Një burrë gjendej në një rrugë në jugperëndim të Uruguait. Ai u befasua kur ndalet një makinë ku ishte presidenti i këtij shteti, Jose Mujica, dhe gruaja e tij, raporton El Observador.
Më 5 janar Gerhald Acosta, punonjës në fabrikë e celulozës në Montes del Platão, kthehej në shtëpi. Në rrugë kishte ngritur gishtin lart, me shpresën se do të ndalej ndonjë veturë.
“Kam ecur për një kohë. kaluan 25 deri 30 makina, por askush nuk u ndal”, tha Acosta.
Pastaj, u ndal një veturë prapa së cilës ishte një veturë tjetër. Shoferi i veturës së dytë pyeti se ku po shkon. Acosta tha: në Juan Lacaze. Shoferi u shpreh se mund ta dërgojë deri në Anchorene, ku gjendet rezidenca presidenciale, dhe se mund të ulet në furgonin ku ishte edhe një grua të cilën ky e njohu.
Ishte Lucia Topolansky,gruaja e presidentit Mujica. Me të ishte dhe presidenti Mujica.
“Nuk mund të besoja se presidenti më mori në makinë”, ka thënë ai.
Acosta në Facebook ka postuar fotografi të bëra me celular.
I njohur për mospërfillje të protokolleve dhe jetës së përulur, presidenti Mujica do ta lë postin e tij më 1 mars të këtij viti.



Kte pune e ben dhe Likja,po don lekat dhe mundesish € se keshtu i pelqen dorziu.
Harruat Salen qe e blindoi rrugen Fortuzi me fhjetwra police e agjente dhe kalonte bulevardin me eskorte prej 20 makinash policie? dhe kur u conte kalimtareve dy gishtat nga brenda xhamit ata e peshtynin? Ky eshte burri i shtetit te Arvizut, por i beri edhe pjellat e tij te peshtira te tille, qe kur shkonin ne Jal e bridhnin ne det me varke, dhjetra police ruanin perbindshen Argita…