Cilat janë problemet tona kryesore?

redaktor

Letër e nënshkruar

Osman Lala

 

I nderuar z.Thano. Dua te ndaj me ju pershtypjet nga një shkrim i z.Blushi ku ironizonte Ramën për masat ekstreme para dhe gjatë lojës me Serbinë. Nuk ka si publicistika elokuente dhe e pasur me figura letrare. Megjithatë, emocionet që të japin tekste të këtilla, sidomos në temperaturën që krijoi ndeshja e futbollit me Serbinë, vjen një moment që fashiten. Por problemet mbeten. Dhe pa analizë rëndohen.

Dikush thotë që Blushi ka zgjedhur të jetë një populist agresiv që synon të largojë sa më shumë vota të majta nga Edi Rama duke akumuluar për vete kapital politik. Ndonjë dashakeq i Blushit, mund të thoshte se duke patur parasysh kohën e zgjedhur për të bërë këtë kritikë, ai me siguri po u jep oksigjen politik kundërshtarëve. Dikush tjetër, se sjellja e deritanishme e Ramës mund t’i jetë dukur atij si një mbyllje rruge për një karrierë më të lartë në PS. Po këto janë spekulime, ndërkohë që Blushi duke folur për PS-në, është e qartë se nuk ka ndërmend të ikë vetë prej andej.

Vijat e holla të ironisë së Blushit mbi portretin e Ramës si zbutës kombesh etj, zor se kapen me shikim të parë nga sytë e shqetësuar të socialistëve të thjeshtë. Loja e Ramës me veten para pasqyrës, në prezantimin e së cilës shkrimtari Blushi shkëlqen me lehtësi, nuk hyn në shqetësimet e tyre parësore. Ende jo. Mund të ketë mes tyre që janë mërzitur për një premtim personal të paplotësuar, një vend pune, një lokal të prishur apo thjesht sepse shohin disa promovime të çuditshme në zonën a qytetin e tyre, që nuk mund t’i kapërdijnë.

Por ajo që ndjen e vuan shumica e tyre është më shumë më shumë se kaq. Eshtë dështimi në dy frontet reale të mazhorancës Ekonomia dhe Drejtësia si dhe situata e pandryshuar në Arsim e Shëndetësi që kanë prodhuar depresionin moral, ankthin për të ardhmen dhe mungesën e shpresës ku është zhytur sot shoqëria shqiptare,

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *