Me eutanazi kuptohet procedura vullnetare dhe e ndërgjegjshme që realizojnë mjekët për t’i dhënë fund jetës së një të sëmuri terminal me kërkesë të vetë atij, me qëllimin që t’i japë fund vuajteve.
Ndryshimi tek vetëvrasja e asistuar është se tek e para është mjeku që i jep fund materialisht jetës së një pacienti, ndërsa tek e dyta mjeku nuk është një agjent aktiv, por kufizohet vetëm me vënie në dispozicion të mjeteve dhe për t’u kujdesur për pacientin në mënyrë që të jetë vetë pacienti që e vret veten.
Nga pikëpamja mjeksore eutanazia është aktive ose pasive. Eutanazia aktive ndodh kur mjekët i japin fund direkt jetës së një pacienti dhe eutanazia pasive ndodh kur i ndërpresin trajtimin ose kurën duke ia përshpjetuar kështu fundin. Eutanazia pasive quhet ligjërisht ortotanazi që zakonisht përdoret termi vdekje dinjitoze dhe kur eutanazia aplikohet pa miratimin e pacientit emërtohet kakotanazi (cacotanasi).
Termi distanazi përdoret për të përcaktuar të kundërtën, të ashtuquajturën këmbënguljen sanitare, pra kur zgjatet artificialisht jeta e pacientit edhe pse nuk ka më mundësi rikuperimi ose edhe për reduktimin e vuajtjeve të tij.
Aktualisht eutanazia është e ligjshme në Hollandë, Belgjikë, Kolumbi dhe Luksemburg. Vetëvrasja e asistuar është e ligjshme në Zvicër, Gjermani, Japoni, Kanada dhe në 7 shtete të Amerikës.
b.m. / dita
