Cilët ishin eordejtë?

redaktor

I dashur lexues! Eordejtë ishin një fis ilir, banorë të krahinës Eordea në rrjedhën e sipërme të Devollit dhe në trevën e liqeneve të Kosturit. Ky fis përmendet më shpesh në kohën e luftërave romako-maqedone, kur zona e tyre u bë shesh betejash. Në vitin 199 para Krishtit trojet e tyre u shkretuan keqaz nga ushtria e konsullit romak Sulpici dhe më 171 p.K., u përshkuan nga ushtria maqedone e Perseut. Pas pushtimit romak, Eordea u përfshi në krahinën e katërt maqedone. Nëpër të kalonte rruga Egnatia. Qytetet kryesore të kësaj treve përmenden Eordea dhe Kele.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *