Nuk ka ndryshuar asgjë në Partinë Demokratike me dorëheqjen e Berishës si kryetar i saj, pas humbjes në zgjedhjet e 23 qershorit. Ky është mendimi i analistit Skënder Minxhozi, i cili në këtë intervistë për gazetën Dita shprehet skeptik për zgjedhjen e Lulzim Basha. Sipas Minxhozit, Basha do të ecë në gjurmët e Berishës, ndërsa mungesa e kryetarit të ri në parlamentin e ardhshëm do t’ia lehtësojë punën ish-kryetarit që të mbajë në dorë edhe më tej përfaqësimin e opozitës në Kuvend. Ndërkaq analisti mendon se problemi më i madh për qeverinë e Ramës nuk do të jetë opozita e nesërme, por premtimet që Rama dhe PS kanë bërë para zgjedhjeve të 23 qershorit
A vëreni se ka ndryshuar diçka në sjelljen e Partisë Demokratike pas zgjedhjeve të 23 qershorit?
– Partia Demokratike ka ndryshuar pas 23 qershorit kryetarin e saj historik. Kjo do të duhet të kishte sjellë me vete një ndryshim thelbësor të sjelljes së saj politike, nga momenti që Berisha ishte njeriu që për 22 vjet bëri kohën e mirë dhe të keqe në atë parti. Megjithatë, ajo që shohim sot është se ndryshimi formal i kreut të PD nuk ka sjellë thuajse asnjë modifikim të kursit të saj politik. Kjo provon se edhe vetë largimi i Berishës është taktik dhe jo faktik. Nëse vëreni deklaratat zyrtare të partisë dhe adresën e Facebook-ut të ish-kryetarit, do të kuptoni se këto të fundit përbëjnë faktikisht linjën zyrtare, piketat që duhen ndjekur nga kryetari i ri Basha dhe emrat e tjerë në forumet drejtuese
Nga ana tjetër, refuzimi për të bërë një analizë objektive të humbjes dhe deklarimi i përciptë se votat u humbën sepse LSI kaloi majtas, dëshmon se PD ka rënë në opozitë, por vijon të sillet ende sikur është maxhorancë. Pra, nuk ka ndryshuar thuajse asgjë.
Si e përfytyroni seancën e parë të parlamentit të ri dhe betejën e ardhshme opozitare të PD-së pa Berishën në krye të saj?
– Unë seancën e parë, e më pas atë të dytë, të tretë e me radhë, e imagjinoj me Berishën në krye të PD. Ose, e thënë ndryshe, me Berishën në timonin e punëve. Nuk e di nëse vetë Sali Berisha, për arsye personale, do të preferojë ose jo të jetë në momentin që Rama do të marrë votëbesimin, por besoj se ai do të vijojë të ketë një rol me peshë në grupin parlamentar. Aq më tepër që Lulzim Basha nuk do të jetë aty, duke ja lehtësuar paraardhësit të tij edhe më tej marrjen në dorë të përfaqësimit të opozitës në Kuvend.
Lulzim Basha, ndonëse kryetar i PD-së, nuk do të jetë në parlament. Mund të përbëjë ky një shkak për demotivimin e opozitës së nesërme?
– Nuk besoj se Lulzim Basha arrin të motivojë, që më pas të demotivojë dikë. Kam përshtypjen se mandati i tij ka për të ofruar një lidership të dobët e të varur kokë e këmbë nga vullneti i Berishës. Ata që presin një profil të spikatur të Bashës, kam frikë se do të zhgënjehen rëndë. Një person që ka hyrë në garë me të vetmin motiv, pra që t’i ngjajë paraardhësit të tij, nuk ka shumë për të ofruar në atë post.
Sa e shikoni të mundshme përçarjen brenda PD-së pas zgjedhjes së dyshimtë që u bë për kryetarin e ri?
– Një çarje brenda një force politike kërkon gjithmonë një listë të mjaftueshme figurash dhe një klimë të përshtatshme për zgjerimin dhe forcimin e platformës që ata përkrahin. Përtej Patozit dhe Olldashit nuk shoh figura të tjera të njohura në parti, që të jenë të gatshëm ta marrin përsipër këtë rol.
Sa të lehtë do ta ketë Rama qeverisjen përballë kësaj opozite?
– Numerikisht asnjë maxhorancë nuk do të kërkonte opozitë më të dobët se kjo e sotmja. Shifrat flasin vetë. E majta është vetëm një mandat larg shumicës së cilësuar. Problemi i Ramës nuk do të jetë edhe aq opozita, sesa problemet që ajo ka krijuar në momentin që ka qeverisur vendin. Rama ka si opozitë vetëm premtimet që ka bërë. E ato nuk janë të pakta. Mjaftojnë për të rrëzuar më shumë se një qeveri.
Tashmë dihet se cili do të jetë kabineti i Ramës. A ju mbush me shpresë ky kabinet për mbajtjen e premtimeve gjatë fushatës?
– Kabineti ka brenda shpresë, sfidë dhe gjithashtu një dozë jo të vogël risku. Objektivisht një qeveri e re sjell me vete shpresën se gjërat do të marrin një impuls të ri. Por një kabinet I krijuar në situatën që kalon sot Shqipëria, përbën gjithashtu një sfidë të konsiderueshme nga pikëpamja politike, intelektuale dhe më në përgjithësi në rrafshin e vizionit për rrugën që duhet ndjekur. Të gjitha këto hedhin mbi shpatullat e ministrave të qeverisë së re, një pjesë e të cilëve mjaft të rinj, një dozë jo të vogël risku në raport me objektivat madhore fillestare.
Ndërkaq në aleancën e majtë kemi si të thuash një zhbërje të partive të vogla me rezultatet minimale që arritën në 23 qershor, por edhe pakënaqësi nga ana e tyre për përfaqësimin në qeverisje. Mund ta dëmtojë ky fakt qeverisjen e Ramës?
– Për sa kohë që dyshja Rama-Meta do të kenë numrat që kanë sot, pjesa tjetër e së majtës do të duhet të përshtatet me këtë realitet të ri shifror të dalë nga 23 qershori. Do të ishte një gjë mjaft fisnike që kapacitetet dhe kontributet e partive të vogla të përfilleshin, por mesa duket politika tregoi edhe një herë cinizmin e saj të njohur
Intervistoi: Xhevdet Shehu
Sic edhe sugjeron me shume zgjuarsi kopertina juaj e sotme, PD ka vdekur. Madje ka vdekur duke u gajasur alla-Lulzim. Se si do jete kjo opozita e re, me kete PD ne kete gjendje, kjo mbetet nje pyetje qe kerkon pergjigje te shtrire ne kohe
Edhe te dh*ere edhe bishtin perpjeteSalixhinjte 🙂 te shohim sa do tu zgjase
Basha eshte nje tjeter shaka e realitetit shqiptar. I dituri dhe njeriu me një barrë mend, nuk mund të rrijë nën hijen e askujt, kushdo qoftë ai. Deri më sot prej tij kemi dëgjuar vetëm që populli u tregua mosmirënjohës ndaj dashurisë që kishte berisha për të!
Me kete sjellje, do humbasin jo vetem qeverisjen qe humben ne 23 qershor por edhe pozicionin e liderit te opozites
Nuk mund te presesh asgje te re nga nje sekretar partie (te PPSH dhe pasardheses se saj PD). Ajo qe une ndihem i ligeshtuar eshte emri qe i kane dhene kesaj partie (PD) qe duhet te ishte simboli dhe udheheqesja e te gjitha zhvillimeve demokratike ne Shqiperi, por jo, sekretari i PPSH nuk mund t’i bente keto gjera, sepse i kerkohej qe te sabotonte dhe te shkaterronte SHqiperine edhe sic e beri.Luli duket kallup i teri, dhe eshte edhe kryetari i ri i PD! Nusja u ka dhi na kale, keta vazhdojne ende me avazin e Mukes. Vazhdoni, vazhdoni …!
Mire, sali kryeveremliu, por edhe ky “kryetari” i ri i PPSH, pararendese e PD, duket servil i lindur, te kujton Gebelsin e Hitlerit, qe i rrinte si hije dhe pranoi te flijohej per hir te Hitlerit me te gjithe familjen.
Edhe ky, drejt asaj do te shkoje perderisa thote: “Sali Beriisha nuk ka zevendesues!”, qe do te thote ky do te jete thjesht nje lolo qe do ta marre Berisha per kapistre per t’i treguar arrat.
Fati i PD-së me dy kryetarë
Njërin të çmendur
Tjetrin budallë
Qe jeni pa tru kjo nuk kerkon koment,kerkohet te puoje qeveria e jo opozita o idioter. per opoziten shqetesohet njeriu kur per nje kohe te gjate nuk motivon njerwzit per rotacion pusheti. edhe mos e befte opozita e bejne nderkombetaret. ja shembulli i tanishem.
Besoj se Saliu ka premtuar me shume se kush do tjeter ne fushata pavaresisht se nuk fitoi Te gjithe politikanet premtojne sidomos ne shqiperi Natyrisisht qe ai duhet ti permbahet gjerave kryesore ekonomise dhe rendit te tjerat duhet te zgjidhen me vone Berisha besoj se eshte ne fuund te jetes se tij poltike .
Duhet pare se si e beri opoziten per 8 vite mazhoranca e sotme Ka qene opozita me destruktive qe ka pare poitika Shqiptare qe nga viti 1920, opozite me braktisje parlamenti, me bllokim rrugesh kombetare ,me ngritje cadrash para kryeministrise ( si sulltan Hamiti qe rrethoi Krujen ),me protesta te dhuneshme para Kryeministrise , me bllokimin e integrimit Europian per tri vite me rradhe ( duke privuar Shqiptaret nga miljona euro qe Europado i jepte vendit tone dhe nga qindra bursa studimi per studente Shqiptare te studionin enuniversitetet e Europes,, vetem poer interesat e nje njeriu. . Natyrisht sot opozita e re do permendi se si PS e LSI zhvilluan fushyaten qe te fitojme zgjedhjet duke per4dorur te gjitha menyrat jo demokratike .si blerje votash ( qwe eshte precedenti me i rrezikshemn i futur ne psikologjine e popullit) falsifikime banale te protokolleve te re4xzultateve te zgjedhjeve , etj.
me vjen shume keq si demokrat qejam te pranoje qe ne PD nuk ka intelektual por vetem servila te paskrupullt qe nuk jane ne gjendje te heqin nga vehtja dhe nga shqipetaret ketete kancer te pa sherueshem SALIUN. Ka dhe nje arsye saliu ika fry me parate e popullit
Asnjeri..as tjetri s’jane te cmendur as budalle..por budalle populli qe i ve ne balle..!
PD me dy kryetarë do vazhdojë te jetë varrezë opozitare… Nje i ditur dhe vertet vizionar,me kete humbje i tregonte vendin paraardhesit…jasht PD, sepse…pavarsisht, megjithse…nuk mund te fitohet besimi i Sovranit,me mbajtje te Berishës! Sa te mjere qe zbatojne tezen leniniste mbi rolin e individit… Por dhe Lenini individin e vlerësonte vetem kur kishte suksese,kurse keta vleresojne individin edhe kur Sovrani e ka shkelmuar( i bejne karshillek Sovranit dhe kjo eshte mjeruese) duke e detyruar te dorhiqet! Mirë shkrimi,por doza e kritikes ndaj Bashes qe “mbron” Berishën e vakët…Duhet opozite e re,energjike,luajale dhe jo me njerez te vjeter te ramizizmit…Keta duhen respektuar por mbajtur larg PD!Basha tregon qe nuk eshte politikan! Eshte një nallban qe i mbath patkonjë kalit te ngordhur!…Nuk kane perspektive!…