Cipras dhe narcisët e së majtës shqiptare

redaktor

EKSKLUZIVE DITA:  Ky bashkëbisedim me Moikomin në ‘DITA’ përqendrohet kryesisht mbi fenomenin Syriza në Greqi dhe ndikimet  në politikat evropiane dhe sidomos në Shqipëri. Moikom Zeqo mendon se vota e 23 qershorit 2013 në Shqipëri ishte një votë plebishitare më e madhe se ajo e Syrizës në Greqi, por që me gjasa nuk është lexuar ende nga e majta.  A do të ketë ndikim fitorja e Syrizës edhe në skenën e politikës shqiptare? “Po, do të ketë patjetër. Ne nuk mund të bëjmë përjashtim nga Italia, apo Spanja. Por ndikimi në Shqipëri e ka gjithmonë “një kompleks vonese” – thotë shkrimtari që thekson se politika shqiptare është e kërcënuar sidomos nga dhunimet kushtetuese të vitit 2008.

Më poshtë, intervista e plotë, botuar sot në DITA:

 

– Zoti Moikom, janë zhvilluar një palë zgjedhjesh në Greqi që kanë ngjallur një interes të jashtëzakonshëm. Pse gjithë ky interes, kur në Greqi zgjedhjet kanë qenë të shpeshta vitet e fundit?

– Ju kini të drejtë kur thoni se zgjedhjet e fundit politike në Greqi patën një interesim ndërkombëtar, duke i tejkaluar të tëra parametrat publikë. Këtë herë Greqia ngjante me një laborator politik ku po ndodhte një proces jo i zakontë, por po ashtu jo thjesht një eksperiment alkimik në hullinë e kuriozitetit dhe spektaklit të radhës. Procesi lidhej me Europën dhe substancën e politikës demokratike në një moment ngërçi dhe ambiguiteti. Greqia në një dramaturgji “viktimizimi” të borxhit financiar dhe të rregullave të shtrënguara financiare, ndëshkuese edhe për shkak të fajit të politikës virtuale dhe mashtruese greke, stimuloi një frymë ksenofobizmi ashtu dhe “antimerkelizmi”, por që nuk ishin identike. E djathta ekstreme me logon mitike “Agimi i artë” qe njeri skaj i rrezikshëm, tepër i errët. Dy partitë tradicionale PASOK-u dhe Demokracia e Re treguan një pafuqi të pabesueshme, kostumet e leckosura të frazave të tyre nuk i mbronin dot nga alergjia, madje nga urrejtja popullore. Në këto kushte një parti e re, Syriza, e së majtës (jo pa lidhje edhe me të majtën ekstreme, por edhe në një situatë moderacioni) doli në skenën politike me shëmbëlltyrën karizmatike të një djali simpatik, të zgjuar dhe të lindur për politikën e ndërlikuar, i quajtur Tsipras, preku nervin e popullit grek, të frustruar dhe të indinjuar. Populli grek e kishte dyzuar besimin tek tradita e rutinizuar e dy partive tradicionale të së majtës dhe të së djathtës (emërtime këto tashmë konvencionale), ku elita e familjeve të biznesit të politikës si Papandreu dhe Karamanlis (ku pushteti u trashëgohej brez pas brezi emrave të familjeve sipas një koncepti monarkik) pavarësisht sistemit të votimit numerik, krijoi një zhgënjim dhe mungesë shprese tek doktrina demokratike.

– Me këtë që sapo thatë, ju lini të nënkuptoni se nuk kemi të bëjmë me një rast të shkëputur por me një krizë të sistemit të partive, apo jo?

– Kultura politike europiane është kulturë e një krize ciklike. Në krizë është konceptimi i institucionit të partisë. Partitë janë shndërruar në klube oligarkike, të mbyllura. Por zhbërja e konceptit të institucionit të partisë është një katastrofë e vetë sistemit të zgjedhjeve elektorale, pra kemi një mundësi minimi dhe shkatërrimi edhe për të ardhmen e vetë BE-së, një “horror vaqui” (frikë nga boshllëku). Dikur dijetari i madh dhe politologu i famshëm Maks Veber ka parashikuar se “kriza e vërtetë politike nuk është aq lufta midis partive kundërshtare se sa kur partia tradicionale krijon largim, mungesë identifikimi dhe përfaqësimi dhe kontradiktë fatale me elektoralin tradicional, qoftë i majtë, qoftë i djathtë”. Kjo gjë po ndodh tashmë në kontinentin europian, sidomos në Greqi, Itali, Spanjë, por edhe në Francë e vende të tjera. PASOK-u, një parti e madhe kryesore e së majtës në Greqi, nga një parti kryesore, brenda 25 vjetëve është bërë një parti periferike. Pse? Elektorati i majtë 1nuk e beson më dhe e ka braktisur në mënyrë spektakolare. Ja një mësim i madh.

 

– Po lideri Cipras ç’përfaqëson?

– Politikani i ri Cipras me një nuhatje profetike e kuptoi si askush në Europë këtë sindromë të substancës së politikës së keqpërdorur. Cipras u ngrit nga humnera e thyerjes së tabusë së partive të mëdha tradicionale. Pa asnjë lidhje me familjet oligarkike ekonomike dhe vendimmarrëse, ai shqisoi dhe u mbështet tek përkrahja popullore, tek perceptimi popullor për një politikë jashtë klubeve të oligarkisë. Cipras në këtë pikë është gati një novator në politikë dhe kjo përbën një leksion lirie për vetë Europën. Pra fitorja tërësisht demokratike e Ciprasit dhe e partisë së tij është një rekord, një ngjarje madhore. Për herë të parë populli grek thyen totemet e partive të mëdha tradicionale. Hanah Arendt ka thënë se “politika është sferë e lirisë, në të cilin liria është një realitet i gjallë dhe jo thjesht nocion. Politika e vërtetë lejon edhe njeriun më të thjeshtë të realizojë lirinë e vet në jetën publike, përkatësisht në politikë”.

Partitë e mbyllura janë mallkimi i demokracisë! Partitë e mbyllura prodhojnë figura të klonuara dhe të dyshimta, klienteliste, por jo personalitete të mëdha dhe seriozë. Cipras është një personalitet i vërtetë.

 

– Të bëjmë tani një pyetje më të drejtpërdrejtë: Çfarë është për ju fenomeni Syriza?

– Në Shqipëri nuk kemi ende një figurë të ngjashme si Cipras, pra një politikan “me këllqe”. Dua të ve në spikamë se zgjedhjet e 23 qershorit 2013 qenë një fitore gati plebishitare e së majtës – pra elektorati i majtë e bëri një sprovë emancipimi politik. Por kjo nuk është lexuar siç duhet dhe në thellësi nga PS, por edhe vetë nga Edi Rama, ndonëse qeverisja e së majtës ka pika të forta të pakrahasueshme ndryshimesh me paraardhësit dhe duhet pritur të bëjnë korrigjime dhe rikonceptime, duke përfshirë edhe rikompozime më profesionale të vetë kabinetit qeveritar, gjë që është në natyrën e vetë politikës – është në vetë thelbin e saj. Por në këto dy vjet të qeverisjes së të majtës, janë vënë re problematika të thekshme midis përfaqësimit politik të PS me elektoratin e majtë. Për një politikan profesionist, këto problematika janë seriozisht subjekte ndryshimi progresiv dhe jo elemente të inatit provincial ndaj kritikës, gjë që krijon një lloj narcizizmi dhe mbyllje të dyerve elektorale të PS.

 

– A mendoni se ky fenomen, pra ai i mposhtjes së dy partive tradicionale që kanë sunduar Greqinë, do të ketë ndikim përtej Greqisë?

– Më përpara mendoj se duhej pyetur: A do të ketë ndikim fitorja e Syrizës edhe në skenën e politikës shqiptare? Po, do të ketë patjetër. Ne nuk mund të bëjmë përjashtim nga Italia, apo Spanja. Por ndikimi në Shqipëri e ka gjithmonë “një kompleks vonese”. Politika shqiptare është e kërcënuar nga dhunimet kushtetuese të vitit 2008 që u jep të drejtën kryetarëve të bëjnë listën e deputetëve, duke shkatërruar në thelb procesin e votës së lirë, duke mos u lejuar elektorateve të zgjedhin dhe të votojnë lirisht për profilet e deputetëve, për të mos i bërë ata nomenklaturë e mbyllur.

Pra, reforma më e madhe e politikës lidhet me vetë kushtet kushtetuese të sistemit adekuat të politikës. Të rikthimit të kushtetutshmërisë së sistemit të votimit politik – nëse nuk bëhet kjo, është e sigurt se elektoratet tradicionale do të shkëputen nga partitë tradicionale mbas disa kohësh – është pashmangshme!

 

Qeveria shqiptare
Qeveria shqiptare

– Po këmbëngul edhe njëherë Moikom tek një pyetje që u bëra pak më parë: Në Shqipëri a do të ketë ndikim fitorja e Syrizës? Pra, a mund të përsëritet një fenomen i tillë në politikën shqiptare? Citoj këtu një shprehje të analizës që Adrian Thano ka bërë në ‘DITA’ para pak ditësh: Momenti është i përshtatshëm. Me Berishën që bën për të vjellë dhe Ramën që zhgënjen, me krizën ekonomike dhe kontekstin e përgjithshëm europian, çdo alternativë e majtë e tipit Tsipras do ta fitonte lehtë interesin publik në Shqipëri. A ju intrigon ky opsion?

– Shkrimi editorial i Adrian Thanos për fenomenin Syriza në lidhje me Shqipërinë ishte shumë i mprehtë dhe shqetësues – shkrime të tilla profesioniste janë shumë herë më konstruktive se sa apologjitë e rrejshme dhe të kota. Por nuk duhen harruar edhe specifikat e veçanta të Shqipërisë, jo identike me ato të Greqisë.

Situata politike në Shqipëri nuk është e qetë – kjo duket haptazi, qartë. E majta qeverisëse ka megjithatë shumicën parlamentare më të madhe, në raport me partitë e tjera fituese në Europë – madje më shumë se edhe ajo në Greqi e drejtuara nga Cipras. Po si ka mundësi që është kjo situatë e komplikuar, disa herë edhe e rëndë dhe absurde? A mund që dikotomia me opozitën të ishte me një klimë tjetër? A është faji, vetëm i opozitës? Vendimmarrjen politike e ka në dorë shumica, por jo opozita; atëherë pse nuk ka një situatë më e qetë? Arsyet janë të shumta. Arsye të ndryshme!

Po e abstragoj pak realitetin: Kemi një klasë politike që unë shpesh e kam quajtur si një klasë parapolitike. Si ka mundësi që parlamenti shqiptar të ketë kaq shumë anonimë? Pse mungojnë – me ndonjë përjashtim – personalitetet? Mos vallë e kanë fajin shqiptarët që i kanë votuar? Pse i kanë votuar? Sepse kështu ishin formuluar listat e kryetarëve të partive? Kush ua dha këtë atribut prej magjistari, kryetarëve të partive? Marrëveshja e turpshme dhe antikushtetuese e vitit 2008? Pse këta kryetarë partish ngelën në media duke bërë propagandistin banal dhe të bezdisshëm të vetvetes? Nuk e kuptojnë se populli nuk i dëgjon? Ose bën sikur i dëgjon? Kujtojnë se shqiptarët janë budallenj? Por shqiptarët nuk janë të tillë! Shqiptarët e thjeshtë, dmth populli, kanë probleme ekzistenciale, papunësia është e madhe dhe nuk mbulohet me gjethe fiku, pabarazia sociale po zmadhohet midis të pasurve dhe të varfërve – kjo përbën një ankth! Si ka mundësi që njerëzit, mbasi i votojnë, nuk përfillen më në mënyrë cinike nga të votuarit? Shpresojnë se do t’i votojnë sërish? Nuk e besoj!

Politikanët – qoftë të majtë a të djathtë – i përgjërohen popullit në prag votimesh, për të mos i dëgjuar më pas. Pse, kështu do të vazhdojë përherë ky ritual? Nuk e besoj! A mundet që manipulimi të jetë subaeternitas? Nuk e besoj! Progresi kërkon ndryshim konceptual! Kështu do të ndodhë padyshim!

 

– Së fundmi, Cipras theu edhe një tabu tjetër: Bëri betimin si Kryeministër i Greqisë mbi Kushtetutë dhe jo mbi Bibël si pasardhësit e tij. Ç’do të thotë ky gjest i tij për ju?

– Kryeministri Cipras është i pari Kryeministër që nuk e bëri betimin para përfaqësuesit të fesë – kjo konfirmon laicitetin e shtetit që është substancialisht një progres konceptual por edhe juridik. E di se Cipras ka një sfidë kolosale përpara, por edhe me dy risitë e mëdha që shqyrtuam më sipër, nuk janë pak për t’u përmendur si shëmbëlltyrë politikani në histori.

 

– Brenda këtij konteksti që kemi folur deri tani, kemi edhe një sërë zhvillimesh në Kosovë, ku ditët e fundit patëm edhe një protestë të dhunshme antiqeveritare nga aktivistët e Lëvizjes Vetëvendosja. Si do t’i komentonit zhvillimet në Prishtinë?

– Demonstratat në Prishtinë të drejtuara nga Vetëvendosja për dorëheqjen e ministrit serb Jabllanovic dhe që Trepçja të jetë e Kosovës si pasuri publike, në thelb janë një protestë e drejtë – por shfaqjet e dhunës së dyanshme midis demonstruesve dhe policisë janë një marrëzi, të papranueshme e madje kompromentuese. Por ajo që është më e rënda, flet në Kosovë për një klasë politike akoma më parapolitike se edhe në Shqipëri. Kjo tregon se tensioni social është në një nivel kritik. Edhe politikanët shqiptarë në Maqedoni nuk janë në një situatë më të mirë dhe më të paqme. Ja në çfarë hullish të ndërlikuara ecën emancipimi i ëndërruar politik i shqiptarëve! Dhe rruga nuk është e shkurtër.

 

– Ju Moikom vazhdimisht këmbëngulni në vitalitetin e kombit shqiptar, në pasuritë e mëdha intelektuale dhe natyrore që ne kemi. Mirëpo si e shpjegoni që nuk shfrytëzohen këto pasuri dhe kemi këtë realitet që kemi?

– Kjo është një pyetje me shumë vend. Kombi shqiptar ka potenciale krijuese dhe njerëz të zotë, personalitete të përkushtuar, të talentuar dhe të ndershëm. Po ku janë? Pse janë në hije? Pse të pazotët dhe servilët janë kaq shumë të suksesshëm? Ja një enigmë e raportit negativ të politikës me kulturën! Politika, kur zgjedh pseudo-kulturën, dmth kitsch-kulturën, nuk mund të gjejë asnjëherë vetveten, identitetin dhe perspektivën! Intellego, ut credam! Kuptoj që të besoj, thonin latinët.

Intervistoi Xhevdet Shehu

Share This Article
44 Comments
  • KOMUNISTAT NUK E MOREN PUSHTETIN ME PUSHKE NE VITET 40.E MARRIN TANI PAS 70 VJETESH ME VOTE.PREMTIMET E CIPRAS JANE POPULISTE.AI DO TE DESHTOJE SIC DESHTOI RAMA KETU.2 PARTITE TRADICIONALE DUHEN SHKATERRUAR.CIPRAS DUHET TE ISHTE ME REALIST.ME DESHTIMIN E CIPRAS RRITEN MUNDESITE E ARDHJES NE PUSHTET TE NEO NAZISTEVE

    • Drejt ! Ky eshte cikel qe e ka kaluar nje here Europa ! Cikli I zhgenjimit nga genjeshtrat e atyre qe administrojne jetet e shoqerive , do t’i coje keto , pra shoqerite , nga disfata ne disfate , deri siten sa t’i therresin mendjes se “puna e politikes” eshte prone e tyre !

      Keshtu do te kalojne “komunistet” e Cipras , nazistet e “Le Penit” dhe ne fund , kur te mberrije dita e rrenimit te madh ekonomik (sepse morali ka marre fund me kohe) , njerezit dhe shoqerite do te kujtohen te marrin fatet e tyre ne duar !

      Ky eshte vete cikli I natyres , per te hyre ne nje faze te re zhvilliimi dhe cikli ! A nuk ka ndodhur keshtu deri tani ?

  • Tsiparas nuk duhet te Negocioje ,
    Por duhet te pretendoje zgjidhjen per popullin e tij .
    Duke i thene Europes qe
    Borxhi Publik Grek
    duhet te jete i garantuar nga BCE . , DHE qe duhet te jete BCE ,
    TE deklaroje qe eshte e gatshme te paguaje qe te gjithe Kreditoret.
    Ti thote Europes qe do te ule taksat
    dhe do te rrise shpenzimet publike ,
    Se Europa nuk ja jep Garanzine e borxhit [ – taksa + shpenzime ]
    dhe merkati nuk te finanzion ,
    ATEHERE KUR ARRINE NE KETE PIKE
    DUHET TI KTHEHASH MONETES SOVRANE NAZIONALE
    DHRAMISE
    PER te vashduar te taksosh dhe te shpenzosh ne masen qe DUHET POPULLIN TEND .
    Me dhramine e re si e vetmja mundesi per te shpetuar popullin grek
    me pak taksa DHE ME SHUME SHPENZIME .

  • Teksa lexon kete interviste te z.M.Zeqo imediatisht te lind pyetja se kush e perse u nxoren intelektualet e shquar jashte lojes se politikes Shqipetare?Ketu ia vlen te permenden emra te shquar si z.Milo,Zeqo,Gjinushi,Xhufi e te tjere me radhe qe niveli shoqeror sot duke qene nen nivelin e kerkuar shoqeror per te perballuar sfidat e kohes ,jane bashkangjitur injorances qe me kollare ne fyt perfaqesojne legjislativin dhe ekzekutivin duke u krekosur si gjeli ne pleh e duke kujtuar se vertete jane kandidate per baballare kombi.Nje ane tjeter e kesa fatkeqesie eshte se si ka mundesi qe u simuluan nje shtrese injorantesh e vagbondesh per te drejtuar kete vend?Nga kush e perse!Pa dyshim qe ky vend do te vuaj edhe per shume kohe nen thundrat e injoranteve qe kane zaptuar politikeberjen e ketij vendi e hypin e zbresin nga kolltuqet vetem duke nderuar flamuret se perseri boshti i tyre eshte i njejte!fatkeqesi e turp njekohesisht per kete popull e vend qe edhe pse kane kaluar 24 vjete jo vetem qe nuk eshte pjekur por akoma nuk eshte formuar si frut.Qe te pretendosh te te vije nje Cipras apo nje SYRIZA ne krye te Shqiperise duhet te keshe nje popull si ai i Greqise .ne ne fakt e kemi kaluar disa here kete krize qe po kalon Greqia e qe me se fudi do ti thote stop ketij fenomeni nepermjet perfaqesuesve te saj duke i thene STOP keti sistemi tashme te kalbur qe eshte ne grahamat e fundit si proçes dialektik ku lindi,u rit e tashme eshte ne vdekje!Nga ky vend iku Sali krimineli i cili drejtohej nga nje perandori e sot vendin e tij e ka zene nje shalgjat qe drejtohet nga dy perandori!Ky eshte susksesi i vetem i votes qe u derdh si lume me Qershor ku per fat te keq asgje nuk ndryshon e asgj s’ka per te ndryshuar.

  • TEMAT QE TRAJTOHEN NE KETE INTERVISTE JANE JETIKE PER TE MAJTEN SHQIPTARE. NESE POLITIKA NE SHQIPERI KA RACE TJETER VEC XHEPISTAVE BEN MIRE TE PERQENDROHET DHE TE MENDOJE RRETH KETYRE TEMAVE QE PREK Z.MOIKOM NE DITA:

    1 – A është gati populli shqiptar të thyejë totemet e partive të mëdha tradicionale? A ka nevojë Shqipëria për një figurë të ngjashme me Cipras?

    2 – Pse situata politike në Shqipëri është kaq e komplikuar, e rëndë dhe absurde?

    3 – Ndonëse qeverisja e së majtës ka pika të forta ndryshimesh me paraardhësit, a është lexuar si duhet 23 qershori nga PS dhe nga vetë Edi Rama?

    4 – Problematikat e thekshme midis përfaqësimit politik të PS dhe elektoratit të majtë të krijuara në këto dy vjet qeverisje. Duhen përballur me korrigjime apo me inat provincial ndaj kritikës?

    5 – Një Parlament i mbushur me anonimë nga lista kryetarësh. Kryetarë partish që ngelën në media duke bërë propagandistin banal dhe të bezdisshëm… A nuk e kuptojnë që populli nuk i dëgjon më ose bën sikur i dëgjon?

  • Ka pasur nje takim Tsiparas – shulz ,
    Ashtu si na e sjell ZEROHEDGE ,
    nJE SHULZ , nervoz dhe palido ne fytyre ,

    Shulz – Tsiparas :
    Nuk ka Elefante te kuq , qe te dine ti bien Trombes :
    pergjigjet Tsiparas :

    Gjermani ka çuar ne falimanet vendin tim ,
    dhe ne kete memorial kemi te gjitha provat e duhura per keto Skandale ,
    duke filluar :
    nga SIEMENS , TRENAT , NENDECET , SHOQERITE E NDERTIMEVE ,
    EVAZIONET FISKALE , ………………………………………………………………………
    DHE LISTA eshte shume e gjate ,
    Nuk eshte e mundur te heqim 400 gra qe jane pastruse ,
    dhe te leme pa denuar Invazoret e medhenje prej Miliarda eurosh. ?
    A i dini ju Zoti schulz keto ?

    Ne munde te çojme zonjen Merkel perpara Tribunales ale corti di giustizia ,
    del A’ja ,
    sepse ka varferuar popullin Grek ……………………………………………
    Nje varfer qe eshte vashdim ……………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………….
    Diskutimi i Tsiparas vazhdon dhe eshte shume i gjate ……………….

  • Nje shkrim i gjetur dhe me temen e dites qe e “ka qar” intervistuesi-gazetar-i-vertet dhe qe qe ka ditur ke te marre ne interviste per kete teme te dites eruditin-poliglotin Prof. Moikom Zeqo’n, pr kete shkrim duhet ta lexojne mire dy kategori njerezish tek ne: intelektualet e vertete dhe qytetaret e vertet pra populli yne qe s’para lexon por..kete radhe duhet te lexoje dhe kuptoj, perndryshe Tsiprasi shqiptare do dale kur te mos duhet me!!!!!

  • Sh e bukur kjo kemba e majte ne karikaturen e sotme gazeta 🙂
    Ai gishti i madh i kujt eshte?
    Dhe une do pyesja: Vertet ka te majte e te djathte sot ne Shqiperi? Apo vetem nje marreveshje te fshehte Berisha-Rama-Meta qe nuk respekton voten e majte te popullit por kane ndare pushtetin duke e len Ram komunalen me cerek ekzekutivi ndersa pushtetet e tjera ruajten statukuon?

  • Kritikat per te majten jane kritika per Ramen
    Po a eshte Rama i majte?
    Ka lidhje ai me PS?
    Une them qe jo.
    PS do ta pesoje keq nese nuk riformatohet. Puna eshte qe kur te bjere Rama te mos shkermoqet PS-ja.

  • Mendimet e shprehura ne kete intervist janë plotë llogjikë dhe prekin një të vërtetë të madhe.
    Nuk mund të zhvillohet një vend pa marrë parasysh këshillat dhe mendimin e institucioneve shkencore dhe të intelektualve të fushave të ndryshme. Fatkeqësisht, tek ne kështu po veprohet.
    Kam kënaqësi kur shoh se ministrat tanë janë të rinjë dhe të reja me arsim të lartë, energjikë…., por duhet dëgjuar edhe zëri i përvojës.

  • Komente te mëncura dhe me të vërteta te hidhëta për pushtetin
    Rama te mos ket kompleksin e provincialit kur e kritkojn, por te mari pjeset racionale ti shfrytezoje per reforma dhe ndryshim.
    Nese esht politikan profesionist.
    Nese esht palaco le te vazhdoj ti bej punet si skemaxhi i vogel derisa forca e gjerave ta vertise atje ku shkojne bukeshkalet dhe mosmirenjohesit

  • Intelektuale te ketyre permasave sic eshte Moikom Zeqo duhen degjuar e respektuar se ata nuk gabojne per fort kollaj. Dijetare te tille as shkelin vete ne derrasen e kalbur, as popullin e vet nuk e lejojne te bejne kete veprim.
    Moikom Zeqo ne Tirane dhe Rexhep Qosja ne Prishtine jane qy intelektuale te medhej qe populli yne i lind nje here ne 100 vjet.

  • Para ca kohesh ne emisionin “Ora kulturë” që drejton Arrmando Bora në ORA NEWS, ishte i ftuar Moikom Zeqo. Nuk po i vendos ndajshtimet përpara emrit të tij. Mendoj se është njësoj si përpara Ismail Kadaresë apo Dritëroit të vesh përcaktimin shkrimtar apo poet. Moikomi nderon me erudicionin dhe talentin e tij çdo shqiptar. Kamera në studio disa herë fokusoi qartë portetin dhe duart e tij. Moikom Zeqos… Mua më la gjurmë diçka që ka të bëjë me ngjyrat,.. me një njollë në gishtin e madh të dorës së majtë të Moikomit….Është fjala për bojën e zezë që i kanë vendosur në gisht komisionerët kur ai ka votuar më 23 qershor…

    Më parë më duhet t’ju shpjegoj se këtë emision e ndiqja nga Athina ku jetoj prej kohësh si emigrant.

    Lidhja e një kategorie si unë me Shqipërinë, shpesh është vetëm televizioni. Duke dëgjuar gjithë sy e veshë atë, bëjmë edhe krahasimet me TV-të e këtushme. Jemi shumë të ndjeshëm, aq sa shpesh na irritojnë disa fenomene që po të jetonim në atdhe, mbase nuk do t’i përjetonim kësisoj.

    Psh, të vrasin syrin dhe veshin disa gjëra që këtu në Greqi asnjëherë nuk i shikon: Në debatet politike dhe emisionet opinioniste në TV-të greke që i ndjek prej kohësh nuk kam vënë re në asnjë rast që të jenë të ftuar gazetarë që bëjnë avokatinë e qeverisë, ose t’i vërsulen me kritika opozitës. Ata patjetër që janë diku, por nuk i sheh në këto pozicione nëpër ekranet e TV-ve. Shikon vetëm ata që qendrojnë përballë qeveritarëve dhe deputetëve të pozitës.

    Dhe shpesh etikën e merr lumi në këto përballje. Sheh në kanalet televizive të këtushme qeveritarë më arrogantë dhe më gojështhurur se këta tanët. Gazetarë agresivë përballë pushtetarëve që në përpjekje për tu shfajsuar djersisin e ndyjnë gojë, sheh sa të duash. Sidomos tani që në parlament kanë hyrë edhe neofashistët e Agimit të Artë, asgjë stë çudit.

    Por Henri Çil e Artan Hoxhë që të mbrojnë qeverinë e të fajësojnë opozitën, siç i pamë rëndom në ekranet tona para zgjedhjeve, këtu në TV-të greke nuk ka, nuk sheh… Edhe këto ditë dorëheqjen e detyruar të Berishës ky soj gazetarësh, duke paraqitur sukseset e tij,(ashtu siç bëri dhe vetë ai) në thelb e tërthorazi fyejnë votuesin, fyejnë shumicën e shqiptarëve, duke i paraqitur ata si budallenj që duke mos votuar Berishën, i paskan rënë së mirës me shqelm…

    Por le të kthehemi te emisioni kulturor i së shtunës ku kryefjalë e bisedës ishin arti dhe librat. Sa i çmuar ky emission; sa shlodhës pas gjithë asaj fushate të gjatë e të ngjirrur… Por ja që kamera fiksoi pa dashur gishtin e bojatisur më 23 qershor të Moikom Zeqos.

    Para disa vjetësh shërbeva si përkthyes mes Moikomit dhe poetit grek shumë në modë sot në Greqi, Kristo Tumanidhit. Poeti grek, qëlloi të ishte nxënësi dhe miku më i afërt i Ricosit të madh, për të cilin bëhej edhe biseda, ku Moikomi e la gojëhapur bashkëbiseduesin … Më pas kur u nda nga Moikomi, ai m’u shpreh se Greqisë së sotme, atdheut të Aristotelit dhe të Platonit i mungonte një erudit i tillë. E pra këtij filozofi që bota e çmon,.. ne ia lyejmë gishtin me bojë se mos votonte dy herë. Sigurisht duke zbatuar ligjin. Por çështë ky ligj?!. Si mund t’i them poetit grek kur të më pyesë: Ku e vrau gishtin Moikomi?.. Ai nuk punon me çekiç, nuk është marangoz. A do t’u lyhet me bojë gishti shqiptarëve në zgjedhjet e ardhëshme?

    Mund t’ju duket egzagjerim kur nuk je emigrant e që nuk ke pasur fatin të provosh mbi shpinë racizmin kjo që do të them në mbyllje: Mjafton vetëm ky fakt, që edhe pas 20 e ca vjetësh t’i lyesh gishtin me bojë Moikom Zeqos se mos “gabimisht na bëhen dy të tillë”, për të kuptuar se sa larg Europës jemi ende. Mjafton simbolika e këtij detaji, e njollës në gisht, për t’i thërritur mendjes e të kuptojmë se që kur duhet të kish ikur Berishadhe se sa banal po duket vajtimi që ka përfshirë mbështetësit e tij. Bashkë me dy garuesit që duan ta zëvendësojnë..

    • Shumë domethënëse kjo histori e z. Ilir Mborja, për “njollën e gishtit të Moikomit” Flet shumë ajo njollë. Nderime!

  • Nese duhet trajtim shkencor i se majtes, nuk ak teza me te sakta dhe me te sinqerta se keto qe trajtohen ne kete interviste.
    por ka nje problem.
    Shkoni pyetni Edi Ramen per kete.E do Moikomin dhe te tjere si ai?

  • Themelueseve dhe kapaciteve te verteta intelektuale te P.Socialiste, lidershipi i sotem nuk u ka dhene vendin qe u takon, qofte dhe formalisht. Nuk jane pjese,jo vetem e qeverisjes apo vendimarrjeve, por nuk ftohen as ne ndonje tryeze, konsulte e keshillim, kur bota i ruan dhe i perdore si relike keto vlera te cdo partie! Deri dhe ne festat dhe pervjetoret qe organizon cdo vit kjo parti nuk ftohen e as respektohen. Maikom Zeqo dhe brezi i tij jane ne fakt kurora e arte e Partise Socialiste.Ky shkrim per mendimin tim eshte edhe nje apel per zotin Rama, qe te reflektoje, duke perfshire ne skuadren, a si ka qejf ta quaje te Rilindjes, kapacitete dhe nerez qe kan shume per ti dhene Shqiperise ne ket periudhe reflektimit te thelle per te gjithe.

    • Po mire, Moikomi vete a e deshiron kete qe i propozon ti komentues Rames?
      Mbase, AI, deshiron te mbetet nje erudit e filozof i gjithe shqiptareve, jo nje partiak i thjeshte,
      megjithese ai per nje parti voton.
      Nje qendrim te ngjashem mban edhe Kadareja meqe e krahasuat.
      mos i mendoni te gjith se po vdesin te behen aparatckik nen urdhrat e ketyre ndyresirave qe e quajn veten politikan

  • Moikomi flet si themelues i PS.
    Bejne mire edhe te tjere te flasin e te japin alarmin para se te jete vone.
    Rama nuk eshte per kete pune, dhe em shume gjasa ka ber marreveshje per te mos ndeshkuar Berishen e rrjedhimisht as korrupsionin dhe vrasjet e qytetareve ne vijimesi.
    Pune e tij.
    por kur ky burre i gjate te bjere sic duken bathet, duhet qe PS-ja te jete ne kembe, si shpresa e vetme e njerezve te ndershem te ketij vendi.
    Ndryshe keq e me keq do shkojn punet nen pushtetin e vetemq e njohin keta bandite: paraja

    • Perse, mos beri me pak PS-ja nga PD-ja ne keta 24 vite?! Te dyja “bija siameze” te Memes se “Madhe Parti” jane, bashke me mbesat dhe stermbesat e tjera!

  • Tsipra sapo mori ne dorzim pushtetin filloi nga reformat dhe betejen, te mbaj premtimet e ajo intervista qe na thot Z.Ballist dhe ato cka me vend shkruan Z Toni mjatton te kuptojm apo te kemi rezerva per Edi Ramen, qe po behen 2 vjet e a mund te me thot kush, cfar krahu mban ky gjatosh ? Jemi aty ku ishim me ca ndryshime mjergull qe i kan hypur breshkes dhe peshkaqenet e katastrofes shqiptare ende vazhdojn punen e tyre ! Jan hapur burgjet per xhepistet dhe korentistet e milioneret e majmur qe nga Berisha kryebanditi e ter banda qe e shoqeroi per kaq vjet spo i luan qimen ! Po mbyllen proceset si pun e Imamit e te tjera do vazhdojn, e tani lind pyetja cfar ne qenka Edi Rama !Per mua ky esht pjes e asaj rrugacerie qe te ngop me lug te zbrazur ,nje i zgjedhur me nje fitore absolute te kryej vepra te medha e mbi te gjitha te ver para pergjegjsis tradhtaret, hajdutet e mafjozet e ktij vendi qe kan pushtuar dhe shkateruar Shqiprin,21 janarin e hidhur , e kjo mpirje ,kjo shmangje e ky qendrim aq i shemtuar oportunist prej frikacaku, te le te kuptosh qe don pushtetin me shum nga cdo gje ,me shum nga ata qe i dhan fitoren, e sot po vazhdon te hec sebashku me ata qe permenda me lart !Klithmat paraelektorale ne adres te “doktorit” qe desh e coi ne boten tjeter dhe e la te shtrir mu perpara shtepis se tij,Izet Haxhin ish bodigardin e Saliut qe ja nxiu jeten, duket nuk e ka haruar e ajo hije frike akoma nuk i ka dal ! Po na del edhe ky nje qen i rahur me duket, ose ateher, ka kuptuar mir kush jan shqiptaret dhe ktu bashkohem me Tonin se i thon nji llafi “jasht valles te gjith e kercejn ate” ! Pra ne kte ambient te mbushur me metastaza do dicka me te fort se Tsipra qe te cosh ne vend, shpresen, deshiren, drejtesin e premtimin ndaj atyre qe te cojn atje lart …………..

    • Tomsojeri :
      Akoma beson se Rama ka ngjyre te Kuqe ?
      Ka kohe qe i ka dale Boja .
      Po ta them une , qe kam 70 vjet qe votoje te majten
      me gjithe Fis .

      Edi Rama vashdon politiken e trojkes Europiane ,
      Shiko lojen me Borxhin Shqiptare ,
      PER TY KY SHKRIM ME POSHTE :

      BCE e Mario
      Draghit ka hyre ne Histori

      per dy motive :

      A– vendosi muaj me pare qe taksat e interesit
      mbi Depozitat ne banke ne Negative
      pra :

      Ne vende qe te paguaje interesa bankave qe vene leket ne Depozitat e BCE ,
      jo Draghi vendos qe :

      Jane bankat qe duhet te paguajne interesa BCE , qe te depozitojne leket atje .

      B .— Vendosi te bleje sasi te medhaja i Titoli te shteteve ,
      [ dhe titoli te privateve ] duke i paguar ne kontanti [ kesh ]
      nje operazion qe quhet QE .

      Pra si ne rastin A ashtu edhe ne ate B ,
      Kursimtaret Humbasin taksat e INTERESAVE ,
      PRA PASURI
      Pra edhe bankat nuk marrin interesa , por duhet te Japin ,
      Ata qe kane i TITOLI TE shtetit ,
      likuidohen , dhe nuk marrin Kurre ineresa nbi Titolit qe kishin blere.

      Kjo RIMUOVE , sasira te medhaja ne ekonomi te te mirave
      Finanziare [ interesat ]
      Varferon Ekonomine ,
      nuk e pasuron ,
      krijon me shume krize , me shume DEFLACION ,
      DHE SE DRAGHI JU PERGJIGJET :
      SE KESHTU shtetet do te paguajne me pak taksa ,
      dhe shteti kursen ……………
      ne i pergjigjemi :

      qekur eshte Krijuar bota ,
      Ineresat e paguara nga shteti ,
      Kjo eshte Pasuria .

      I vetmi motiv qe sot Greqia paguan
      intresa ,
      dhe qe demton qytetaret grek ,
      eshte
      sepse i paguan ne nje monedhe qe nuk eshte Greke ,
      por duhet tja marri me interesa zotit draghi , dhe qe quhet Euro .
      Kthimi tek Dhramia zgjidhen problemet .

      Shqiperia e ka kaluar 60 %
      ku Kriteret e Mastriktit nuk te lejojne .
      Por shqiperia ka akoma lekun e saj ………………………………………………………………..dhe problemet me borxhin eshte akoma shpejt ………………………..

  • Falemnderit Moikom si gjithmon; racional, i thelle ne analiza, konstruktiv, i avancuar ne ide ,asnjehere koha nuk te la mbrapa perkundrazi i paraprive asaj pavaresisht se kush udhehoqi ne PS . Te kujtoj kur ishim delegate ne kong e 10 si themelues edhe sot me te njejtat ritme mendimi

  • NJi nder shkrimet me te mira ne gazeten Dita QE NGA DITA QE KA LINDUR si gazete..Fjalet e ketij intelektuali te shkalles se pare e kan nxjere te verteten lakurq te PS dhe klases politike..Pikerisht strembullari kryesor eshte ndryshimet kushtetuse qe u ben ne 2008..Berisha jo e jo qe se delegoi pushtetin por as fotokopja e tij e kundert Edi Rama nuk e beri, perkundrazi e ktheu ne pacavure kushtetuten..Tendenca e tij per te perqendruar ne duart e liderit pushtetin eshte nji diktatur e kamufluar ne emer te demokracise ..me konkretisht .heqja e imunitetit te ministrave ne emer te korrupsionit.po kryeministrin kush e kontrollon.kush minister guxon ta kundershtoi Edi Ramen nqs mer nji vendim ne kundershtim me interesat e vendit dhe nqs se ministri perkates qe do i bjeri dopjegjashta ta firmosi ne kundershtimin e par i fluturon karriera politike me 00000000000.kjo eshte arsyeja kryesore qe deputet e vjeter nuk moren nji post ministri .Nuk ishin aq naive qe te binin aq poshte si ministrat aktual ,qe nuk jan gje tjeter vecse marjoneta ,vegla qorre te Edi Rames sps nuk kan asnji lloj pavarsie ne baz te ligjit..Si guxon te akuzoi presidentin dhe KLD per korrupsionin ne gjykata !!! mos u cudisni aspak sps eshte ligji i tij qe vendosi nji president kukull me 71 vota..Pra marveshja midis Rames dhe Berishes ishte ne darken e famshme Alakrokodil qe ti jepte pushtet apsolut dy lidereve te partive te medha te cilet ishin Berisha,dhe Rama..tjeter ceshtje se kur do ikte nga pushteti njeri e do vinte tjetri.

  • Me Ciprasin nuk duhet kuptuar Edi Rama por nje personalitet politik qe pritet te dale ne skene.Edi Rama ,pavaresisht nga mosha e re,politikisht eshte i klases se vjeter politike qe duhet lene dhe ka gjasa te mbetet pas kohes, per shkak te veprimtarise konkrete qe po paraqet gjer me sot.Vini re,Ciprasi u eshte larguar klerikeve,kurse Rama eshte bashkuar me ta per ti vene nen zoterim,si Enveri ideologjine e Partise.Nderkohe Cipras nuk duhet ngaterruar me komunizmin.

    • Një vështrim interesant filozofik dhe konkret këtu në intervistën e Moikomit. M’u kthjelluan disa gjera që s’i dija rreth këtij Tsipras. Madje do të doja që “Dita” të bënte hapin për t’i marë një intervistë të drejtpërdrejtë kreut të “Syrizas”. Do të kuptonim më shumë rreth shkallës së intelektit dhe pikëpamjeve politike,ekonomike etj. të Tsipras-it. Moikomi ka goditur në lule anën tumorale të PS por prapë them se duhet të pranojë më drejtpërdrejt sjelljen dhe kalimin e ps “nga e majta nê të djathtën” sapo mer pushtetin! Moikomi godet drejt dukurinë e ç’intelektualizimit dhe të depersonalitetizimit të ps! Ah Moikom,- unë amatori politik e di mirë një gjë,- asnjê pushtet nuk i do të mënçurit! Të hapin telashe,të konkurojnë dhe kjo është e rrezikshme. Madje z. Rama asqë kërkon të bëjë zgjedhje e të garojë në parti! As të tjerët nuk duan për në kryesirat në kushte garimi. Humbasin! Më mirë në listat e kryetarit dhe “o burra t’i servilosemi”!? Nuk duan t’ja dinë as për fenomenin “syriza” sepse vetëzgjidhen e vetëlistohen pa konkurim dhe mileti që s’ka nga t’ja mbajë,… i voton! Zgjedh sorrën kur pulat ja ha saliu! Dhe saliu nuk ha vetëm pulat por të ha megjithë pulë! Duhet një tronditje e madhe në Shqipëri por…a janë pjekur faktorët? Nuk e di! Na i thuaj në një intervistë tjetër të mënçur si kjo e sotmja z. Moikom? Dhe intervistues të jetë prapë Xhota, – është qerrata i zgjuar ky djalë! Tung!

  • Eshte nje fakt qe nuk e maskon dot, sado pelivan te jesh: Roli i PS-se ka rene 100%:
    Partia nuk ka asnje rol ne zgjidhjet e Problemeve te medha dhe te rendesishme perballe te cilave eshte vene Shqiperia, shqiptaret brenda dhe jashte kufijve. Partia u shmang ne perzgjedhjen e Antareve te Qeverise dhe deri ne qelizen e fundit te mikro-piramidave. Per ministrat vendosi vete Edi dhe Iliri aleat i Tij, Per Drejtoret: Ata dhe Ministrat e Tyre, e keshtu me poshte u futen “ne loje” Deputetet me te besuar per Edin se sa per PS-ne, dhe me tej deri ne njesine me te vogel publike-shteterore. Ndaj shqetesimi i Mojkom Zeqos eshte i drejte, problemet qe ngre qendrojne-jane te verteta. Deshtimi i nje politike megallomane, e shoqeruar me mashtrim dhe hipokrizi ndaj shkaktareve te RRenimit te mireqenies se shumices se shqiptareve sjell edhe reagime te priteshme te tipit Siriza.

  • Edi Rama nuk eshte i majte .
    Ate nuk e lidh asgje me Partine Socialiste , pervec karrikes se KM , prandaj duhet larguar sa me pare nga PS .

  • ESHTE TURP I MADH QE MOIKOM M… QUHET “STUDIUES”

    ESHTE NJE PAPAGALL QE VETEM PERSERIT FRAZEN QE KA MESUAR PERMENDESH.

    PER TE MOS FOLUR PER DOSJEN E SIGURIMIT QE E KA 1 KM TE GJATE DHE DETYRIMISHT ESHTE NE SHERBIM TE SAJ E JO TE SHKENCES.

  • Tsipras eshte hileqar por aspak i zgjuar. Perqasja e tij do ta çoje Greqine ne shkaterrim. Greqia e lashte, qe sot njohet si djepi i qyteterimit, ka qene djepi i hajdutllekut dhe hileqarllekut qe shkaterroi sistemin e lashte por edhe ate te sotmin.
    Hajt ta krahasojme me politiken e vendeve te veriut te Europes te njohura per jeten e tyre te mrekullueshme, fale ndershmerise individuale e kolektive.

  • periudha afersisht 2 vjecaree drejtimit nga PS ne ne kryje EDI RAMEN ici eshte nje konglomerat politik qe dhe vete se di se ceshte me idealin evetem cdo te fitoj ekonomikisht te futem ne histori si ndertues se nje shteti ligjore nje utopi le te thote RAMA se cfare gjera ligjore ke respektuar ti behet e qarte qe votat ju dhane te ndertoj shqiperine dhe jo te mendoj se si te behet udheheqs i rregullimit te ballkanit se nuk ebesoj si pjese e aftesive tepaperfilshme politike dhe karakterit te ulte qr krenari ka shmangjen e intektualeve nga drejtim dhe mos aftesia te punoe me grup si dhe injoranca intektuale per falenderimin per parardhesit si dhe kritikat e argumentuare se te fillosh te ndertosh ne kulmin e shkaterimeve dhe ne nje situat po thuajse ne lufte civile si ishte pas 1998 nuk esht nje lloj me drejtimin e tanishen sepse e para 1998 ebri te se pushtrti imarre me lufte eshte pushtet disa oresh dorzohet me shpresene e rimarjes pas shume kohesh dhe dorheqje per figurat qe organizojne shkaterimi dne mos fuksionimin e shtetit socialistia duhet te riorganizohet sepse ika kapacitete intektuale dhe njerzit e perkushtuare per ndertimin e nje shteti social qe per mua kjo ane eshte me vlere sa dhe shteti i vertet ligjore FALENDEROJ ZOTIN XHEVDET SHEHUN qe jo gjene ceshtjet e kohes qe diskutohen por gjene dhe njerzit e afte per ti trajtuare drejte keto probleme duhet te behet dhe nje lufte qe kapacitetve te socialisteve tu lihet vendi iduhur ne medja dhe hiqet bllokimi qe bene RAMA se politika e tij eshte mos te shkruaj ne gazetat me tendenca te majta qe pas ndonje botimi ne gazetet e te djathte ti akuzoj si pjese e berishes po ky vete pjese e kujte do te jete pas perfundimit te karriese politike

  • -..pa e kontestuar Cipras para kohe ,se akoma s’ja kemi pare bemat {uroj te jene per mire ne ballkan} do thosha ,se njerezit me begraund jane te ndrydhur te perleshen me panterat ne politike..pasi ata i perkasin koheve te ndryshme.

  • Po te arrinin “intelektualet” tane te benin nje krahasim midis modelit jetik te ndershem fitimtar dhe atij hileqar humbes populli yne, ne gjendje te lire, do te kishte nje zgjidhje te qarte che fitimtare.
    Fakti qe nuk ka asnje zgjidhje te qarte fitimtare per tju ofruar popullit shqiptare tregon qe ata que valevisin “intelektualitet” jane injorante te pariprogramueshem…

    Hebrejte po promovojne Besen shqiptare dhe kryeministri kanadez u shpreh se ky eshte nje model shume i nevojshem per boten e sotme.

    Vendi qe e perjashton Besen e shume se cilido tjeter eshte vendi im. Me nje transparence prej 3.1 nderkohe kur Finlanda e Danimarka, nje rast i shkelqyer Bese shqiptare, shkojne pertej 9…

    Hollanda me nje te katerten e popullsise franceze eksporton sa Franca (560bn$) che shume pertej Italise (474bn $)… Gjermania, nje vend ku 69% e popullsise eshte kunder uljes se taksave, eksporton 1,49 trilion$.

    Njerezit e mij nuk arrijne ta kuptojne kete situate. Ne klasen e peste nje profesor matematike, ne diten e fundit te jetes se tij, me ka dhene nje mesim te shkelqyer se jeta eshte e ngjashme me nje ekuacion… ka tre menyra per te kuptuar realitetin: duke u nisur qe nga perberja e variabileve, gjate procesit te zgjidhjes se ekuacionit, apo ne prani te rezultateve.

    Kur “intelektuali”, qe duhej ti kuptonte gjerat sapo te shihte variabilet, nuk kupton asgje ne prani te rezultatit te zgjidhjes se ekuacionit kjo dmth se nuk merr vesh hiç fare nga jeta dhe e perdor trurin per te ardhur verdalle ne kerkim te nje cope byreçke

    Jam i sigurte qe edhe po te publikohet ky koment nuk do te kete asnje pergjigje. Injoranca ka pushtuar vendin tim, qe u detyrova ta braktis ne 1991 thjesht se im ate me kujtoi thenien e Dostojevskit qe “ne kohe tranzicioni skena mbushet me askarenj”. Periudha e tranzicionit hileqar dhe hajdut e provoi kete vendim.

  • Mbetemi apo kemi qene gjithmone ne udhekry !

    Gjendemi ende në udhekryq të historisë sonë.Shqipëria jone sot ndoshta më shumë se kurre ka nevoje per intelektual te vertete dhe te virtytshem dhe per njerez dinjitoze.Por jo te gjithe ne, që e quajme apo sé quajme vehten intelektuale mund te kemi keto vlera, se:´´jo te gjitha mizat bejne mjalte´´.Por sidoqofte nuk duhet lene vendi ne meshire te fatit. Se veretet nuk e kuptoje as bashkemallakastriotin tim Adrian Klosi, apo Edi Ramen e te tjere syresh qe megjithe mirenjohjen qe kam per erudicionin e tyre dhe vlerat qytetare , ç´duan te thone me ate qe s´jan intelektuale ?! Nese keshtu ja sheshi i mejdanit, politika, ndryshe mendoje se kjo i ngjan melodise se kanarines se kapur rob nga mbreteria e bufave.

    Alegori fati apo rrace ?!
    Nuk e di per alegori fati apo rrace ne vazhdojme te ironizojme njeri tjeterin dhe si pasoje e rezultante vetvehten dhe kjo Shqiperi mbetet pergjithmone me krye ne hi ?! Nese i referohemi historise sone ndoshta ajo nuk na ka ndeshkuar kot. Une mendoj se ky vend s´ka te drejte morale ende te thote as qe ka intelektual as politikane bile as njerez normale perderisa eshte ne kete gjendje dhe po shkon teposhte .

    Se kur e do puna dhe i kerkon sheshi i mejdanit intelektualet rrine e presin ose mbeten autoqefale, nuk prononcohen dhe me sa duket “preferojne “ ose te “bashkejetojne” me kongresmen ose te rrine koke me vehte ?!

    Albanus Adversus albanus !:
    Latinet thoshin ´´albanus adversus albanus´´(shqiptari kunder shqiptarit) dhe kete ves te sojit tone qysh ne shekuj e kane shfrytezuar te tjeret per interesat e tyre, sidomos fqinjet ballkanas duke na ´´mesuar´´ ´´te behemi´´ ose kaçak ose skllav.Vetem per hunden e bukur te Kleopatres Mark Antoni desh i vuri flaken Romes (qe ma pas e dogji Neroni). Po ne si reagojme ndaj padrejtesive ? Prej kohesh jemi mesuar te degjojme e “pelqejme me shume zerin e kendezit se sa zerin e bilbilit se kendezi na zgjuan mengjez” (siç thoshte L.Poradeci.)

    Jemi ne ata qe ndonese meritonte lapidar F. S. Noli;qe kur pasi e munden dhe e ndoqen pashallaret e bajraktaret ne 25-en e percollen vetem nje grusht njerzish, saqe ai i merzitur dhe i indinjuar me shume se nga humbja duke iu drejtuar tokes shqiptare, tha ´´Skllever, bij sklleverish ju kurre s´keni per ta merituar lirine´´!

    Aty ku i dituri nuk gjen kurre prehje !:

    Ne jemi ai vend e ai popull ku i dituri s´ka gjetur kurre preh, atij ose i eshte ´´prere koka apo gjuha, ose eshte debuar e detyruar te syrgjynoset´´. Edhe sot e gjithe diten gjoja jemi ne demokraci dhe aspirojme te bashkohemi me Evropen mendja intelektuale nuk degjohet paguhet kaq pak dhe vendos paganizmi yne mesjetar qe sundon ne çdo qelize dhe kjo eshte shume domethenese. Nje popull me kulture baritore. Tek ne ende lulezojne pese anarkite e Nolit: anarkia fetare, anarkia shoqerore, anarkia morale, anarkia patriotike dhe anarkia e idealeve. Asnji vend ne bote nuk eshte zhvilluar dot pa ven ne balle intelektualet.

    Ky vend megjithe arsimimin masiv qe beri sustemi i kaluar ka ende shume syresh nga ata qe u perkasin kategorise se njerezve qe kan lexuar vetem nje liber, kan pare nji teater dhe nje film dhe cicerojne si gjeli ne pleh apo flasin brockulla te “kripura” dhe te tjeret i degjojne me servilizem “ala balcanasi”, te prirur me teper nga rrumpalla se sa nga rregulli e puna dhe keshisoj dinjiteti mbetet vendnumero?!!

    Njerez dinjitoz-komb dinjitoz !:

    Te mos e pesojme si heret e tjera qe durojme kur duhet ngutur e ngutemi kur duhet duruar, luftojme dhe bejme zhurme kur duhet ndenjur urte dhe rrime suqut kur duhet thene acik fjala per ta kuptuar mire dhe populli se ç´po ndodh ne kete vend perpara se te jete vone dhe jo post-mortum dhe le te dallohen pastaj ato qe duhet te ´´ikin´´ ose te rrine ´´urte´´; se ´´pas me elin varvarios (kush nuk eshte helen eshte barbar). Mendoje se ndoshta eshte momentum qe te te mblidhen perseri ata qe i thone vehtes intelektuale !.

  • Nqse ka nje bashkatdhetar qe nuk e kupton kete fjale nuk se jam une qe ja mesoj… regjimi komunist e çoi vendin tone shume me mbrapa e pertej momentit kur lindi Besa.

    Ju ftoj ti pergjigjeni komentit tim ne çelesin e ndershmerise qe çon perpara me shembuj me te qarte se kurre dhe hajdutllekut qe çon mbrapa me Shqiperine si nje vend qe nuk e meriton kete situate.

    E ftoj Bocarin te me shpjegoje kuptimin e fjales Besa… po the qe nuk e din jam gati te ta them si vella gjaku ne kuptimin me te thjeshte.

  • Neqoftese ne Shqiperi ka nje intelektual te vertete e te ndershem, ai quhet Moikom Zeqo! Studiues i ndershem! Ministri i Kultures me i sakte qe ka pas Shqiperia ndonjehere ne historine e saj. Fatkeqesisht shteti shqiptar nuk e do. Berisha e hoqi nga puna, sepse ai nuk falte. Njelloj si Enveri ka zbatuar parimin ose me mua dhe je brenda ose kunder meje je jashte. Po tani? PS perseri e le jashte, sepse eshte i ndershem dhe i zoti. Per fat te keq pelqehen te pazotet e te pandershmit.
    Bravo te qofte o Moikom, qe nuk tundesh nga parimet e profesionalizmit e ndershmerise. T’i vij turp deputeteve te PS, sidomos atyre qe jane qe nga viti 1992!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *