Cili do të jetë fati i arit nazist të humbur?

Dita

Në një kohë që Ushtria e Kuqe vazhdonte marshimin drejt Perëndimit, një tren i blinduar dhe misterioz u largua nga qyteti Breslau. Në bord kishte rreth 50 arka metalike të mbushura me ar.

Por, që prej janarit të vitit 1945, vendndodhja e këtij treni mbetet një mister, e bashkë me të edhe sasia e arit që ai transportonte.

Katër ditë më parë, zëvendësministri i Kulturës në Poloni, Piotr Zuchoëski, 51 vjeç, tha se është 99 për qind i bindur se një tren i blinduar është zbuluar në një vend të fshehtë nëntokësor.

Kjo është bërë e mundur falë fotove me gjeo-radar. Kjo teknikë përdoret për të zbuluar objekte të varrosura.

Sipas zëvendësministrit të Kulturës bëhet fjalë për një thesar, për vepra arti, ndoshta edhe për një arkiv.

Në kohën e regjimit nazist, kryepolici gjerman në Breslau, Herbert Klose, ishte përgjegjës për arin e vjedhur nga bankat, argjendaritë dhe personat privatë.

Sipas Frankfurter Rundschau, Klose kishte deklaruar në vitet ’70 në televizionin polak se ky ar ishte hequr pak përpara përfundimit të Luftës së Dytë Botërore me një tren.

Pak ditë më parë, një gjerman dhe një polak njoftuan autoritetet polake se ata e dinë strehën, pasi një i moshuar ua kishte rrëfyer në prag të vdekjes.

Autoritetet preferojnë të heshtin. Bëhet fjalë për një rajon përreth qytetit Valdenburg. Atje nazistët kishin ngritur një sistem të gjerë tunelesh si mbrojtje për udhëheqësit.

Ajo që mbetet mister është se cilët do të përfitojnë sasinë e arit në rast se gjendet. Një pjesë e tij mund t’u jetë vjedhur hebrenjve. Ndërsa ligji polka përcakton se dy zbuluesit duhet të marrin 10 për qind të sasisë totale.

Share This Article
2 Comments
  • Ari duhet tu kthehet te gjithe te demtuarve dhe te grabiturve prej Gjermanise naziste, perfshire edhe shtetin shqiptar.

  • Ari eshte gjetur me kohe……. dhe ka shkuar aty ku duhet. Tani vetem sa gerrmoni si Tarja ke filmi hahahahaha

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *