Cipras përfshin tek propozimet e reja, pika të refuzuara me referendum

anazapta

Parlamenti grek do të votojë për planin e propozuar nga kryeministri Aleksis Cipras për masat e reja për të siguruar ndihmën e tretë financiare nga BE.

Propozimet janë me qëllim shmangien e kolapsit financiar dhe parandalimin e daljes nga zona euro.

Ministrat e Financës së eurozonës do të ekzaminojnë propozimet e reja, që përfshijnë ulje të tensionit dhe rritje të taksave.

BBC raporton se pjesë e propozimeve të reja janë edhe disa elementë të cilat qytetarët i refuzuan me referendum.

Kjo gjë mund të sjellë kundërshtime brenda vetës Syrizës.

Koalicioni qeveritar ka 162 vende nga 300 që ka parlamenti grek.

Share This Article
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *