Paraspori quhej dikur pjesa e tokës së një prone që varej drejtpërdrejt nga vetë pronari, ndryshe nga toka që punonin bujqit.
Kjo e fundit nuk ishte më pronë e lirë dhe quhej bashtinë.
Bujqit e bashtinës ishin të detyruar të punonin, të mbillnin e të vilnin parasporin e pronarit.
Në shek XIV parasporitë ishin ende mjaft të gjera.
Këtë e dëshmon rasti i fshatit Dajç në rrethin e Shkodrës, pronari i të cilit kishte 14 ara.
Në paraspori fshatarët duhej siç thuhet në një dokument të kohës, “të lëronin, të mbillnin e të punonin”.
Paraspori qëndroi deri në pushtimin osman, kur me vendosjen e pronësisë feudale-ushtarake mbi tokën, të gjitha tokat e punueshme u shpallën pronë mirie (shtetërore).
b.m. / dita

U shpallen MIRIE, por SULLTANI, qe ishte vete SHTETI, ja jepte ..verrlaceve ..toptaneve…vlorajve…vrioneve…dhe keto sot quhen…PATRIOTE… klasa KRIMINALE, politike dhe AKADEMIKE “shqiptare”…