanë të ndalur në pangopësi e krime. Dhe ulërijnë si djalli nga temjani, ngase po ndjejnë një fund të turpshëm të shpejtë dhe pa kthim, ku e djeshmja dhe e sotmja supërluksoze e vënë nga binjakëzimi me djajt brënda dhe jasht Shqipërisë, do t’i mbetet një ëndërr dhe po afron minuti që sëbashku të jenë banorë në burgun e Recit. Rrugë tjetër për këta djaj me fytyra njerëzore nuku ka. Tik-tak, Tik-tak, Tik-tak………

  • Nuk i mori familja Basha 13-15 milionë eurot për pallatin e shembur në Vlorë,por Xhaferr Isufi, vjehrri i Lulzim Bashës.Dhe Eurot
    nuk ja dha Rama,por Gjykata Strasburgut.”Pagesa që ish-ndërtuesit dhe pronarët e apartamenteve që u shkatërruan në vitin
    2013 në Vlorë,është 16 milionë e 800 mijë euro.Gjykata e Strasburgut ka zbardhur bashkë me vendimin që dënon shtetin shqiptar,
    edhe tabelat e pagesave. Pagesa fillestare është 14.2 milionë euro, por është marrë parasysh inflacioni dhe interesi për katër vite,
    duke e rritur shifrën.Përfitues janë 18 persona,16 prej të cilëve pronarë me nga një apartament dhe që do të marrin nga 90 deri
    në 200 mijë euro si dëmshpërblim”.Dhe ndertesa u shemb per planet e “arkitektit” Edvin Escobar D’Rama,por duke njollosur
    Bashen,nderkoh qe leja ishte dhene nga socialisti Shpetim Gjika.”Dëshmia, Gjika: Unë votova pro ndërtimit të kompleksit “Jon”.
    Kryebashkiaku Shpëtim Gjika, pranon se ka votuar pro ndërtimit të pallatit në pronësi të Xhafer Isufit, vjehrrit të Lulzim Bashës.
    Per tekat e Edvin D’Rames,Shqiperia gjobitet gati 17 milion Euro per prishjen e pallatit ne Vlore,per tekat e Edvin D’Rames,Shqiperia
    ka humbur një gjyq në Gjykatën e Arbitrazhit Ndërkombëtar në Uashington kundër italianit Françesko Beketi dhe eshte e detyruar
    te paguaje nje gjobe mbi 140 milionë euro!Pencionet ne Shqiperi kushtojn afro 8-10 milion euro ne Vit.Vetem kjo shume,pa llogaritur
    vjedhjet tjera qe jan dhjete fish me shume,paguhen pencionet shqiptare per 16 vjet.Llogariteni vete,nese kjo shume astronomike
    do te konvertohej ne qofte.Per nje leje ndertimi te dyshimte,dhene nga socialisti Shpetim Gjika dhe prishur per tekat e mafiozit,
    drogaxhiut,Kryesocialistit Edvin D’Rama,takspaguesit shqiptare paguajn afro 17 milion euro!Nje shqiptare u denua per mospagesen
    e energjise elektrike me vlere 3 mije Leke,dhe vrau veten nga turpi ne burg.Po Rama dhe Gjika jan denuar,apo, i eshte konfiskuar pasuria?

    • Strasburgu?
      U terhoq shteti nga pretendimet ne Strasburg dhe kjo ndodhi menjehere pas marreveshjes Rama Basha.
      Koicidence e forte eeee?
      Po tjetra qe pikerisht avokatja e Bashajve ne Strasburg me t njejten marreveshje u be Avokate e Popullit?
      Edhe kjo koicidence eeeeee?
      Ik o Zigur mos na hap barkun

      • O na hengsh edvinin
        është e mundur dhe kështu si thua ti,por mos harro se me avokate populli e pisllëqe të tjera i bën rama!!se pallatin e prishi pa asnjë lloj vlersimi të situatës dhe anës ligjore!!
        ta zëmë se këtë 15shen e lulit nuk e ka në kurriz.po atë 150shen e beketit si tja bëjmë??dhe aty ishin të njëjtat gjëra si ke basha??
        apo europa kurva nuk na do ne??
        e kemi zakon të shajmë europën sa herë që na merr muti shalët!!është gjithnjë faji i saj që valvula jonë nuk mban të pëgërat brënda??

      • Burri lidhet per fjale… Edhe kur eshte fakt i zyrtarizuar,e zeza mbi te bardhe,perseri e mohon!Si mund te diskutosh me
        “njerez” te tille!?Ne konfliktet per pronen me qytetaret e tij,Shteti shqiptare i ka humbur gati te gjitha gjyqet ne gjykaten
        e Strasburgut,si edhe ne rastin ne fjale,me qytetaret nga Vlora.Kjo eshte Zyrtare.Kuptove?Perdor ndonje emer per nickname
        dhe jo shprehje,se s’je kinez.I ka depersonalizuar militantet e PS Edvin D’Rama deri ne ate pike,sa nuk kan as dinjitetin e nje jevgjiti.

        • Sikur vjerri i Lulit te mos ishte vjehri i Lulu a do i kish marre 11 milione eurot e Edi Rames? Jo te Edi Rames, por te shqiptareve. Pallati i Vlores ishte i paligjshem se ishte ngritur ne breg ne kundershtim te plote me Ligjin. Leja e dhene per ndertim ishte e paligjshme dhe aty u be teater per te shpetuar Shpetim Mustamiun e PS. Bene sikur e proceduan dhe e pas e nxorren te pafajshem. Rama beri sikur dota bente cope Pecon per Ligjin, pastaj i ngriti dolline te Pallati i Kultures ne Vlore. Eshte nje skene e tere me dollibashe ku kemi dhe Gjiknurin natyrisht..
          Rama nuk vuri asnje mekanizem shteteror ne levizje te denonte Gjiken dhe te komunikonte paligjshmerine e Pallatit qe shkelte rregullat e KKTse. Ramiu qellimisht krijoi nje vakuum te tille, ne menyre qe prishja e pallatit te dukej nje akt arbitrar sic dhe u gjykua i tillle ne Strasburg. Mos harroni, eshte qeveria e Ramutit qe i dha shperblim ne fillim 11 milione euro Lulit. Strasburgu i dha diku 3.5 milione me teper ..pazar i kurdisur me pare.
          E njejta skeme dhe per Bechetin.
          U hapet oreksi me dhjetra miliona dhe marrin qindra miliona.
          Aktoret e ketyre pazareve qellimisht nuk ndjekin procedurat ligjore te duhura per ti dhene hajduteve si Becheti dhe Luli mjetet e duhura per te fituar arbitrazhet.

          • mirel,Basha mund te kete ndikuar ne pershpejtimin e proceseve,por jo ne vendimmarrje.Qe vjehrri Bashes ka fituar zyrtarisht,
            e perdora vetem si statistike.Nese ke koh dhe Leke,lejen e ndertimit te rregullt,firmosur dhe vulosur nga zyrtaret shqiptare,
            atehere fiton,sepse ne Strasburg quhet e ligjeshme.Atje nuk e imagjinojn dot,qe te jepet leje ndertimi qe cenon interesat e nje
            komuniteti te tere.Abuzimi i Shpetim Gjikes me lejen e ndertimit,eshte nje teme tjeter,sepse gati 90% te lejeve te ndertimit,
            jan korruptive,dhe jan dhene nga Kryetaret e Bashkive,pa pyetur fare specialistet e urbanistikes,prandaj edhe nuk gjen asnje
            rruge,ure,trotuar,park,shkolle,stadium,ndertime banesash…qe te kene parametrat e duhura.Dhe per kete duhet te denohen
            mijera,qe eshte e pamundur.Un mendoj,se Rama nuk vuri asnje mekanizem shteteror ne levizje,qe te denonte Gjiken,sepse
            do t’ja fuste edhe vetes(dhe te gjith Bashkive te PS),per periudhen kur ka qene vete Kryetare Bashkie.Abuzime ka pa fund.por
            ajo qe ma helmon me shume shpirtin,eshte abuzimi me territoret e Shkollave.Do ti zhdukja te gjitha nga faqja e dheut,sikur ta
            kisha ne dore vetem nje muaj,edhe sikur te ishte me kusht me pas denimi im me vdekje.Plako,eshte kenaqesi kur me kundershton,
            sepse me mundeson te njoh sa me mire vetveten.Gjith te mirat.

  • O ram te jet vertet ashtu si thoni ju, ti do jesh politikani me i nderuar i shqiptareve, por faktet tregojn se jeni te gjithe njesoj.

  • Po Ai mund të bëjë si t’i dojë qejfi për sa kohë ka militantë delë që e votojnë. E votuat pa një program e me Metën aleat! Çfarë prisnit që të dënonte aleatin e vet? Këta janë të lidhur ngushtë me njëri tjetrin e po u fut në burg njëri prej tyre futen në burg të gjithë, përfshirë Ramen që tashmë ka tejkaluar Berishën.
    Mos i kërkoni kot llogari Ramës kur ju të paret jeni gjithmonë gati t’a votoni.

    • info
      pak a shumë ke të drejtë”Ai mund të bëjë si t’i dojë qejfi për sa kohë ka militantë delë që e votojnë.”,por si gjithnjë vetëm për gjysmën!!
      harron se “dele” janë të dyja palët!se dele është i gjithë populli me ndonjë përjashtim të vogël!se delet votojnë ramën dhe delet e tjera shkojnë në demostarta kundër tij,pra janë gati të votojnë gogolin që mban në vathë delet e ramës!!
      të kishim vetëm një vathë delesh?!
      do të kishim dalë në dritë me kohë!por nuk e kemi vetëm një!!i kemi të gjithë!!të gjithë votojnë mutin e tyre prandaj mbetemi në mut tërë kohën!!
      o info,mutin nuk e pastron dot me mut!!

  • S’ka kuptim të merremi me Edvinin ! Sepse pisllëqet e këtij individi nuk janë më pisllëqet vetëm të një njeriu
    ato janë pisllëqe të Partise Socialiste .
    Kini parë ndonjë socialist të ngrejë zërin, të protestojë , të revoltohet për tradhëtinë , për degjenerimin në progresion gjeometrik të kësaj partie ?! Aspak, të gjithë derrat janë të kënaqur , ndërsa Shqipëria zjenë . Partia duhet të krahësohet me veten e saj , me programin e saj , me premtimet e saj , jo me ata që ka përballë .
    Partia e sotme Socialiste është një kalbësirë , një kufomë politike , një bashkësi individësh pa nder e pa dinjitet !
    Kryetari i degjeneruar , degjeneroi partinë , kopeja socialiste do t’a paguajë shtrenjtë këtë , ashtu siç e meriton !

    • Sakte Limano, kane kohe qe PS jane qelbur si Ramuti.
      Te tere te leshuar si qente per proba dhe per favore te paligjshme.
      Te tere qe kane pozite ne PS sillen si mbreter. Te kane ne dore, te blejne, te shesin, sipas interesit dhe miqesise.
      Asnje nga keta PiSa nuk i ka kundershtuar vendimet antishqiptare te Ramutit.
      Qe nga baxa deri ne Parlament.
      Thjesht ata qe po protestojme jemi ne shqiptaret e thjeshte, qe i kemi lare duart me PS me kohe, por jemi ne parim besnike te se majtes dhe vetem per kete i kemi votuar.
      Por kjo parti tashme eshte bere kancer shoqeror njelloj si PD.
      Duhet te vdese.
      Ketu duhet parti e re pas figurat e perfshura deri tani ne politike.
      Duhet gjak i ri. Nga ata Studentet qe u ngriten me pretendimet me te ligjshme kunder gjithe krimineleve te politikes per shkaterrimin qe i bejne ketij populli duke demonstruar mungesen e forte te besimit qe njeriu i thjeshte ka te kjo klase e shemtuar politike. Me sakte, eshte klase kriminale

  • Dita!
    Ulu me këmbë në Tokë!
    E thotë inteligjenca e popullit, jo unë!
    Ka bere marrëveshje Rusveldi me Stalinin, madje jo për një pallat, por për territore shtetesh

    • “DITA”
      e majte
      enveriste,
      duke mbrojtur te
      DJATHTEN
      saliniste,
      ne çdo çast.
      Paradoks apo Pazare?

  • Cila Shqiperi te ka votuar t’i shesesh asaj genjeshtren me monstruoze ne historine e saj moderne, e cila quhet « Rilindje » e Edi Rames ?
    Sigurisht qe ti ndryshon nga Sali Berisha dhe te tjeret si ky, por ajo qe ju bashkon eshte shume me e tmershme se ajo qe ju ndan.
    Ti Edi Rama, je pjese e projektit ogurzi te kastes politike post komuniste per ta shfrytezuar vendin ne menyren me te poshter te mundshme.
    Ti ke monopolozuar politiken dhe ekonomine. Ke krijuar ekipin politik me mizerabel qe ka patur ndonjehere Shqiperia. E ktheve ashiqare ekonomine e vendit ne tepsine tende personale, per kete te votoi Shqiperia ?

    Ti je « i fundit i mohikaneve ». Pas teje, askush nuk do te mundet me te genjeje shqiptaret.

  • Ke faj o Loni qe smban qen , i tha ai…….po mire a te uruar ,po hajduti ska faj fare ? ( lonit i vodhen lopen dhe gjithe fshati e shante , pse smbante qen) …keshtu eshte dhe kjo pune , ..kush ka moshe te kujtoje kete skech te estrades se Fierit…

  • Në qoftë se Ilir Meta ka të dhëna që po organizohet konflikt me permasat e 97, kemi të bëjmë me organizimin e një veprimtarie masive kriminale, dhe nuk zgjidhet me anullim të zgjedhjeve. Ata që duanë që, me ndërgjegje të plotë, të sjellin 3000 vrasjet dhe banditizimin masiv të vitit 97 janë kriminelët më të rrezikshëm dhe armiqtë më të flliqur të këtij populli dhe të këtij vendi dhe presidenti në qoftë se ka fakte serioze që e bëjnë të marr një veprim madhor , anullimin e zgjedhjeve, urgjentisht të denoncoj në prokurori personat që po pregatisin vëllavrasjen dhe zjarrvënjen e vendit. Në qoftë se nuk e bën këtë denoncim, në qoftë se ky vend ka prokurori,prokuroria ti kërkoj urgjentisht presidentit të dhënat që ka institucioni presidencial për veprimtarin ogurzezë të personave që po pregatisin një veprimtari kriminale të tipit 97. Njerëz , në qoftë se as presidenti dhe as prokuroria nuk e bën këtë, atëhere ne realisht nuk kemi as president, as prokurori, thjesht nuk kemi shtet. Nuk bëhet fjalë për një kaos spontan të 97 por për një konflikt të mirë organizuar midis dy palëve me bekgraund politik që me siguri do tja kaloj tmerreve të 97 dhe presidenti ynë ka informata të sigurta që reagoj.Të ketë një investigim nga ju gazetarët dhe ta çojë deri në fund këtë problem, duke qartësuar para popullit, është një organizim real i një masakre vëlla vrasëse apo është një lojë e ndytë dhe tmerrsisht kriminale e liderve hajdutë të politikës dhe qeverisjes tonë.Dhe qartsimi i këtyre gjërave duhet të sjell o arrestimin e kriminelëve të rrezikshëm që po pregatisin vëlla vrasjen, o të paktën dorheqien e presidentit si i papërgjegjshëm duke përhapur informata destabilizuese, ose dorheqien e prokurores si e pa aftë të hetoj një veprimtari kriminale shumë të rrezikshme me pasojë një kasaphanë të tipit 97. Njerëz, mos shani hollandezët por ti falenderoni , ata po na tregojnë se vërtet ne jemi një popull jo i denjë për tu bashkuar me komunitetin e popujve europian të qytetruar. Situata politike e këtyre ditëve po nxjer qartë në sipërfaqe llumin e flliqur që bartin në vetvehte liderat tanë të PS, LSI dhe PD, njerëz primitiv në të gjitha cilësitë njerzore, njerëz që edhe fisi i polinezis, me fjalorin total prej 300 fjalësh në gjuhën e tij, do të ishte i turpëruar ti kishte drejtues, ndërsa ne i pranojmë, i druatrokasim, madje po bëhemi gati të vrasim njeri tjetrin për hatrin e tyre, përse , për votën e lirë, kur ata janë kasapët më të flliqur ,që nga 96 e gjer më sotë, të zgjedhjeve në vëndin tonë.. Ta pranojm që ne jemi një popull primitiv që kemi humbur aftësinë e shtet formimit dhe kemi filluar seriozisht të shpërndahemi si zoqtë e korbit nëpër botë duke mos qënë rehat në shtëpitë tona në vendin tonë, Të githë. të rinjë dhe të moshuar , të gjithë duan të ikin, vetëm të ikin. Qofshin të mallkuar për jetë të jetëve njerzit që na çuan në këtë gjëndje, Sali Berisha, Fatos Nano, Ilir Meta dhe Edi Rama bashkë me bandat e tyre, PD, LSI dhe PS! Ju bëfshin helm e kancer miljarrdat që i kan grabitur e s’ po ndalojnë së grabituri popullit fukara!
    Njerëz, mblidhni mëndjen, kthjellohuni dhe bashkohuni dhe zhdukeni këtë farë të keqe politikanësh që po tallet haptazi me ne. Edhe të bëhen zgjedhjet në 30 qershor, sikurse thotë i çorodituri zdapi i PS, do të jetë mrekulli që të gjithë, të majtë e të djathtë, të shkojmë në qendrat e votimit, dhe , jo të vrasim neri tjetrin, as ti vem flakën Shqipërisë, por në mënyrë simbolike, në oborret e qëndrave të votimit të digjen materialet zgjedhore, se shaktrrimi i shtetit e ka gjenezën, nga shkatrrimi kronik i çdo zgjedhjeje nën kthetrat e flliqura të PD,LSI dhe PS, duke i thënë vehtes dhe botës mjaft me farsat zgjedhore të tipit Sali Berisha, profesorit të masakrimit të zgjedhjeve. Pa një kod zgjedhor që të largoj duart e mallkuara të këtyre partive nga procesi zgjedhor , të mos bëhet asnjë zgjedhje, është kodi i mbrapsht zgjedhor që mbjell antishtetin e radhës, për të ricikluar në qeverisje halet e grabitjeve të radhës. Pa bër këtë urgjentisht, mos pritni o njerëz të na shpëtojnë marrveshjet e tipit Basha -Rama e kompani që nuk do të vonojnë.

  • Mos e perdorni artikullin per te shprehur brrockulla qe skane lidhje. Qoftet tek daja apo ndonje tolerim ka qene edhe I imponuar nga momenti politik, tani qe ka te gjithe numrat e duhur ne parlament nuk i falet me asnje leshim. O popull shikoni perpara, lerini ceshte bere, rendesi ka cfare duhet te bejme. Ne kete prizem, cfare u tha dje nga Edi eshte OK.

    • Nje tjeter “imponim nga momenti politik”:

      Në Itali po bëjnë bujë tratativat mes pronarëve të klubit Partizani ne Tirane oligarkut Gaz Demi dhe vellait te KM, Olsi Rama dhe Klaudio Lottitos për të blerë klubin e dytë të tij, Salerintanën.

      Në “lojë” dhe miqtë Igli Tare e “babai” këtyre punëve Luçiano Moxhi.

      Vite më parë Rezar Taçi, biznesmeni afër Berishës dhe Ilir Metës “bleu” Parmën dhe pastroi paratë

  • VETEM SE I KA FAL SKANDALET KY DHE AI KOKEBRESHKA DUHET TE HIQEN DHE TE HETOHEN ME GJITHE LULU E SALISHPELLAR….!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!

  • ..Edi Rama eshte k/m i shqiperise ..mesohuni me kete fakt..kur ishte saliu te gjithe ju villnit gjak..Sot kerkoni nga Edi t’ju ndaje pasurine kombetare..me bindje them se kjo nuk do te ndodhi se ai pergjegjesi per cdo gje…e nuk nuk shet vehten per te bere qoka..p.s k/m ka pergjegjesi e detyre te marri te gjitha vendimet.. edhe ato qe ju duken qofte..

    • eli-tiv

      “..Edi Rama eshte k/m i shqiperise ..mesohuni me kete fakt..kur ishte saliu te gjithe ju villnit gjak.”
      po mi motra po!!
      atëherë villnim gjak,sot dhjesim gjak!!
      ku është ndryshimi mi motra??
      se më parë gjaku dilte në kundravajtje??dilte në drjetim të kundërt me qarkullimin??
      eli ky nuk po bën asgjë ndryshe nga saliu!ky po bën të njëjtat gjëra,shumë dhe më keq,si saliu!!
      ky është problemi ynë!!
      boll më me “fajin e ka saliu”,sot fajin e ka rama!!ai e ka treguar se nuk është i aftë të drejtojë një shtet,aq më tepër shqipërinë!!në fillimet e tij,pas ’13ës i falëm disa gjëra dhe shpresuam se do të mësonte me kohë!por jo!ai mësoi të bëjë të keqen dhe jo të ndryshojë atë që shkatërroi saliu!!ai po shkatërron më tepër se saliu!
      sot rama duhet ti lërë vëndin një personi tjetër të PS,të tillë ka sa të duash,shumë shumë më të zotë se ai!
      ashtu si kur arriti “sukseset”në bashkinë e tiranës,jo falë aftësisë së tij,por të mbështetjes së socialistëve,ashtu dhe sot ai qëndron në këmbë falë PARTISË SOCIALISTE,asaj partie që ai i ka ndryshuar ngjyrë e emër,e ka bërë karrikaturë e katraurë!!
      nëse akoma ai është”i vetmi” që mund të qëndrojë përball berishës,është thjeshtë e më thjeshtë për meritë të asaj partie që është këthyer në një tufë gjelash deti!!në një tufë bagëtish,por që duke qënë shumë e madhe dhe e fuqishme të vë përpara!!
      kjo parit,PS,nëse nuk do të shporrë këtë dobiç që po e mbyt,që po i merr frymën,që po e çtjetërson!?
      ka për të përfunduar më keq se ajo parti që lindi si shpresë për shqiptarët!PD,sot partia private e një kërme të plakur,partia e tmerrit të shqiptarëve!partia e vampir berishës!
      BOLL MË ME GOGOLIN SALI
      VAMPIRI RAMA JA KA KALUAR ME KOHË!!
      QË NË VITIN E PARË TË SUNDIMIT TË TIJ!!
      qeverisje nuk kemi pasur në shqipëri ASNJËHERË!!

  • KOSTATIME TE SAKTA.POR DUHET TE PYETET AI QE FALI.UNE SI JO MILITANT PARTIAK MENDOJ:
    A-PER FALJEN E 15 MIL.€ PER PALLATIN NE VLORE NGA L.BASHA:
    1-LULI ME URDHER TE SALIUT KISHTE SHPALLUR LUFTE CIVILE NESE BEHESHIN ZGJEDHJET NE K A V A J E POR DHE NE GJITHE SHQIPERINE.
    2-RAMA ZBATOI KUSHTET QE KISHTE VENE GJERMANI EFKALISTER DHE AMERIKANI(BULDOZERI).NE KTO KUSHTE BESOJ KA QENE DHE PALLATI VLORES.
    3-PALLATI VORES FITOI NGA GJ.NEDERKOMBETARE SE ISHTE ME DEKUMENTE TE DHENA NGA KB SHPETIM GJIKA ME DALLAVERE DHE RAMA SOCIALISTIN E TIJ INSISTOI TA DENOI PER BABZIN E BERE NE VLORE.
    4-PRISHJA E ATIJ PALLATI DUHEJ BERE PASI ISHTE NE PROJEKTET E RREGULLIMIT TE VLORES MODEL SIÇ JU NUK E KENI PARE AKOMA.
    B-SA PER METEN RAMA U MUNDUA KOT SE E SHPETOJ ATE NGA KUSURET 29 VJEÇARE.
    -LIKE FLORIRIN E SHPETOI SALIU DUKE URDHERUARE DREJTESINE E VARUR PREJ TIJ QE TE MOS E DENOJNE PER FLORIRIN E KRRABES,7 % ME VIDION ME PRIFTIN,AFEREN ÇEZ,ETJ.
    -TASHME IM DUHET SHKARKUARE E DENUARE PASI E KA MBUSHUR KUPEN SI PESHKU MADH.DHE PROÇEDURAT KANE NISUR.ME FORMIMIN E GJ.KUSHTETUESE IM DO I DREJTOHET ME “QETSI E DASHURI” HOTEL REÇIT.
    .DHE IM I ESHTE TURRUR SHBA+BE SE NUK PO E MBESHTESIN PER DEKRETIN ANTIKUSHTETUES.
    -DHE RADHEN PAS IM E KA ARTISTI ME PASHAPORTE HOLLANDEZE E PA DIPLLOME LULI 7×7=42 LB.
    .DHE DOSJA E LOBIMIT RUS ME 650.000 $ FILLOI.TASHME SHAKAXHIU LUL ESHTE I PANDEHUR.NUK BESOJ TI SHKOI ME VULA SALIUT PER TA SHPETUARE NGA DREJTESIA E RE ME MBIKQYRJEN E SHBA+GJERMANISE.
    .KOHA E BERISHIZMIT PO MBARON
    .PUNA E KM RAMA PO TRIUMFON..DUAN APO NUK DUAN FALANGAT BERISHISTE.
    – KUSH E “KRUAN” ME SHBA ..DO PERFUNDOI SI SALIU PA VIZE AMERIKANE FAMILJARISHT,ASHTU SI DHE TIT VASILI I LSI !
    -Nga ish ushtaraku madhor mallakastriot-jo anonim.

  • Në qoftë se Ilir Meta ka të dhëna që po organizohet konflikt me permasat e 97, kemi të bëjmë me organizimin e një veprimtarie masive kriminale, dhe nuk zgjidhet me anullim të zgjedhjeve. Ata që duanë që, me ndërgjegje të plotë, të sjellin 3000 vrasjet dhe banditizimin masiv të vitit 97 janë kriminelët më të rrezikshëm dhe armiqtë më të flliqur të këtij populli dhe të këtij vendi dhe presidenti në qoftë se ka fakte serioze që e bëjnë të marr një veprim madhor , anullimin e zgjedhjeve, urgjentisht të denoncoj në prokurori personat që po pregatisin vëllavrasjen dhe zjarrvënjen e vendit. Në qoftë se nuk e bën këtë denoncim, në qoftë se ky vend ka prokurori,prokuroria ti kërkoj urgjentisht presidentit të dhënat që ka institucioni presidencial për veprimtarin ogurzezë të personave që po pregatisin një veprimtari kriminale të tipit 97. Njerëz , në qoftë se as presidenti dhe as prokuroria nuk e bën këtë, atëhere ne realisht nuk kemi as president, as prokurori, thjesht nuk kemi shtet. Nuk bëhet fjalë për një kaos spontan të 97 por për një konflikt të mirë organizuar midis dy palëve me bekgraund politik që me siguri do tja kaloj tmerreve të 97 dhe presidenti ynë ka informata të sigurta që reagoj.Të ketë një investigim nga ju gazetarët dhe ta çojë deri në fund këtë problem, duke qartësuar para popullit, është një organizim real i një masakre vëlla vrasëse apo është një lojë e ndytë dhe tmerrsisht kriminale e liderve hajdutë të politikës dhe qeverisjes tonë.Dhe qartsimi i këtyre gjërave duhet të sjell o arrestimin e kriminelëve të rrezikshëm që po pregatisin vëlla vrasjen, o të paktën dorheqien e presidentit si i papërgjegjshëm duke përhapur informata destabilizuese, ose dorheqien e prokurores si e pa aftë të hetoj një veprimtari kriminale shumë të rrezikshme me pasojë një kasaphanë të tipit 97. Njerëz, mos shani hollandezët por ti falenderoni , ata po na tregojnë se vërtet ne jemi një popull jo i denjë për tu bashkuar me komunitetin e popujve europian të qytetruar. Situata politike e këtyre ditëve po nxjer qartë në sipërfaqe llumin e flliqur që bartin në vetvehte liderat tanë të PS, LSI dhe PD, njerëz primitiv në të gjitha cilësitë njerzore, njerëz që edhe fisi i polinezis, me fjalorin total prej 300 fjalësh në gjuhën e tij, do të ishte i turpëruar ti kishte drejtues, ndërsa ne i pranojmë, i druatrokasim, madje po bëhemi gati të vrasim njeri tjetrin për hatrin e tyre, përse , për votën e lirë, kur ata janë kasapët më të flliqur ,që nga 96 e gjer më sotë, të zgjedhjeve në vëndin tonë.. Ta pranojm që ne jemi një popull primitiv që kemi humbur aftësinë e shtet formimit dhe kemi filluar seriozisht të shpërndahemi si zoqtë e korbit nëpër botë duke mos qënë rehat në shtëpitë tona në vendin tonë, Të githë. të rinjë dhe të moshuar , të gjithë duan të ikin, vetëm të ikin. Qofshin të mallkuar për jetë të jetëve njerzit që na çuan në këtë gjëndje, Sali Berisha, Fatos Nano, Ilir Meta dhe Edi Rama bashkë me bandat e tyre, PD, LSI dhe PS! Ju bëfshin helm e kancer miljarrdat që i kan grabitur e s’ po ndalojnë së grabituri popullit fukara!
    Njerëz, mblidhni mëndjen, kthjellohuni dhe bashkohuni dhe zhdukeni këtë farë të keqe politikanësh që po tallet haptazi me ne. Edhe të bëhen zgjedhjet në 30 qershor, sikurse thotë i çorodituri zdapi i PS, do të jetë mrekulli që të gjithë, të majtë e të djathtë, të shkojmë në qendrat e votimit, dhe , jo të vrasim njeri tjetrin, as ti vem flakën Shqipërisë, por në mënyrë simbolike, në oborret e qëndrave të votimit të digjen materialet zgjedhore, se shaktrrimi i shtetit e ka gjenezën, nga shkatrrimi kronik i çdo zgjedhjeje nën kthetrat e flliqura të PD,LSI dhe PS, duke i thënë vehtes dhe botës mjaft me farsat zgjedhore të tipit Sali Berisha, profesorit të masakrimit të zgjedhjeve. Pa një kod zgjedhor që të largoj duart e mallkuara të këtyre partive nga procesi zgjedhor , të mos bëhet asnjë zgjedhje, është kodi i mbrapsht zgjedhor që mbjell antishtetin e radhës, për të ricikluar në qeverisje halet e grabitjeve të radhës. Pa bër këtë urgjentisht, mos pritni o njerëz të na shpëtojnë marrveshjet e tipit Basha -Rama e kompani që nuk do të vonojnë.

    • O pesimist!
      Ne 97 kishe piramida populli qe çuan ne ate derexhe
      Ne 2019 ke piramida politikanesh
      Mos ki fryk nga hakerimet e do politikaneve kriminela

  • ETHEM LALAJ , je ne rregull, po ketu u be deti kos i thone , hajt ti bejme corbe te gjitha gjerat bashke se Shqiperia dihet ska per tu bere kurre nga shqiptaret , kjo eshte historike

  • “DITA”
    e majte
    enveriste,
    duke mbrojtur te
    DJATHTEN
    saliniste,
    ne çdo çast.
    Paradoks apo Pazare?

  • PS
    Mos u merrni më me Edvinin !
    Kritikat , vrejtjet , këshillat për të , s’kanë asnjë vlerë . Degradimi i tij paska qenë më i thellë nga ç’mund të mendohej , s’ka asnjë shpresë se mund të ndreqni diçka , ky jeton në një kosmos të huaj për PS dhe për shumicën e shqipëtarëve , heronjtë që e frymëzojnë mëndjen e tij të sëmurë , i ka gjetur midis kalbësirave feudo-borgjeze shqipëtare , ç’është e vërteta , më shumë feudale se borgjeze !
    Egoizmi i tij, kapriciot e tij , mëndjemadhësia e tij , e kanë bërë të padurueshëm , të neveritshëm , të urryer .
    Na mashtroi , erdhi të luftojë të ligën dhe u bë pjesë e saj integrale . Sa më gjatë të rrijë , aq më shumë do qelbet .
    Parti Socialiste !
    Kur të të vinë mëntë , s’do t’i hanë as qentë !

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *