Bllokimi i Vettingut “në emër të Vettingut”

Ornela
Prokurorja e Pergjithshme e Perkohshme, Arta Marku, duke hyre ne godinen e Prokurorise se Pergjithshme, ne diten e saj te pare te punes. Zgjedhja e Markut si Kryeprokurore eshte kundershtuar fort nga opozita. /r/n/r/nThe General Provisional Prosecutor, Arta Marku, enters at the General Prosecution's Office, on her first day of work. Marku's election as general prosecutor is strongly opposed by the opposition.

Bedri Islami

Opozita e bashkuar, si i thonë, në të mirë e në të keq, ka kërkuar sot (dje) ndryshime të veçanta kushtetuese, përmes një seance të jashtëzakonshme me një qëllim të vetëm: heqjen e Arta Markut nga detyra e saj si Prokurore e Përgjithshme e Përkohshme.

Reagimi në mbështetje të Arta Markut nga institucione të rëndësishme ndërkombëtare, sidomos nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Europian, lëvizjet që po bën ajo me dorë të sigurt për të ndryshuar gjendjen kaotike në institucionin e prokurorisë së shtetit, paralajmërimet e saj për daljen nga situata dhe ndodhi të rëndësishme që mund të jenë të pranishme në goditjen e botës së krimit, ka ngjallur një panik të jashtëzakonshëm tek opozita. Frika e tyre ka tashmë vetëm një emër: Arta Marku.

Prej ditësh opozita e ka shpallur luftën e saj. Pasi dështuan ta trembin me tymuese zjarri, me britma dhe çizme, me protesta dhe kërcënime, me tentim për realizimin e një grushti të vogël shteti, me anatemimin e figurës së saj, pasi më parë kishin thënë se “nuk e kishin me të”, tani, opozita , ka vendosur të ndërmarrë hapat legjislativë për të nxjerrë institucionin e Kryeprokurorit të Përkohshëm jashtë ligjit.

Normalisht ata duhej të ndjeheshin të qetë në lëvizjet e tyre, pasi, si kanë thënë qindra herë, e gjithë bota e krimit është tek qeveria e tashme dhe, nëse e ndjejnë veten të pafajshëm, nuk do të kishin asnjë arsye përse të bëheshin merak për të sjellë në parlament një ligj propozues për ndryshimin e Kushtetutës.

Cili është ky propozim, i cili, edhe nëse nuk kalon, përmban brenda vetes monstruozitete ligjore dhe kërkon të vendosë nën këmbët e parlamentit, duke e bllokuar atë, krejt sistemin e drejtësisë dhe reformën e nisur.

Në fakt, ligji i propozuar bëhet duke u nisur vetëm nga një person: Arta Markun. Është një ligj sui generis vetëm për atë. Dhe prej saj për të shkuar drejt një qëllimi tjetër, edhe më të madh se rrëzimi i zonjës  Marku, rrëzimin e sistemit.

Propozimi i PD-së është që, përmes një drafti të veçantë, Kuvendi të ndryshojë Kushtetutën e vendit, me qëllim që, deri sa të ngrihet Këshilli i Lartë i Prokurorisë, të jetë Kuvendi ai që do të bëjë Veting-un për Arta Markun. Me nismën e PD-së është bashkuar edhe Lëvizja Socialiste për Integrim.

Tashmë, si asnjëherë më parë dhe besoj se edhe në të ardhmen, hartimi i një ligji kundër një personi, në këtë rast kryeprokurorja e Republikës,  është ngritur në nivel kushtetues. Për hatër të goditjes së saj kërkohet ndryshimi i Kushtetutës, vënia e një institucioni nën hyqmin e opozitës, përmes bllokimit të votimit, dhe bllokimi i Vetting-ut, si shpresa kryesore e kahershme e opozitës. Ndoshta edhe përpjekja e fundit e saj, megjithëse askush nuk e di se sa do të jenë në të ardhmen përpjekjet e një kahu  politik, të çartur politikisht dhe të trembur ligjërisht..

Në këtë mënyrë, përmes draftit të propozuar, Kuvendi kërkon të marrë në dorë kompetencat e Këshillit të Lartë të Prokurorisë në zgjedhjen e prokurorëve dhe përmes këtij ligji, që propozohet, të fillojnë edhe kulisat politike për të vënë edhe një herë, përfundimisht, sistemin e drejtësisë nën kontrollin e partive politike dhe të spostojnë organet e strukturat e ngritura për këtë qëllim.

Ky është, në fakt, thelbi i kësaj nisme, maskuar me nevojën për Vetting ndaj Arta Markut.

Çfarë po bën kjo grua, ndaj së cilës është hedhur verbëria e politikës opozitare dhe përse janë rritur mllefet kundër saj?  A është vetëm ajo frika e opozitës për hapjen e traseve të vjetra të krimit të organizuar?

Ka lidhje kjo vetëm me kryeprokuroren apo edhe me mundësinë e dërgimit të ekipeve të specializuara të FBI-së, të cilat vërtet mund të vijnë duke u nisur nga rasti “Tahiri”, por nuk do e bëjnë gjithë atë “rrugë” për një rast të vetëm, qoftë ky edhe i ish ministrit të punëve të brendshme. Cili do të jetë njeriu i radhës që mund të jetë vënë prej kohësh në llogaritë e strukturave euro-atlantike, që, jo shumë larg mund të jetë në një vend tjetër, jo në parlament apo në sallat e politikës? Dilemat sa vijnë e nuk janë më të tilla. Vendosja e Arta Markut në detyrën e saj, çka prej shumë kujt nuk është pritur, duket se po i shpejton gjërat dhe ajo bëri paralajmërimin e saj të parë.

Paralajmërime të tilla, tashmë, si duket, të studiuara dhe të kopsitura, janë bërë edhe nga institucione të tjera të specializuara. Përmes njerëzve që kanë deleguar në Prokurorinë e Përgjithshme, opozita, si duket, ka marrë të dhëna që lidhen pikërisht me ngjarjet që mund të vijnë dhe që do të rëndojnë jo vetëm mbi disa njerëz të veçantë.

Nisma e propozuar, sa do e maskuar nën emrin e një Zonje, synon të fusë në një rrugë qorre Reformën në Drejtësi, të shmangë objektivin e saj madhor. Kërkesa që caktimi i një prokurori të ri të përkohshëm, tani sipas draftit të ri, me tre të pestat e votave në parlament , nuk është gjë tjetër, veçse shtyrja deri në kufijtë e maksimumit të Reformës në Drejtësi, të cilën besojnë se do e hedhin në “fik”, përmes demonstratave të janarit.

Kuvendi i Shqipërisë nuk mund të bëjë dhe nuk ka tagër të bëjë vetting-un e prokurorëve dhe të gjyqtarëve. Në Draftin kushtetues për Reformën në Drejtësi janë përcaktuar qartë institucionet që e bëjnë dhe strukturat që duhet të ngrihen. Kushtetuta e ka tani të sanksionuar se Vetting-u për prokurorët dhe gjyqtarët bëhet nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë dhe Këshilli i Lartë Gjyqësor. Asnjë strukturë politike e legjislative nuk mund të vihet mbi to, pasi ata janë tani njësi kushtetuese.

E ashtuquajtura Nismë për ndryshimin e Kushtetutës është vijim i përpjekjeve të kahershme kundër reformës në Drejtësi dhe strukturave që janë ngritur e filluar nga puna për zbatimin e saj.

Një formulim i ri që mbart qëllimin e vjetër: bllokimin e Vetting-ut, kësaj here në “ emër” të Vetting-ut.

 

Share This Article
6 Comments
  • Frika bertet nuk kam frike,a ka ne politike njerez te inkriminuar,shume. Kush nuk e ndjen se eshte i paster,bertet therret sikur padrejtesia eshte ke Kry/prokuroria. Populli i di mire se si politikane u pasuruan dhe sot bertasin per fukarallekun. Te filloje tek Ilir Meta e familja e tije,pastaj tek te tjeret me rradhe.

  • ESHTE KOHA TE KERCASIN PRANGAT !

    – A mund te krijoje qeveri Antimafie
    Lulezim Kryemadhi dhe Mafia e tyre?

    – Ti varesh melcite ujqerve te pangime !

    – Enough its enough….. Boll me !

    Nga Alban Dega, Nju Jork

    “Banda e Gangstereve” te Sali Berishes e rrenoi, e shkermoqi, e zhberi te pakten 7 here nga themelet Shtetin Shqiptar ne 13 vjet sundimi te Salikracise e kryeministri Edi Rama flet per sabotimin, pengimin e Integrimit te Shqiperise ne Bashkimin Evropian qe e duan e aspirojne 95 per qind te shqiptareve me evropian e pro perendimore se vete ata !?
    Cila rini e popull ne cilindo vend te ish- Perdes se Hekurt e Perandorise se Djallit doli neper sheshe me parullen lapidare :
    – E duam Shqiperine si e gjithe Evropa ! ne dhjetorin historik te 1990-es !
    Edhe kete aspirate e kushtrim unikal mbarepopullor e nakatosi Katovica e Sali Alise !?
    A nuk ishte “ Kjo Mafia qe ka dale krejt jashte kontrollit “ e Sali Kadafit, qe i shpalli lufte te hapur nga foltorja e altarit te Salikracise ne ate kohe “ imperializmit Amerikan dhe dores se zeze te tij CIA-s” ne pranveren e vitit 1997!?
    A nuk ka dy muaj plot qe Partise se Cadres se Putinit iu bashkua edhe Mafia me bllok ne dore me ze e me figure e Like Floririt!?
    A nuk e bekoi edhe vete Mareshalli i Beogradit bashkimin e Mafias e Cadres dhe asaj te Cizmes qe i shpallen se bashku lufte te hapur “ imperializmit ametikan “ ne pragdiimrin e vitit te trishte 2017 kunder Ambasades amerikane ne Tirane dhe ne vigjilje te protestes nekrofile te deshtuar me sukses te plote nga braktisja e shqiptareve ?
    A e dini cila eshte kerkesa kryesore e “ kesaj Mafia qe ka dale krejt jashte kontrollit “ dhe Mafias se Bllokut 700 mije euro faqja dhe e Cizmes per protesten e 27 janarit 2018 !?
    Permbysja e Rames dhe krijimi i nje qeverie Anti- Mafia !?
    Po a mund te krijoje nje Qeveri Antimafia

    1- Dopjo- Mafia e 97-es,
    2- e 14 shtatorit 1998,
    3- e kusarise 500 milione euroshe te Autos-trades se Kombit me Lul- Giten ne krye,
    4- e Gerdecit me Fatmir Xenn ne balle,
    e atdheshitjes se Otrantos me Sali Zerven,
    5- Mafia e bllokut me 64 prej 82 videove te Likes me deri 700 mije euro faqja
    6- Mafia e 850 milone eurove te munguara te privatizimit te ARMO-s ,
    7- 620 milione eurove te CEZ-it ,
    8- 250 milione dollare e te Rapiscanit,
    9- mbi 100 milione eurove investim te humbura shtetit e popullit shqiptar nga Gita,
    10- e rreth 100 milione eurove te humbura Shqiperise nga Xeni dhe dajet e tij serbe me Interkonksionin Shqiperi- Kosove me i vestime gjermane …. !?
    11- e miliona dollare allishvetishe te pista e te kunderligjshme te Lulezim Bashicit, me Mafian turke e nderkombetare off-shore , ku vetem per nje fotografi me Donald Trumpin ka paguar 500 000 dollare, fotoja me e shtrenjte ne Bote e ketij sharlatani zecjerre e zeshtjerre qe na trashe edhe zerin e humbur e na ben edhe garipin, edhe te fortin si Il Capi dell Capi, qe nuk is leshon Sharovi i Vicidolit sa te jete gjalle sepse ai e di mire qe qehajai i tij ne krye te PDSH-se eshte nje p… jeshke mashkull.
    Ai e ka zgjedhur qenushin Basha per te zbatuar urdherat e tij e jo per te drejtuar Partine e tij qe e ka me tapi derisa ti jape ymer ai lart, sic e ka deklaruar ne gojen e tij.
    A mund te krijoje e drejtoje nje qeveri antimafia kjo “ Mafia qe ka dale krejt jasht kontrollit “, sipas “The New York Times” , mbretit te shtypit te lire Amerikan dhe boteror, te cilin Kapobandoja e saj Saleh Karaxhici e quajti “ nje leter higjenike” vetem se ne kete fjali ia beri radiografine e persosur te krejt sundimit te tij – SALIKRACISE !?
    Po si mund te pranoje rinia e populli me proamerikan ne Bote qe ta qeverise nje p… jeshke mashkull qe kurre ne jeten e tij nuk i ka thene per hajer nje pune te dobishme per te e per Shqiperine !?
    Po si mund ta ndjeke nje popull e rini nje humbameno, nje p… mashkull si Lulezim Basha qe per kater vjet ne krye te Bashkise se Tiranes nuk mbajti nje, qofte edhe nje premtim, qe per kater vjet nuk nguli qofte edhe nje gozhde ne Tiranen tone te bukur !?
    Po si mund ti shkoje mbrapa nje hori e hajduti me cizme jo vetem te Autostrades se Kombit, por edhe te kapur me ze e me figure duke vjedhur votat e Tiranes ne 2011… por edhe deri votat per kryetar te Partise se tij Salikratike te Shqiperise me kamikaze qe votuan deri ne pese here secili per kete hajn votash ?
    Si mund te besoje nje popull e rini nje rrenc te pafytyre si Lulezim Berisha qe nuk nxjerr nje fjale nga goja pa genjyer !?
    Te protestosh per krijimin e nje qeverie antimafia te Lulezime Kryemadhit eshte njesoj si ti varish ne qafe ujkut melcite per ti ruajtur … !!!
    Kane vjedhur boll per tu dhene shans te stervjedhin perseri !
    Eshte koha tu kercasin celsat e prangave ne kycet e duarve e jo tu jepen celesat e qeverisjes se saj kapove te kesaj “ Bande Gangsteresh” e “ Mafia qe ka dale krejt jasht kontrollit” per te shpetuar kokat e saj prej kucedrash te pangopura me parate, pasurite dhe gjakun e shqiptareve nga Vetingu dhe Reforma ne Drejtesi !
    Lanet !
    Hiqnu dreqer prej meje
    Se jeni pa kurrfare feje !
    Enough it’s enough … Boll me !

  • Shoku Bedri ! Po sikur te behesh per nje ore i Drejte dhe i Ndershem, te zhveshesh petkun e militantit dhe te vishje ate te gazetarit , dhe te beje nje shkrim se KUSH me te vertete po e pengon Reformen ? Nese mundesh Beje, nese jo atehere shkrime te tilla nuk i duhen kujt.

  • Ti,socialisti i pjerdhur akoma nuk e ke kuptuar kush e pengon vettingun ? Pse kaq debil te jeshe valle ,sa te
    mos kuptosh dhe te dallosh “ujkun” dhe vazhdon te ndjekesh gjurmet e tij . Bettingun e kane frike ata proku-
    rore,gjykates,politikane , mafioze,kriminele,etj.etj. qe kane vjedhur,kane grabitur,ksne vrare , etj.etj dhe deri
    me sot ja kane hedhur paq. Akoma se paskish mesuar
    por ja kerkon Bedriut te c’veshe ” xhyben ” e militanti dhe
    te te sqaroje Ty se cilet jane ” mekataret” e Shqipetise se
    ketyre 27 vjeteve ? Kush e vrau Azemin ? Kushe vrau
    Trebicken dhe e hodhen ne malet e “Gore-Oparit” ? Kush
    e vrau Remzi Hoxhen, Xhindin e dhjetra e qindra te tjere.
    Kush e shkaktoi vdekjen e 26 gerdecareve e qindra te pla
    gosurve ? Kush e shkaktoi 97-ten ? Kush e beri 21 jana-
    rin? ,etj.etj. Duhet te jesh komplet jasht realitetit shqiotar
    ose ke veshur ” xhyben” antiplumb te Sali Ram Berishes.
    Nuk eshte Bedriu qe mban jelekun antiplumb,por jeni ju
    zoterinj qe per 27 vjet me radhe keni bunkerizuar dinasti-
    ne e kryekriminelit,kryehajnit,kryemafiozit,antishqiptarin
    me te madh qe ka njohur historia e dhimbeshme e ketij
    vendi qe quhet Shqiperi. Kjo eshte historia e vertete qe
    meshiron shqiptarin e ndershem,autokton, patriot,atdhe-
    tar. ……..! Jane pikerisht keta qe i rezistojne vettingut,
    sepse me vettingun marrin fund nje here e pergjithemone
    te gjitha abuzimet e tmerreshme qe kane bere mbi kurri-
    zin e shqiotare, por mbi te gjitha i gjithe klani i Vicidolit
    perpiqet te mbrojne pasurine e plackitur,priviilegjet e
    Gjirit te Lalezit, milionat e fshehura neper bankat e botes
    pasurite e tundeshme dhe te padukeshme te fshehura
    kudo. Me vettingun te gjitha keto do te marrin fund. CIA
    dhe FBI-j me siguri do t’i shkoje deri ne fund duke eviden-
    tuar se cfare gjeme i eshte bere popullit shqiotar nga banda e horrave te Vicidolit. Nese vettingu do te behej
    nga drejtesia dhe politika shqiptare per nje mije vjet nuk
    do te kishim drejtesi ,as vetting ,as lufte kunder korrupsio-
    nit me Sali Ram Berishe, Ilir Mete,Lulzim Bashen,Edi Ra-
    men …. por lumturisht kete e ka marre ne dore Amerika
    dhe BE-ja dhe ketu s’kane nga luajne bythet horrat ,gang
    steret,mafia shqiptare e kryesuar nga Monstra e Vicidolit.
    Prandaj cdo shqiptar i ndershem e patriot cdo nate derisa
    te perfundoje Reforma ne drejtesi dhe vetingu te ndezin
    secili ne qiri bekimtar per dy zoterinjt ambasadore te nde-
    ruar : LU dhe VLLAHUTIN ,qe duke patur nje dashuri e
    dhimshuri per popullin shqiptar i vune gjoksin kesaj refor-
    rme duke perballuar me guxim e heroizem te pashoq te
    gjitha sulmet,ofezat, percmimet ,sharjet prej rrugaci te
    Monstres se Vicidolit dhe ne fund e verteta triunfon mbi
    poshtersite e njeriut – monster …!!!!!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *