Cili zyrtar i FSHF-së parashikoi grupin e “Euro 2016”

Dita

Përpara hedhjes së shortit disa nga anëtarët e delegacionit shqiptar hodhën në letër parashikimet e tyre. Kjo kuptohet që ata kanë përzierë edhe dëshirat e tyre.

Tani pas shortit mund të shohësh se ai që i është afruar më shumë është ish-lojtari i kombëtares Edvin Murati. Ai kishte listuar Francën, Zvicrën dhe Suedinë. Të gjithë të tjerët kanë mundur të gjejnë vetëm një skuadër.

Kreu i FSHF-së Armand Duka kishte parashikuar Francën, por kishte shtuar Kroacinë dhe Hungarinë. Trajneri De Biasi nuk ka gjetur asnjë skuadër pasi kishte listuar: Portugalinë, Rusinë dhe Hungarinë. Denis Bastari, Drejtor i Maredhenieve me Jashte ne Federaten Shqiptare te Futbollit kishte parashikuar që Shqipëria do të kishte në grup Rumaninë, por ka gabuar me Anglinë dhe Austrinë.

desh (1)

Share This Article
2 Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *