Ikonat më të vjetra në Shqipëri i përkasin shekullit XII.
Ato janë “Shën Mëri Odigitria” dhe “Dyert e Bukura” nga Kisha e Shpellës së Bllashtojnës, mbi liqenin e Prespës.
Ikonat e kësaj periudhe, përgjithësisht paraqesin një ose disa figura në buste e pamje ballore dhe dallojnë për një stil kaligrafik e ngjyra të forta dekorative.
Siç mund të jeni në dijeni, qendër e rëndësishme e prodhimit të ikonave ka qenë qyteti i vjetër i Beratit, por gjatë shekujve XVII e XVIII qendra të tjera të prodhimit të tyre kanë qenë edhe Voskopoja, Elbasani dhe Korça.
Marrë nga rubrika ENCIKLOPEDI e gazetës DITA
Pse na pyet ne?Pyet Edi Ramen.Ai eshte mare me ikona.
Jane me te vjetra ikonat e manastirit te Apolonise,.
\Nuk e di a ka mbetur ndonje gje nga katedralet e Bylis,qe edhe ato jane 4 shekuj me te vjetra(pervec epitafit te kryqezimit te qendisur) qe kafshet hajdute e vodhen.
Ikonat me te vjetra ne Shqiperi jane ato ikona qe nuk i prishi komunizmi i Enver Hoxhes.