Në muajin e fundit të “pritjes së ëmbël”, Çiljeta Xhilaga është shfaqur në kopertinën e revistës “Anabel” e mbuluar me trëndafila.
Bukuroshja e skenës ka shfaqur format e bukura të mëmësisë, ndërsa pret ardhjen në jetë të fëmijës së saj të parë. E mbuluar me lule që të kujtojnë ngjyrat e festave të fundvitit, Çiljeta vjen për herë të dytë në kopertinën e revistës më të suksesshme femërore në Shqipëri.
Pozimi para aparatit fotografik nudo dhe me barkun e fryrë është një praktikë e ndjekur nga shumë revista të mëdha nëpër botë. Ndër më të parat që thyen tabutë ka qenë aktorja Demi Moore, e cila u shfaq nudo në kopertinën e revistës “Vanity Fair”, në vitin 1993.