Luftërat trojane përfunduan me humbjen e Trojës dhe rënien e saj në duar të grekëve, shumë prej të cilëve u kthyen në shtëpi.
Por i madhi Odise nuk ishte mes tyre. Ai mbeti i izoluar në ishullin e largët të Ogygias, duke shijuar dhuratat ndjellëse të nimfës së bukur Kalipso.
“Odiseja” e Homerit, është siç e dimë të gjithë, historia e udhëtimit të gjatë të Odisesë për të shpëtuar nga Kalipsoja, drejt shtëpisë së tij në Itakë, aty ky gruaja e tij Penelopa pret, e rrethuar nga 117 princa të rinj në moshë që i kërkojnë dorën.
Vihen re dy mistere erotike në qendër të poemës “Odiseja”:
1-Përse Odiseja e braktis Kalipsonë? 2-Përse mëtuesit janë kaq të marrosur pas Penelopës?t
Pse pra Odiseja e braktis Kalipsonë? Apo për ta thënë ndryshe: pse nuk qëndron ai me të? Kalipsoja është një nimfë – ajo do të jetë përherë e re. Gjoksi i saj nuk do të varet kurrë. Vithet e saj do të jenë gjithnjë të hedhura, flokët shkëlqyes dhe të lëmuar. Ajo do të jetë përherë dëfryese në krevat dhe mesa duket, gjithnjë me dëshirën për të shkuar aty.
Për më tepër, ajo mund t’iu bëjë të pavdekshëm dhe të japë rini të përjetshme. S’ka nevojë për Rogaine, apo Viagra, ju do të jeni i ri dhe energjik përgjithnjë. Pse duhet ta lini të gjithë këtë?
Odiseja duhet të jetë i lumtur… Jo, ai kalon ditët duket qarë – ndonëse natën rehatohet në krevat me Kalipsonë (rishtimi dhe depresioni duket qartë se nuk e frenojnë libidon). Pra ky është misteri i parë. Odiseja ndodhet në parajsën homerike. Pse ndihet ai kaq keq atëherë?
Ky mister është i ngatërruar, por nuk krahasohet me të dytin. Penelopa është një grua në moshë të mesme rreth të 40-ve – jo e vjetër, por as për martesë jo. Penelopa nuk është më vajzë. Por ja që më shumë se 100 princër, të rinj sa për të qenë djemtë e saj, po i vardisen asaj prej tre vjetësh. Jetojnë në pallatin e saj, hanë dhe pinë aty, ndërkohë që koha kalon për të dhe për ata… Pse askush nga brezi i Penelopës nuk tërhiqet prej saj?
Lidhur me misterin e parë: Odiseja është një luftëtar i madh; një njeri i jashtëzakonshëm – një i mbijetuar. Ajo çfarë ai pëlqen të bëjë është të luftojë, të garojë në lojëra dhe të festojë me miqtë e tij, të dëgjojë bardët të këndojnë për beteja dhe luftëtarë të mëdhenj. Atij i pëlqen të tregojë nga ato histori një prej të cilave pjesërisht është edhe Odiseja.
Ja pra kush është ai. Të mos jesh është për të një lloj vdekje sociale, po aq e keqe sa realja.
Çirçe, e cila i kthen njerëzit në derra; zambakngrënësit, që e bëjnë njeriun të harrojë shtëpinë dhe se kush ata janë; Hadi, ku të vdekurit gëzojnë një gjysmë jete: të gjithë kërcënime ndaj identitetit të Odisesë, të gjitha forma të vdekjes në jetë.
Kalipsoja jeton në Ogygia, është kaq larg nga rrugët e njohura saqë askush nuk vjen aty ndonjëherë. Odiseja është i pari fare, që shkel në ato brigje. Thuajse asgjë nga gjërat që pëlqen Odiseja nuk gjendet aty. Nuk ka festa të mëdha, poetë, asnjë prej luftërave dhe sporteve që u jep atyre lëndën për të kënduar. Dhe këto janë gjërat më të mira në jetë. Nuk ka asgjë më të mirë, u thotë Odiseja feakëve, pasi ai u largua nga Kalipso.
Për veten time nuk ka gjë më t’ëmbël
Kur ndër shtëpia gjen rrotull rapsodët
Të mbledhur miqtë, duke e dëgjuar pa zë
E janë tryezat plot me bukë e me mish,
ku pa e zbrazur gjen kupën të mbushur
Kësaj për veten time i thonë jetë!
(Kënga IX)
Kërcënimi që Kalipsoja ushtron mbi Odisenë është një kërcënim mbi identitetin e tij. Jeta dhe rinia e përjetshme që ajo ofron vijnë me një çmim shumë të lartë. Seksi që ofrohet në këtë anonimat, edhe pse me një nimfë, nuk mund të kompensojë ato që pëlqen Odiseja. Dhe ndonëse Kalipsoja dhe Odiseja kanë kryer marrëdhënie seksuale për shtatëvjet (2500 herë), ata nuk kanë fëmijë. Mungesa e pasardhësve sinjalizon mungesën e një të ardhmeje dhe me të, mungesën e historisë.
Kjo është arsyeja pse Odiseja ngashërehet në Ogygia dhe mezi pret të ikë. Ai do jetën e tij sërish.
Po misteri i dytë? Pse ata që i vardisen Penelopës janë kaq të rinj? Ne e dimë se Telemaku dhe bashkëkohësit e tij, mëtuesit, u rritën duke dëgjuar për Luftërat e Trojës dhe heronjtë e tyre: Akilin, Ajaksin, Agamemnonin dhe sigurisht për Odisenë. Sa here duhet të kenë dëgjuar ata poetët që këndonin këngë për këta njerëz të mëdhenj? Sa shpesh imagjinata e tyre do të jetë ngacmuar prej tyre dhe bëmave të tyre? Sa herë ata kanë dëshiruar t’u ngjanin – të ishin si ata?
Është pikërisht kjo pse ata dëshirojnë Penelopën. Ata janë të rinj sepse janë brezi tjetër – brezi që nuk luftoi në Luftërat e Trojës. Ata e dëshirojnë Penelopën sepse ajo është gruaja e Odisesë. Ata e duan atësepse të kesh Penelopën është si të jesh Odiseja, të zësh vendin e tij, të lërosh tokën që ai lëroi. Edhe sikur vetëm të jesh në mjedisin e saj, apo thjesht të vish vërdallë pallatit të Odisesë, i sjell ata më afër asaj cka ata duan të jenë. Ata qëndrojnë sepse identitetet e tyre si aspirues të Odisesut janë të nënkuptuara dhe marrin kuptim aty.
Mëtuesit po pretendojnë sikur janë Odiseja, por po e bëjnë këtë në botën reale, në botën në të cilën ka burra si Odiseja. Pikërisht këtu qëndron edhe rreziku i fantazisë së tyre, por edhe gabimi. Kur Odiseja kthehet në shtëpi dhe shfaqet plotësisht me identitetin e tij të vërtetë, fantazia merr fund dhe realiteti i tmerrshëm – realiteti i tij i tmerrshëm – i shkatërron ata duke u zbuluar se çfarë janë në të vërtetë. Ata janë vetëm hije. Ai është realiteti, gjëja e vërtetë.
Ndëshkimi i tyre, që ngjan ekstrem, është ndëshkimi që realiteti u jep atyre që fantazojnë shumë.
Në tërësi poema na thotë se jeta nuk është të shkosh diku. Fundi që imagjinojmë për të – fushat Elize, Hadi, parajsa, shtëpia – nuk janë ato që na ofrojnë atë që ne mendojmë se duam: një fund për shqetësimet tona, një fund për luftën dhe grindjen.
Ajo që ne duam te dëshira për fundin, siç na thotë poema, është thjesht vdekja, në një nga format e saj të shumta. Dhe ajo në fund, me siguri që do të na gjejë.
Më shumë mund të lexoni duke klikuar KËTU.
d.a. / dita
Megjithese tema eshte shume interesante analiza le per te deshiruar sepse per te folur per iliaden duhet te besh nje analize te thelle qe lidhet thellesisht me filozofine dhe demokracine mesazhi I odisese eshteI forte dhe krejt ndryshe nga si eshte paraqitur ai fillon kur odisea kalon ne boten e adhit apo zotit te botes se poshteme apo vdekjes aty takon dy personazhe te forta nenen qe e keshillon te kthehet ne shtepi te gruaja dhe akilin qe I jep nje mesazh te forte qe perben dhe esencen te cilen po ta analizosh do te coj ne hapesira te tjera
Dy Poemat me te famshme te Civilizimit boterore,Iliadha dhe Odisea jane kaq filosofike zoti me comentin “return of saint” sa qe mesazhet qe jep jane aktuale dhe te paperseritura.
Shkalla e larte e perceptimeve te jetes reale,dashurise,luftes kunder padrejtesise,lirise,respektimit te disa Fuqive mbi fuqine e njeriut te quajture Zota tregon qe kultura,gjuha,civilizimi nuk fillon me keto Poema.
Te krijosh qytete,art,gjuhe,shoqeri sociale duhen qindra mos te them mijera vjet.
Nga filosofia Homerike mund te vecoj vetem dy megjithese eshte gjithe Poema filosofike,ate te pretenduesit kryesore per tu martuar me Pinelopen Homeri e quan Anti-nou,d.m.th pa tru.
Nou eshte now-lloge anglisht.
Dhe nje tjeter ate te vrasjes se Lopeve te Diellit nga shoket e urritur Odhiseut e quakti Agelaos,greqisht lopes i thone Agelladha.
Mesazhi eshte qe pamvaresisht qe ishte i urritur,nuk mund te vriste Lopen e Apollonit se mba nje familje ose tregon aresyen pse duhet njeriu te jete njeri dhe te mbijetoje ne rrethana te veshtira.
O ju thonj katil ngulur mbi kte shpirt !
Perseeeeeeeeeeeeeeeeeeeeee ?
—-
[Do doja te komentoja dicka , por ktu mugon jeta .]
Asgje “greko-helene” nuk ka te Odisea, qe nga emri I tij dhe emri I te atit, plaku Laert. Homeristi i njohur Frances Bernard, e ka quajtur Odisene “Illyri proprie dicti” ose “Iliri I Vertete”.
Linguisti I madh Italian Vittore Pizani, thote se tregimet mbi Odisene ne gadishullin italik I kane sjelle iliret.
Kaq sa per tani, pa hyre ne analizen ne detaje te vepres se Odiseut.
D.m.th zoti Aleksander Thana,kur bota thote qe kujdes dhurates Greke te Odhiseut me Kalin e Tij jo te Troas eshte idiote,kurse ata qe permend ty jane “te zgjuar “?
Ilyret ishin Greke,jane pjese e Mithollogjise dhe Historise Greke.
I biri i Tij me Pinelopin Tele-mahos greqisht do te thote beteje e larget,ashtu sic themi Tele-fono dhe Tele-orasi.
Meso njehere sa bejne 2+2 dhe pastaj shkruaj ndonje rresht.
Jo per gje,por do ikesh nga kjo jete duke menduar qe Dielli eshte “Shqipetare dhe katrore”.
Po si mund te kene qene greke Iliret kur ata kane ardhur ne Balkan
nga Veriu i Evropes nga brigjet e Detit Baltik ?
pellazgjikosi, je kopmplet vandak me bexga, thone andej nga vlora. nuk e vlen te merresh me ty.
Ruaju nga ato qe te falin gerrrk arrixhinj gjakdhjere serb dhe ruaju nga ato qe shkruajne gjasme anglezet per historine e lashte !!!
Iliret nuk kane ardhur as nga Veriu, as nga Balltiku. Etnosi ilir eshte I formuar ne trojet qendrore-perendimore te Ballkanit. Shtresezimet me te hershme te kultures materiale qe nga Neoliti deri ne periudhen e Bronxit, jane te trasheguara ne kulturen dhe krijimin e ilireve si etni. E tere kjo kulture eshte quajtur Ballkano-Anatolike dhe perkon plotesisht me tiparet me te vjetra te asaj qe nga nje shumice studjuesish dhe partizane te saj, e kane quajtur ndryshe, Kultura Pellazgjike, pasi eshte shtrire ne pjesen perendimore te Anatolise (Turqia e sotme) dhe ne gjithe Ballkanin, ku me vone u dyzuan ne dy dege te medha popujsh, Thraket dhe Iliret.
Prej ketu, keta jane shtrire pothuaj ne gjithe Evropen dhe eshte quajtur “ekspansioni panilirik”, nga ku moren shkas shpjegimet “panilirike” te shumices se emrave te vendeve, popujve te rinj qe u formuan, oronime ( si Karpat), hidronime, ( si Istrum – I shtruar, sot lumi Danub qe eshte I lundrueshem), toponome ( si Tiroli I Austrise, qe eshte fjala terr, I thate), popuj ( si Ligur, Liguria, nga ilirishtja (shqip), lekure, qe visheshin me lekure), Teutone (popuj gjermanik, sic kemi eshte Teuta tek iliret), e shume te tjera.
Nga iliret eshte edhe emri Balltik, baltovine, vend me mocale e balte.
Ne krahun tjeter juglindje, per te njejten arsye Deti I Zi, quhet keshtu per shkak te zymtesise dhe llumit ne tabanin e detit, I cili para 15.000 vjetesh ka qene liqen, I ndare nga Mesdheu, por rreth kesaj kohe llogaritet qe ngushtica e Bosforit u shemb nga valet mesdhetare dhe krijuan Detin e Zi, qe mund te jete edhe nje nga mundesite e trashegimise se tmerrit qe mbeti ne kujtesen e popujve perreth si ” Permbytja Apokaliptike” apo “Barka e Noes” etj.
Ja fut kot ti
Gjithe studjuesit me te mire te Europes thone qe Iliret kane ardhur nga brigjet e Detit Baltik,
dhe ilirologet Gjermane thone se emri i Detit Baltik eshte emer Ilir-Shqiptar
Edhe Appiani , qe eshte historiani Lashtesisse dhe ka qene historian zyrtar i perandorise Romake ne shekullin e pare a te dyte ,
ka folur shume fare per Iliret , fiset e tyre dhe kulturen e tyre
Appiani ne historine e tij per Iliret thote se ” Iliret kane ardhur nga Veriu i Europes ku jetonin ne brigjet e nje deti qe ishte ne bregdet me balte.
Pra tregon indirekt se emri Deti Baltik ka lidhje me fjalen Balte te Shqipes
Dhe sipas Ilirologeve Franceze , Iliret kane ardhur ne Ballkan reth 2 mije vjet para Krishti,
por ndoshta mund te kene ardhur njecike me shpejt
( Ndersa ata Thraket, Daket etj, duhet te kene qene e njejta popullsi me Iliret, sepse flasin te njejten gjuhe
Ndersa para Ilireve ne Ballkan kane jetuar Hititet, te cilet u larguan nga Ballkani 5 mije vjet para Krishtit
dhe vajten e u vendosen ne Azine e Vogel, ne jug lindje te saj,
kjo sipas Enciklopedise Amerikane Collns
Ndersa pellazget kane ardhur ne Ballkan nga Azia e Vogel
reth 4 mij vjet para Krishtit, sipas nje zbulimi te fundit te nje arkeologu Francez
Kjo eshte historia e origjines se popullsive me te hereshme qe kane jetuar ne Ballkan
Pastaj shtrirja e tyre eshte gje tjeter
Rajmonda, hiqe ate “vlonjatin” se merove te gjalle e te vdekur. Flet komplet badjava, nuk I ke ngjare fare gjeniut Sali qe u nis per te bombarduar Vloren, as Like Floririt qe do na bej shenjtor Janullen me bekimin e Agimit te Arte ( te florinjte),me firme e vole nga dora vete, presidenti I Cepanit!
Aleksandra, the bitch –Ti je nje halabak qe te duket vetja sikur di,
Por ne fakt ti je nje rrot kari, me nivel me te ulet se nje femije i fillores,
ashtu sic jeni te gjithe ju qe i lepini bythen atij bythqirit te Surrelit
Ju te gjithe jeni dylbera qe ju shekrdhen bythqiri i Surrelit, juve dhe ato bucet qe keni ne shpi–Jeni nje turp i Eruopres
Kur te degjoj si flet te them cili je! Disa komentues shkruajne brockulla,por eshte e drejte e tyre,jetojme ne demokraci dhe jo ne nje regjim! Perdorimi i fjaleve jo te denja per nje njeri tregon se sa bosh je. Salixhinjte njehen nga fjalet qe perdorin!
Rajmond ballisti thuaj me mire
Odisene do ta konsideroja me shume nje poeme (disa kenge) gjeografiko-historike, e cila tregonte dijet e njeriut deri ate kohe: nje mije vjet p.e.s.. Erotizem nuk ka fare, panvarsisht ndenjiet e Odisuet (Uliksit) tek Kalispoja dhe Circeja! Mos kopjoni shkrime te kota “moderne” nga perendimi!
Konceptimi i misterit te Odiseas me Kalipsone eshte shume i varfer nga autori. Odiseja joshet nga hiret e Kalipsose, por eshte joshje e perkoheshme, sic ndodh rendom ne boten e te gjalleve, hiret e grave te bukura krahasohen me perendeshat, sic thuhet dhe ne zhargonin tone, eshte yll e bukur, si perendeshe, etj.
Por Largimi nuk ka te beje me mungesen e femijeve, apo te ardhmen. E ardhmja e Odiseas eshte e shkuara. Ai shikon ne te ardhmen te shkuaren e tij. Filozofia e kesaj vepre gjeniale lidhet me historine e njeriut, nga eshte dhe ku shkon. Pra gjithnje, njeriu kthehet aty ku ka lindur, sepse aty eshte identiteti dhe lumturia e vertete. Ky eshte nje mesim mijera vjecar qe eshte aktual per mijera emigrante, qe kudo ku vene, mendjen dhe zemren e kane ne token e tyre. Historia eshte ajo qe te diktom te ardhmen. Ai qe e mohon, eshte bastard. Odiesa nuk u tregua bastard te flinte neper shtreterit e perendeshave dhe te vajzave te bukura, po u kthye atje ku kishte gruan, femijen, babane dhe token qe e punoi kur ishte i ri. Nuk ka moral me te larte dhe ndjenje fisnikerie me te thelle. Dhe as patriotizem me te kulluar se ky. Lakmia per te zaptuar vende te tjera solli fatkeqesi. Njeriu duhet te gezoje token ne token e tij. ose guri i rende, ne vendin e vet.