Bugajski: Cili do të jetë rivali i Trump për Presidencën e SHBA

Leda Hysa

 

Nga Janusz Bugajski

Ekskluzive Dita – Fushata për zgjedhjet presidenciale (2020) në SHBA tashmë ka filluar. Brenda pak ditëve, kandidatët e Partisë Demokratike do të mbajnë një debat të madh kombëtar, i planifikuar për të sfiduar Donald Trump për Shtëpinë e Bardhë.

Në muajt në vazhdim, një numër i vogël i garuesve demokratë do të konkurrojnë në zgjedhjet përfundimtare (brenda partisë) në fillim të vitit 2020.

Zgjedhjet përfundimtare të demokratëve në të pesëdhjetë shtetet do të vendosin se kush do të jetë i zgjedhuri i partisë për presidencialet në nëntor të 2020-ës. Debatet ndihmojnë në eliminimin e konkurrentëve më të dobët dhe në përcaktimin e kandidatëve përballë votuesve.

Aktualisht, demokratët kanë më shumë se njëzet konkurrentë, por shumica do të tërhiqen nëse popullariteti i tyre vazhdon të jetë me një shifër dhe nëse nuk mund të sigurojnë fondet e nevojshme për të mbajtur një fushatë kombëtare.

Nuk duket fort e mundshme, që, te Republikanët, Trump të përballet me zgjedhje përfundimtare. Presidenti gëzon popullaritet të madh në Partinë Republikane, edhe pse vetë partia është tkurrur, sepse ata që e kundërshtojnë Trump e kanë braktisur partinë ose preferojnë të mos votojnë.

Partia Demokratike është e ndarë ndjeshëm në dy kampe kryesore –atë progresiv dhe atë të moderuar – dhe e vetmja gjë që mund t’i mbajë ata të bashkuar është dëshira për të hequr Trump (nga posti). Rrjedha “progresive” ka shtyrë një pjesë të madhe të bazës së partisë drejt së majtës dhe ka miratuar rekomandimet e politikave që favorizojnë një qeveri më të madhe dhe një agjendë ekonomike rishpërndarëse. Disa madje e quajnë veten socialiste. Ata po sfidojnë figurat e vjetra demokratike, të cilët, ata pretendojnë, se nuk janë në një linjë me votuesit e rinj.

Që demokratët të fitojnë pushtetin, ata do të duhet të përmbushin dy objektiva. Së pari, ata duhet të zgjerojnë pjesëmarrjen në ditën e zgjedhjeve midis shtetasëve apatikë, shumë prej të cilëve thjesht nuk u paraqitën për të votuar për Hillary Clinton në nëntor të 2016-ës.

Së dyti, ata do të duhet të bindin të pavarurit, të moderuarit dhe ata të qendrës se kandidati demokrat nuk është një populisti majtë. Sondazhi dhe analiza elektorale tregojnë se një kandidat shumë liberal ose progresiv është më pak i preferuar në nivel kombëtar sesa një centrist.

Tre nga katër kandidatët kryesorë demokratë – Senatori Kamala Harris i Kalifornisë, senatori Bernie Sanders i Vermontit dhe senatorja Elizabeth Warren e Massachusetts, janë shumë më liberalë sesa kandidatët e fundit presidencialë të demokratëve. Joe Biden mban pishtarin për krahun e qendrës së moderuar të partisë dhe ka shanset më të larta për të mundur Trump.

Nga ana e Presidentit, shumica e sondazheve të opinionit tregojnë se vlerësimi kombëtar i Trump në mesin e votuesve nuk e ka kaluar 45% të miratimit (ata pro tij), ndërsa raporti i kundërshtimit mbetet mbi 50%. Por, pavarësisht këtyre shifrave, ai prapë mund ta fitojë edhe një mandat të dytë.

Strategjia e Trump ka dy elementë kryesorë – të rimarrë dhe madje të rrisë pjesëmarrjen midis mbështetësve të tij kryesorë si dhe të diskretitojë kandidatin demokrat. Për të arritur një pjesëmarrje më të lartë, ai duhet të rigjallërojë populizmin e tij nacionalist dhe të identifikojë armiqtë me të cilët po lufton në emër të qytetarëve të zakonshëm.

Pritet të jetë një fushatë e ashpër mbi politikat e emigracionit, me pakënaqësi ksenofobike dhe me sulme të vazhdueshme kundrejt “kënetës së sistemit” në Uashington, nga ku Trump vazhdon të quhet i jashtëm.

Trump mund të mos i rrisë përqindjet e veta të miratimit, por ai mund të rrisë kundërshtinë për demokratët, siç bëri në vitin 2016 me ndihmën e rrjeteve sociale dixhitale dhe dezinformimit sistematik. Ai do ta sulmojë kandidatin demokrat si të dobët, radikal, liberal dhe anti-amerikan. Ai gjithashtu do të përpiqet të thellojë ndarjet brenda demokratëve ose do të përshkruajë partinë në tërësi si socialistë që duan ta mbushin vendin me emigrantë të paligjshëm.

Trump tashmë e ka nisur një fushatë kundër katër grave jo të bardha “progresive” (përfaqësuese) në Kongres, të cilat kanë sulmuar me forcë politikat e tij. Sondazhet tregojnë se të bardhët pa arsim të lartë, të cilët mund të manipulohen lehtësisht në çështjet e etnicitetit dhe fesë, përbëjnë elektoratin kryesor të Trump.

Trump do të përballet me një luftë të vështirë gjatë fushatës së tij. Ai, sidomos, rrezikon rritjen e pjesëmarrjes së votuesve jo të bardhë që kanë qëndruar në shtëpi në vitin 2016.

Kjo mund të shtyjë disa shtete në jug-perëndim me popullata të mëdha latine dhe afrikano-amerikane, përfshirë Arizonën dhe Teksasin, në kampin demokratik. Për më tepër, Trump ka të ngjarë të prodhojë skandale të reja që mund ta kthejë bllokun e madh të votuesve të pavarur kundër tij.

Megjithatë, ikja e Trump nuk mund të merret si e mirëqenë. Ai humbi votën popullore në vitin 2016, por fitoi kolegjin zgjedhor, sepse ai fitoi me një diferencë të ulët në tre shtete – Michigan, Pensilvani dhe Wisconsin. Demokratët duhet të përqendrohen në rimarrjen e këtyre shteteve, por ata kanë nevojë për një mesazh konsistent dhe pozitiv që motivon votuesit dhe jo thjesht për një platformë anti-Trump.

Dita, Albania

US ELECTION CAMPAIGNBEGINS

Janusz Bugajski

The US presidential election campaignis already underway. In a few days time, Democratic Party candidates will hold a major national debate designed to challenge Donald Trump for the White House. In the coming months, a handful of Democrat contenders will emerge to compete in the election primaries in early 2020.

Democratic primaries in all fifty states will decide who will be the party’s presidential choice for November 2020. The debates help to eliminate weaker candidates and define the choices facing voters.At present, the Democrats have over twenty contenders but most will drop outif their popularity remains in single digits and they cannot raise the funds necessary to sustain a national campaign.

For the Republicans it seems highly unlikely that Trump will face any primary competition. The President benefits from enormous popularity in the Republican party, even while the party itself has shrunk because those opposing Trump have abandoned it or prefer not to vote.

The Democratic Party is now sharply divided into two main camps– progressive and moderate – and the only thing that may hold them together is an eagerness to displace Trump.The “progressive” stream has pushed a large part of the party base toward the left and adopted policy prescriptions that favor a bigger government and a more redistributive economic agenda. Some even define themselves as socialist. They are challenging the Democratic old guard who they claim are out of touch with young voters.

For the Democrats to win office they will have to accomplish two objectives. First, they need to expand turnout on election day among apathetic citizens, many of whom simply did not show up to cast ballots for Hilary Clinton in November 2016. Second, they will have to convince independents, moderates, and centrists that the Democrat candidate is not a leftist populist.Polling and electoral analysis demonstrate that a very liberal or progressive candidate is less electable at a national level than a centrist.

Three of the four top Democraticcandidates — SenatorKamala Harris of California, Senator Bernie Sanders of Vermont, and Senator Elizabeth Warren of Massachusetts, are far more liberal than recent Democratic presidential nominees. Joe Biden holds the torch for the moderate centrist wing of the party and has the best chance of beating Trump.

On the President’s side, most opinion polls indicate that Trump’s national approval rating among voters has not crossed 45%, while his disapproval rating remains over 50%. But despite these figures he could still win a second term.

Trump’s strategy consists of two main elements – to regain and even increase the turnout among his core supporters, and to discredit the Democratic candidate. To achieve a higher turnout, he needs to reignite his nationalist populism and pinpoint the enemies that he is fighting for on behalf of ordinary citizens. One can expect a campaign of hardline immigration policies, xenophobic resentment, and constant attacks on the ”establishment swamp” in Washington where Trump still depicts himself as the outsider.

Trump may not increase his own approval ratings but he can increase disapproval for the Democrats as he did in 2016 with the help of digital social networks and systematic disinformation. He will attack the Democratic candidate as weak, radical, liberal, and anti-American.He will also seek to deepen divisions among Democrats or to paint the entire Party as socialists who want to flood the country with illegal immigrants.

Trump has already launched a campaign against four non-white “progressive” congresswomen who have vehemently attacked his policies. Polls find that whites without a college degree,who can be easily manipulated on questions of ethnicity and religion,make up a core Trump constituency.

Trump will face an uphill struggle during the campaign. In particular, he risks raising turnout among nonwhite voters who stayed at home in 2016. This could push some states in the south west with large Latino and African American populations, including Arizona and Texas, into the Democratic camp. Moreover, Trump is likely to manufacture new scandals that may turn the large independent bloc of voters against him.

Nonetheless, Trump’s demise cannot be taken for granted. He lost the popular vote in 2016 but won the electoral college because he gained narrow majorities in three states – Michigan, Pennsylvania, and Wisconsin. Democrats must focus on regaining these states but they need a consistent and positive message that motivates voters and not simply an anti-Trump platform.

*****

Botuar në Dita. Rubrikën e z.Bugajski mund ta lexoni çdo të shtunë në Dita print dhe online. Ndalohet kategorikisht ribotimi i plotë ose i pjesshëm pa lejen me shkrim të redaksisë

 

 

 

Share This Article
7 Comments
  • Ceshtja nuk eshte kush do jete rivali i Donald Trump ne 2020, por se kush do jete rivali i Ivanka Trump ne 2024.

  • Z. Bugajski ,
    që ke për zanat politikën , më ndëgjo mua që kam një zanat shumë larg politikës !
    Trampi do fitojë se s’është politikan, sepse edhe në Amerikë , politikanët janë një rracë muti , që ia kanë prurë shpirtin popullit majë hundës, me intrigat dhe poshtërsitë e tyre . Pale këtu , në Shqiperinë tonë , që politikanët janë njerëzit më të ndyrë .
    Trampi i duhet Amerikës dhe ne të tjerëve që s’jemi amerikanë .
    I uroj fitore presidentit Tramp , nuk i duroj dot prostitutat e politikës !

    • Konkluzion :
      Populli amerikan është një popull idiot që zgjodhi president një idiot .
      Tekniku ynë , pasi e ndriti Shqipërinë , po merret me Amerikën .
      Doni më për teknikun tonë ?!

    • Nëse Mireli nuk tallet :
      Column – kollonë , në anglisht
      Kolumnist – gazetari apo redaktori që drejton një kolonë të gazetës , si Bugajski që drejton kolonën e politikës së jashtëme tek DITA .

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *