Ashtu edhe si ishte paralajmëruar, qeveria turke ka deklaruar se ka përfunduar marrjen në dorëzim të pjesës së parë të sistemeve të mbrojtjes ruse S-400, këtë javë. Dorëzimi i pjesëve të sistemit ka zgjatur për gati dy javë.
Presidenti turk Erdogan konfirmoi angazhimin e tij personal për ta vënë në pune dhe për ta pasur në përdorimin sistemin brenda vitit të ardhshëm.
Ai tha: “Në pranverën e ardhshme, do Zoti, në prill 2020, do të jemi në gjendje të nisim përdorimin e këtij sistemi”.
Çështja e S-400 që ka krijuar tension të konsiderueshëm mes Shteteve të Bashkuara dhe Turqisë.
Blerja sistemeve S-400 ka rezultuar në përjashtimin e Turqisë nga programi për blerjen e avionëve luftakë të avancuar amerikanë F-35. Shtëpia e Bardhë ka thënë se F-35 “nuk mund të bashkëjetojë me një platformë ruse që mbledh informacione sekrete që do të përdoren për të marrë informacion mbi teknologjinë e saj të përparuar”.
Sekretari amerikan i Shtetit Mike Pompeo paralajmëroi të enjten se çdo aktivizim i sitemit S-400 do të sillte për pasojë vendosjen e sanksioneve, tashmë të paralajmëruara nga Kongresi. Në fakt, deklarata e sekretarit të shtetit është interpretuar si një mundësi për t’i dhënë kohë Ankarasë që të reflektojë dhe të tërhiqet.
Nga ana e tij, në daljen për mediat pas shumë ditësh mungese, presidenti Erdogan shprehu gatishmërinë për të thelluar bashkëpunimin me Rusinë, ndërsa është shprehur se sanksionet do të kishin pasoja edhe tek një kontratë e madhe tregtare, sipas së cilës Turqia do të blejë një numër avionësh amerikanë Boeing.
Erdogan tha: “Shpresoj që SHBA do të veprojë me mirëkuptim në lidhje me S-400, por nëse gjërat vazhdojnë kështu, Turqia do të duhet ta rishqyrtojë kontratën”.
Më herët, ministri i jashtëm i Turqisë, ka paralajmëruar se sanksionet e mundshme të SHBA do të kishin pasoja mbi përdorimin e bazave strategjike ushtarake të SHBA në Turqi.
Ndërsa tensionet mes Turqisë dhe SHBA-së po përshkallëzohen, Rusia njoftoi këtë javë lehtësim të procesit për lëshimin e vizave me Turqinë, duke përmbushur një kërkesë kjo e Ankarasë. Për më tepër, kreu i kompanisë zyrtare ruse që eksporton armë, “Rosoboronexport” njoftoi të mërkurën se kompania është e gatshme të thellojë bashkëpunimin me Turqinë, raporton Dita, duke iu referuar mediave ndërkombëtare.
e.ll./dita

Kjo eshte strategjia e tramp per fat te keq…
Dihet qe tramp don shkaterrimin e be ai preferonte nje europe te ndare dhe jo nje bllok 450 milion qe e sheh si konkurrent
Pra do humbase turqine duke e cuar ne bllokun rus dhe sjelle rusine ne kufi te greqise,bullgarise,rumanise do conte bashkimin europian ne panik
Nqs kjo do ndodhte nuk e di si do mbrohej BE pa nje ushtri te sajen
Obama I vuri vulen qe nuk I dha raketat Turqise.
E degjove Trump kur lajmeroi pezullimin e Turqise nga
avionet F-35.
Turqia eshte mikja jone e mire, ne e detyruam te blinte
S-400, ata prape e sollen mire, tani Po e ndjekim edhe nga
F-35.
Turqia e ka zgjedhur rrugen e saj.
Ne keto kushte sic parashikon.BE do ti lutet Zotit ku Papa do te coje nji mesh ne vatikan ne mbrojtje te BE.Ai qe asht me Zotin asht i fituem.Bekimet e zotit jane ma te sofistikuara se armet me rraketa berthamore.
Per bindje ju kujtoj vargun e Migjenit: Zoti te dhashte!!!