Cili ishte Aqif Pashë Elbasani

b.m.

Aqif Pashë Elbasani pas shpalljes së Pavarësisë u emërua në administratën e shtetit të ri shqiptar.

Në 1913 Aqif Pashë Biçaku (siç quhet ai edhe ndryshe) ishte prefekt i Elbasanit.

E shndërroi Elbasanin në mbështetjen kryesore të qeverisë qendrore të drejtuar nga Ismail Qemali.

Në kohën e mbretërimit të Vilhelm Vidit (që pasoi për 6 muaj qeverisjen gati njëvjeçare të Ismail Qemalit) Aqif Pashë Elbasani u emërua ministër i punëve të brendshme, funksion që e mbuloi nga maji deri në fillim të shtatorit 1914.

Më pas u detyrua të linte vendin e të kalonte në emigracion politik, si të gjithë anëtarët e tjerë të kabinetit, së bashku me vetë kryetarin e shtetit, princ Vidin – të detyruar nga lëvizja e armatosur që shpërtheu në Shqipërinë e Mesme, e cila njihet me emrin “Lëvizja e Haxhi Qamilit”

b.m. / dita

Foto: Nga e majta në të djathtë, gjenerali Willem De Veer, Ibrahim Biçaku, Aqif Pashë Biçaku dhe Ali Agjah Beu

 

Share This Article
16 Comments
  • Po pse nuk e thoni origjinen e Aqifit? Nuk eshte turp te jesh nga Konia e Turqise. Shumica dermuese e pashallareve dhe vejlereve shqiptare nuk ishin me origjine nga qytete, fshatra, krahina shqiptare. Ishin mall eport-import.

  • Nje koment para ca oresh akoma nuk ka pare driten e botimit..nuk ka problem
    .
    Problemi eshte se keto Ibrahimërit po jepen si engjej kur ishin te vegjel por nuk flitet fare se ky” bracja i vogel” ka qene k/m ne kohen e fashizmit dhe nazizmit..

    .
    Nuk e kuptoj pse po perkedhelen ‘”cuni” Aqif Pashes qe u be pronazist i rrezikshem..po ashtu dhe ” cuni’ Avdyl Frasherit..Mithati qe edhe pse ishte xhonturk dhe me me vone filonazist-ballist..nderohen si heronj

    E nderpes komentin se mos nuk botohet si i pari..

  • Edhe kjo fotografi e rralle eshte dhurate per shqiptaret nga Robert Elsie.
    Z.Cub ne kete fotografi eshte nje djale i vogel,qe quhet Ibrahim bej Bicakciu,fati tragjik i te cilit lidhet me ndihmen qe i dha maskarait.Nje fjale e urte arabe thote:Fukarain dhe maskarain mos e ndihmo,se ata i ka pare zoti.Ky Ibrahim Bicakciu perfundoi studimet per agronomi ne Austri.Ngriti ne Tirane fabriken e duhanit Flora dhe hapi nje dyqan me te njejtin emer per shitjen e cigareve te Fabrikes se tij.Aty vjen i bukuri shejtan Enver Hoxha ne shoqerine e bixhosxhiut te mejhaneve,Esad Dishnica,qe e kishte djale halle.Ky i paraqet djaloshin bukurosh Enver Hoxha per ta marre shites duhani ne dyqan,meqenese terhiqte oficeret italiane se i ngjante Rodolfo Valentinos.Duke shfrytezuar mallin dhe autoritetin e Ibrahim beut,Enveri filloi kontrabanden e duhanit ne Kosove,Mblodhi nga Korca shoqerine e vjeter,Pilo Peristerin,Themelkon,qe i dergonte koriere kontrabande.Me mallin e Bicakcijve bleu shtepi ne Tirane dhe solli Anene me motrat nga Gjirokastra.Me mallin e Bicakcijve futi agjentet e Srerbise Miladin Popovic dhe Dushan Mugosha ne Tirane dhe i mbajti dy vjet me parate e kontrabandes.
    Si shperblim Ibrahim Bicakciun per nderin qe i beri e arrestoi bashke me Bari Omarin,e dergoi ne burgun e Burrelit dhe vdiq duke pastruar halete e pazarit Elbasanit.
    Bicakcijte e Elbasanit kane nje histori 600 vjecare te lene me shkrim nga Ibrahim Beu qe ne gjallje.Dokumentin e ruajti zonja N.Shuteriqi dhe ne dijenine time e dergoi bashke me nje kame antike ne muzeun kombetar.Une e kam lexuar dokumentin origjinal dhe aty nuk flitet per ndonje origjine nga Konya e anadollit,sic pandeh ti,por qe prej vitit 1600,kjo familje ka qene gjithmone pari e Elbasanit.Kete e verteton edhe udhetari Evlija Celebi,qe i gjen Bicakcijte sundimtare te Elbasanit dhe permend xhamine e Bicakci agait qe qendroi deri ne vitet e revolucionit kulturor kur u shemb nga pushteti komunist ne vitet 70.
    Nje lidhje farefisnore Bicakcijte kane pasur me Vlorajt e Kanines,qe e shenon edhe Ibrahim Bicaku ne Gjenealogjine e familjes.Keshtu mund te presupozojme per nje origjine te lashte me se 500 vjecare nga Kanina e Vlores.

