DITA! Duket se me Berishën, vendin e ndjek një mallkim që nuk ka reshtur gjatë tërë historisë. Pa u lëshuar në të kaluarën e largët, Shqipëria përjetoi regjimin më të egër diktatorial komunist në Europë dhe doli plotësisht e shkallmuar nga diktatura. Shqipëria në vend të rilindjes dhe rimëkëmbjes pati fatin më të zi nga të gjitha vendet që dolën nga regjimet komuniste të Europës: Në fakt është i vetmi vend i Europës që nuk pati luftë, i cili ende po zvarritet në një tranzicion të tejzgjatur në të cilin e futën ish funksionarët e PPSH-së Ramiz Alia (tash i vdekur), Sali Berisha dhe Fatos Nano (politikisht të vdekur). Tragjedia dhe mallkimi më i madh i Shqipërisë dhe shqiptarëve është Sali Berisha i cili e kontaminoi skenën politike më zi se vetë Enveri dhe i cili edhe sot e kësaj dite po e mban peng opozitën dhe ecjen e vendit përpara drejt integrimeve. Ky njeri nxit urrejtjet dhe përplasjet vëllavrasëse në luftë për pushtet, dhe disa herë pothuajse e shkatërroi Shqipërinë duke e sjellë në buzë të humnerës. Ai edhe sot po përpiqet të nxisë revolucione dhe vëllavrasje me qëllim të rikthimit në pushtet. Nuk gjen lider as politikan në Europë më brutal, intrigant e destruktiv. Ky është vetë mallkimi që po i shoqëron shqiptarët.
Dërguar me sms
në numrin e redaksisë
