Kanionet në Shqipëri janë shumë të përhapura në të gjithë vendin.
Më të njohurit janë: Kanioni i Shoshanit në Valbonë, ai i Thethit, Kanioni i Osumit (në foto), i Devollit, i Vjosës dhe degëve të saj, Kanioni i Shkopetit, etj.
Pamje madhështore ka sidomos Kanioni i Gjipesë, i formuar në përroin me të njejtin emër në bregdetin e Jonit.
Kanionet janë lugina shumë të thella e të ngushta në trajtë grykash, me shpate të thikëta gati pingule, me fund që zakonisht zihet i tëri nga një shtrat lumi ose përroi.
Thellësitë e tyre mund të shkojnë nga disa dhjetëra në qindra metra.
Krijohen nga gërryerja në thellësi e lumenjve, zakonisht në viset e përbëra prej shkëmbinjsh të ngjeshur e të qëndrueshëm.
Për shkak të pamjes madhështore dhe kontrasteve të mëdha që krijojnë në natyrë, kanë vlera turistike.
b.m. / dita

Nje nder kanionet me interesante dhe me pak te njohura, eshte ai i lumit te Bences ne Tepelene! Fatkeqesisht, ende i pa studiuar!
Është studiuar nga Nasip Meçaj, ka dhe libër.
Rrjedhja per gjate rruges nga burim deri ne derdhjen e tije ne dete lumi i Drinit ta shikoje nga shkrepat e maleve pergjate rrudes kembesore te dukesh si nji fije penit aspak me tu besue se asht lume e jo ma Drini nga lumejt ma te medhenje te Shqiperise.Pamja ishte sa fantastike asq dhe e frikeshme.Sot e kane mbush liqenet,Firza,Komani dhe Vadejsit.Dikur here para clirimit vozisnin per hobi shume te huej.Nji nga keto ekipe te huajsh kur po vozisnin ne afersit Daices te prronit te zogut poshte katundit Salce bri shakmbit te Merturit ku thente Drini qafen nji apo dy gjerman dhe nuk jane pa ma kurre persegjallit.Sote e ka permbush liqeni i Fierzes.Nuk ekziston rreziku.
Është studiuar nga Nasip Meçaj, ka dhe libër.
Na perditesoni me investigime mbi (ish) kanionin e Holtes ate beni, pa se kush eshte kanioni me i bukur e mesojme vete pastaj!!!