  • Demo, keni shumë të drejtë për ç’ka shkruani. Më lejo verëm një plotësim të vogël.
    Esat bej Dishnica, ishte ‘partner’ i Enverit, qysh nga Korça, thonë bashkëkohësit e tyre. Enveri, kur nuk la njeri, nga ata që i dinin huqet pa i ndëshkuar, Esatin e mbajti deri në gjallje të tij, në krye të një komisioni që ndiqte pronat e shqiptarëve jashtë Shqipërisë. Ishte kjo me miqësi e ‘ngushtë’ me Enverini që i shpëtoi dhe kokën kushëririt të tij Ibrahim bej Biçakut, të cilit si kryeministër në qershor 1944 deri në largimin e gjermanëve, mund t’i kishte ikur koka, por u dënua 35 vjet, bëri 20 vjet dhe përfundoi, siç thoni ju, pastrues në nevojtoret publike në qendër të Elbasanit. Ky ishte, si të thuash, ‘borxhi’ i shlyer nga Enveri, por që për Esatin ia vlente. Bahri Omari, edhe pse më i afërt, burri motrës së tij, hëngri plumbin, sepse ishte ministër në qeverinë ‘kuislinge’ të Ibrahim bej Biçakut!?
    Kjo është historia, por cubave mos ia vë re, nuk u vihet faj se aq dinë. Prsh!

  • Aqif Pasha si politikan aktiv qe edhe anetar i Keshillit nalte ne vitet 1920, por duhet theksuar qe ne momentin historik te luftes se pare boterore ishte perkrahes i Austro – Hungarezve dhe Gjermaneve sebashku me Luigj Gurakuqin,Hasan Prishtinen, Dom Nikoll Kacorrin, Gjergj Fishten, Ndre Mjeden, Hil Mosin ,Ahmet Zogun, Lef Nosin dhe me te rinj si Haki Stermilli etj. Me mbarimin e luftes se pare boterore Austro- Gjermanet humben luften por askush nuk i quajti bashkepunetore te pushtuesit Austro -Gjerman.
    Po keshtu cuni i tij qe eshte ne foto sebashku me shume tjere ne luften e dyte perkrahen Gjermanine dhe shumica ishin po te luftes se pare, Por tani na doli termi Bashkepunetore i armikut , perse ? sepse ne luften e pare nuk kishte komuniste qe te perdornin ne favor te tyre per te denuar te tjeret …….tung

  • O mije kenetash e mizakali,po ku keni fytyre ju te merrni neper goje me komente bajate nje prej figurave me te ndritura te kombit,Patriotin e atdhetarin e madh Aqif,Pashe Elbasanin.Aqif Pashe Elbasani pervec komtributit qe ka dhene Ai ka shkrire pasurine e tije vetem per nje Shqiperi te pavarur,te lire e demokratike,kurse keta te djeshmit e te sotmit,nga zogollet tek eterit e diktatures komuniste dhe bijte,niperit,mbesat e mostrat e tyre,jo vetem qe nuke dhane asgje per Shqiperine si te pabreke qe ishin,por e grabiten,gjakosen dhe po e grabisin dhe gakosin e nuke kane te ndalur,aqe sa ne zgjedhjet e fundit parlamentare ne shumice populli i bojkotoje duke i nxjerre te dhjere,por “krenar”.Dhe per keto mijra krime e superkorrupsione te bera nga fuqia e ndyre e pushteteve,SOVRANI,USA, dhe BE kerkuan me force Reformen ne Drejtesi,Vettingun e ligjin e Dekriminalizimit.Prisni,se nuke keni pare gje akoma,kure e djeshmja dhe e sotmja do t’u mbetet nje ender dhe e nesermja e afert po vjen minuti qe nga superlukset me fuqine e korruptive e kriminale te pushteteve,ne bangen e Drejtesise,dhe ne nje fund te turpshme e pakthim.Besoni,binduni e ndaluni ne marrite e ligesite tuaja dhe rrefehuni sa nuke eshte vone,qe SOVRANI,USA,BE e Ligji dhe ZOTI t’u meshiojne.

  • Serbis, Malit Zi dhe Greqisë,
    Ti burrë i rrall su frikësove
    N’detyrë të atdheut gjithnji qëndrove
    Për nder dhe të mirën e Shqipnisë
    Përpara Pashë Përpara qofsh jetëgjatë
    Dëfte se ke në dejet gjak shqiptari
    Qëndro në besë të rreptë, puno për ditë për natë.
    (dr. Filip Papajani ,Elbasan 1917)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *