Cilët janë “yjet” e futbollit më të paguar gjatë vitit 2021

Amelda Amelda

Pandemia ka prekur botën e sportit, por jo edhe aq pagat e sportistëve. Në total, sportistët më të paguar në planet kanë arritur të faturojnë më shumë se një miliard euro pa taksa në 24 muajt e fundit, 25% më shumë se një vit përpara se virusi të shfaqej.

Sporti mbret për sa u përket të ardhurave është ende futbolli. Cristiano Ronaldo dhe Leo Messi mbeten në krye, pavarësisht se tashmë ka “yje” të tjerë që kanë vënë në diskutim lidershipin e tyre në fushë.

Në top-10-shen e futbollistëve në ligat kryesore me pagat më të larta janë Neymar (48.9 milionë euro), Messi (40.5), Bale (34), Cristiano (31.5), Griezmann (30), Hazard (30), Mbappé (26.4), De Bruyne (24.7), Benzema (dhe De Gea (23.3). Jashtë ligave të mëdha ka edhe “yje” me kontrata të mëdha. Mes tyre është Andrés Iniesta, i cili luan për japonezët Vissel Kobe dhe është i vetmi lojtari spanjoll që figuron ndër 50 më të paguarit (i 48-ti) me një pagë 31.1 milionë euro.

a.m/dita

Share This Article
1 Comment
  • Qe kur hyri kapitalizmi na ka ikur e qeshura. Diktature, diktature por qeshnim më shume says:

    Njerezit jetojne ne varferi, se te mirat materiale shperndahen disproporcionalisht, ne menyre te frikshme.
    Kapitalizem per disa dhe skllaveri per shumicen.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *