Cipras kërkon një mbledhje të jashtëzakonshme të BE

Elton Tafaruci

Kryeministri grek, Aleksis Cipras do t’i kërkojë sot presidentit të Këshillit Evropian, Donald Tusk organizimin e një mbledhje të jashtëzakonshme për lehtësimin e negociatave me kreditorët e Greqisë (BE dhe FMN), duke synuar mbylljen e rishikimit të parë të programit grek, sipas burimesh qeveritare.

Ky vendim vjen disa orë pas shpalljes së raportit të mbledhjes së jashtëzakonshme të ministrave të Finacave të zonës euro që ishte parashikuar fillimisht për të enjten.

Sipas zëdhënësit të eurogrupit, Jeroen Dijsselbloem, nevojitet më shumë kohë për të përfunduar vlerësimin e reformave të paraqitura nga Greqia.

Përfundimi i këtij vlerësimi do të mundësojë dhënien e fondeve ndihmë në trajtën e huas të parashikuar verën e kaluar dhe hapjen e një debati mbi planifikimin e borxhit të vendit, që ka arritur në rreth 180 për qind të PBB-së.

Share This Article
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *