Cili shkakton më shumë vdekje, i ftohti apo i nxehti?

Ornela

Shifrat nuk lënë dyshime: temperaturat e ulëta të dimrit marrin më shumë jetë se sa i nxehti mbytës i verës. Konkretisht vdesin 20 herë më shumë persona nga i ftohti i madh se sa nga i nxehti, sipas një studimi të publikuar në “The Lancet“, që është bazuar në të dhënat e 74 milionë vdekjeve përgjatë dy dekadave.

Sipas autorëve të studimit, konkluzionet duket se janë në kontradiktë me besimin popullor dhe atë të shumë profesionistëve, se valët e të nxehtit janë më të rrezikshme për shëndetin, shkruan Dita.

Sipas studimit, temperaturat e ulëta janë të lidhura me shtimin e rrezikut për të pësuar infarkt të miokardit.

Një tjetër efekt fiziologjik i të ftohtit është rritja e rasteve të hipertensionit. Jo më kot, si mekanizëm  mbijetese, enët e gjakut të gjitarëve ngushtohen në klima të ftohta për të ruajtur ngrohtësinë dhe temperaturën e trupit, pavarësisht mjedisit përreth.

Dhe nëse venat ngushtohen, presioni arterial rritet, gjë që mbart rreziqet e veta shëndetësore.

Gjithashtu, çdo vit gripi shkakton rreth 15,000 vdekje në dimër. Kjo shifër është pa numëruar viktimat e pneumonisë, sulmeve të zemrës, apo thjesht hipotermisë.

o.j/dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *