Cilat kanë qenë bibliotekat e para në Shqipëri?

redaktor

I nderuar lexues!

Në truallin e Shqipërisë bibliotekat njihen që në shek.IV p.e.s. Ishin të përmendura biblioteka e Apolonisë dhe e Dyrrahut (shek.I p.e.s.), e Finiqit (shek.II-III). Gjatë mesjetës  u shtuan sidomos bibliotekat pranë institucioneve fetare, ku ruheshin edhe kodikë e dorëshkrime të rralla. Në shek.XIII-XVI përmenden biblioteka e Gjirokastrës, Filatit dhe Himarës. Në mes të shek.XVIII Korça kishte një bibliotekë me 4000 vëllime. Të njohura ishin edhe biblioteka e Voskopojës, Vithkuqit, Selasforit.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *