Botuesi Henri Çili është shprehur se pas ditëve që kaloi në burg duhet të thellojë studimet e tij në fushën e të drejtës penale, pasi e gjithë kjo i është dukur një çmenduri.
Në një prononcim Çili u shpreh se fakti që akuzohej për ndikim tek gjyqtarët për të liruar Arbion dhe Alban Alikon, dy vëllezërit që akuzohen për vrasjen e efektivit Ibrahim Basha, i duket absurditet.
“Një absurd i paimagjinueshëm, deri në kufijtë e çmendurisë. Gjithsesi ishte një provë e vështirë që më bindi se duhet të thelloj studimet e mia në fushën e së drejtës penale”, tha Çili në Përmet, pas lirimit nga burg.
Ndërsa avokati i botuesit dhe pronarit të Universitetit Europian të Tiranës, Andi Duraj, u shpreh se Gjykata e Përmetit veproi me shumë profesionalizëm duke i dhënë fund një abuzimi dhe dyshimeve që nuk qëndrojnë.
Në një prononcim për “AbcNews”, Duraj tha se sipas tij është fituar beteja por jo e gjithë lufta.
j.l./ dita

Ne Strasburg te shkosh o vella. Ta kan prish reputacionin. Hidhe Republiken e bananeve te Shqiperise ne gjyq. Paguan ky popull, e ka zemren e madhe.
Henrik, nuk te duhen Studimet e thelluara në drejtesi, te mjaftojne aftesite e thelluara per pazarlleqe.
Kete radhe ia hodhe paq, te pakten per momentin, fale ketyre aftesive. Per te shpetuar te korruptuarin e larte në drejtesi, po keshtu dhe vete ramaformen, rilindja te dha lirine, e perseris te pakten per momentin.
Ruaje fort kete karte se do te te duhet deri në fund te lojes.
Qili mos e bej shume te thell se mos bie vet brenda.
A lobove dhe a tentove te korruptosh?
Studimet ne drejtesi nuk ia ndryshojne krimit ngjyren nga i zi ne te bardh. Dinamika e asaj qe ka ndodhur eshte e verteta dhe jo justifikimet e tua prej mafiozi te pashqetesuar deri diten kur u arrestove, mafioz qe u dilte per zot krimineleve ne burg ne kembim te pasurive te tundshme dhe te patundshme.
Po “cmenduri “eshte Henri Cili ,veprimi i drejtesise ,qe te fajson dhe te ndalon per 6 faje te renda dhe pastaj te liron ;ndersa ti krekosesh se “fitove”betejen “por jo luften! Paskan bere pune ato 750mij Eurot qe paskan dhene ata ballistet e Lazaratit!
Po u thellove me Seriozitet do kuptosh krimin qe ke bere.
batakciu ngelet batakci ose nuk behet gsabeli mbret ne raca arjane I beme