Cinizëm e poshtërsi

Dita

Koalicion i madh? Parë nga numri i mandateve parlamentare, një koalicion “më të madh” se ky që kemi sot, nuk kemi pasur ndonjëherë. Në terma teknike, këtu flasim për një shumicë absolute.

Atëherë, përse këto “dajre hareje” për një koalicion “edhe më të madh”? Kujt i intereson dhe çfarë dobie ka një diskutim i tillë bosh? Shqiptarët votuan dhe shprehën vullnetin e tyre politik, për mospërfshirjen e Sali Berishës në punët e pushtetit. Shqiptarët sot janë kthyer në endacakët e Europës, për faqen e zezë të këtij vendi. E vetmja fjalë që i bashkëngjitet përkatësisë kombëtare të shqiptarëve në këtë kontinent, është kërkimi i azilit. Por asnjë nga vendet ku shkojnë të strehohen nuk do t’i shohë aty. Në vendin tonë, diskutojmë se cili “koalicion” na qenka më i volitshmi. Cili grup politikanësh hajdutë do bëjë vilat e reja në Gjirin e Lalëzit, në Surrel apo në Tushemisht? Çfarë cinizmi dhe poshtërsie!

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *