Prof. Pajtim LUTAJ
Cincinnatum, politikan romak i shekullit të V-para e.s, i njohur si diktator në dy periudha të vështira të Republikës Romake në vitin 458 dhe 439 para e.s. Vendosja e rregullit dhe qetësisë me anë të metodave të ashpra diktatoriale i dha atij epitetin «shpëtimtari» . Cincinnatum në moshën 80 vjeçare ishte tërhequr në jetën e vet private dhe merrej me kultivimin e tokave në brigjet e lumit Tibre, u kërkua me ngulm nga populli për të vendosur rregullin ne republikën Romake te trazuar. Duke patur parasysh moshën Circinnatum nuk pranoi, por populli qé aq këmbëngulës sa, shkoi ne fshatin ku ndodhej dhe e mori në një karrocë dhe e vendosi në krye të shtetit. Kjo lëvizje politike dha rezultat, rregull dhe qetësi prandaj Circinnatum njihet në historinë politike të njerëzimit si diktatori shpëtimtar. Kjo histori e rikujton Circinnatum sa herë që individë të fortë kërkohen për të zgjidhur kriza dhe situata të vështira që kalojnë shtetet apo shoqëritë në botë.
Në historinë e Amerikës, kjo histori përafron me veprimin e George Washington kur ky i fundit në fund të luftës për pavarësi në 1783 u tërhoq në tokat e veta në malin Vernon dhe po atë vit oficerët e ushtrisë Republikes Amerikane krijuan urdhërin Circinnati të drejtuar nga G. Washington. Në medalionin e këtij urdhri kishin Circinnatum në karrocën qe e rikthente ne pushtet si shpëtimtar.
Këto histori janë përsëritur shpesh si ne boten kapitaliste dhe atë komuniste, por me e freskëta është thirrja e Mario Draghit, ne Itali. Për të shpëtuar Italinë nga kriza ekonomike dhe politike, Mario Draghi ne moshen 72 vjeçe pas drejtimit me sukses te BCE ishte tërhequr në rezidencën e vet ne Toskana kur pa pritur presidenti S. Mattarella e thirri për te marre drejtimin e qeverisë italiane. Shumë gazeta në botë, midis tyre dhe gazeta franceze “le Figaro” e krahasuan me Cincinnatum.
Kjo histori do të përsëritet të dielën e ardhshme, zgjedhjet parlametare do të jenë një referëndum që Edi Rama të fitojë mandatin e tretë.
Pyetja që shtrohet është: a do të jetë Fundi i partitizmit apo Fundi i tranzicionit?
Zgjedhjet e përgjithshme parlamentare po afrojnë dhe do të zhvillohen në një situate sanitare të veçante nga pandemia e CoViD-19 që ka stopuar jetën normale në të gjithë Globin, ka çoroditur politikën e cila nuk e mendonte kurrë se ekonomia e tregut do të dorëzohej përpara ekonomisë së Jetës.
Këto situata, sanitare, ekonomike dhe sociale të pakëndshme i bëjnë zgjedhjet e kësaj fund jave të veçanta aq më tepër që vendi jone prej shumë vitesh strapacohet e cfilitur në pafundësinë e tranzicionit.
Popujt në këtë fillim të shekullit 21 kanë humbur besimin në organizimet partiake dhe po kërkojnë zgjidhje duke kërkuar metodat e vjetra të komandimit të shteteve, pra në mbështetje të individëve të fortë, autokrate apo diktatore. Raste konkrete të hiperbolizimit të figurave si Putin, Erdogan, Tramp… autokrat të konfirmuar, po marrin epërsi ndaj figurave apo individëve që zbatojnë verbërisht rregullat demokratike.
Zgjedhje apo zgjidhje të tilla, lidhen me koshiencën por edhe me kulturën e popujve i cili në momente të veçanta e kupton se roli i tij është vendimtar, dhe me veprimet e tij merr kuptimin e plote demokracia, duke vendosur për fatet e vendit dhe të ardhmen e shoqërisë.
Situata politike në vendin tonë duket shumë e agravua, partitë e vjetëruara nuk kane as kapacitete as moralin të garojnë në mënyrë demokratike, 15 vitet e fundit nuk ka as një shenjë që tregon ndryshim dhe zhvillime demokratike në tastieren e politikës shqiptare, të njëjtat parti, me të njëjtit liderë, me precedente penale dhe me idera të vjetra shkatërruese, komunistë të vjetër dhe të rinj. Liderë të kapur nga injoranca, paaftësia dhe e kaluara e tyre e dyshimte. Fushata e zgjedhjeve ua nxori të pa larat në shesh, kjo vërtetoje se ata nuk ndryshojnë, ata nuk duan ta ndryshojnë këtë vend; a i patë te hapja e listave, në mënyrë tinzare kaluan nga lista të hapura, në lista gjysmë të hapura dhe përfunduan në lista numrash apo “numërorë topash” si në lloto, duke injoruar kandidatët për deputetë por edhe popullin të cilit i hiqet e drejta të votojë emrin, personin apo individin që do.
E majta me falsitete bajate, nuk gjeti forca as këtë radhë të shkëputet nga komunistët e vjetër, “kokat e mëdha” apo siç quhen në politikë “tete de liste” i vendosi te këmbët e listës dhe në krye të listës ka vendosur individë të fabrikuar nga sistemi politik bezh e instaluar tashme prej vitesh dhe promovon apo mbron “njeriun e ri” të bindur dhe të intimiduar, heroin pozitive dhe arritjet pozitive…. Drejtuesit e kësaj force politike nuk gjetën kurajon të kërkojnë ndjesë për mos-arritjet, për çfarë nuk kanë bërë apo kanë bërë keq. Për sistemin shëndetësor dhe atë arsimor që e kanë lënë në mëshirën e të pa aftëve dhe të korruptuarve.
Ndërsa e djathta e vendit tim dha një shkëndije shprese kur krijojë komisionin Ruli-Nishani-Mustafaj, individë të urtë dhe me eksperience, persona që vërtet e duan te djathtën e këtij vendi. Ky komision e zhgënjeu shoqërinë tone, e shtoj pesimizmin në popull, shkëndija u shua, ashtu sikur u shtua dhe siguria se kjo forcë politike do i humbi zgjedhjet e 25 Prillit..
Partia demokratike vazhdon autodegradimin e saj duke konfirmuar vazhdimësinë e politikës së dhunës, duke u bërë e djathta e çuditshme që drejtohet nga komunist që njohin vetëm metodat e sigurimit famëkeq, apo urdhrat e tutorëve të kudondodhur. Drejtuesit de facto të kësaj force politike kanë djegur dhe shkatërruar vendin disa herë, nuk kanë dhënë llogari para drejtësisë për piramidat financiare që rrënuan ekonominë, për dhunim-shkatërrimin e institucioneve, për viktimat e 1997, për islamizimin e vendit. Kjo parti i humbi shpresat popullit per te bere ndryshimin
Populli ne këto zgjedhje do u japi nje mësim liderëve autokratë, brenda mundësisë qe i la, e keta lidera hileqare dhe te pa bese, duke u refuzuar dhe përdorur si gogla llotoje ekipin e tyre ne cdo qark… te renditur me kokëposhtë koka e listës e hallakatur dhe këmbët e listës drejtojnë.
Mbështetja e figurave autokrate ka shoqëruar pak a shumë shoqërinë shqiptare ndër vite sa që mendoj se është bërë pjesë e kulturës sonë politike.
Individi merr rolin me të rëndësishëm se shoqeria, gati vendimtar, dhe nga pikëpamja filozofike e shpjegon shumë mirë Aristoteli kur shkruan: “… popujt e urrejnë Tiraninë por pëlqejnë dhe pranojnë Tiranin”
Sipas kësaj thënie votuesve shqiptar në zgjedhjet e së dielës u ngelet te zgjedhin individin me të fortë të vendit, në rastin konkret Edi Ramën. Pooor… Cincinati ynë duhet të ndryshojë!
