Cipras: Shumë i nevojshëm zgjerimi i NATO-s në Egje për krizën e emigrantëve

Elton Tafaruci

Kryeministri grek, Aleksis Cipras i kërkoi NATO-s të zgjerojë praninë e saj në detin Egje, pavarësisht kundërshtimit të palës turke, për një menaxhim të drejtë përballë trafikut të migratëve, në përfundim të një takimi me Sekretarin e Përgjithshëm të Aleancës, Jens Stoltenberg.

“Kemi ende rrugë të rëndësishme për të përshkruar në përcaktimin e efiktivitetit të nismës së NATO-s në Egje, veçanërisht për sa i përket zhvillimit të kapaciteteve në gjithë zonën e Egjeut”, pohoi Cipras.

“Këto pengesa vijnë si rrjedhojë e qëndrimeve të njëanshme të Turqisë”, shtoi ai. Ai akuzoi fqinjin e tij dhe aleatin në NATO për intensifikimin e veprimtarive ushtarake në hapësirën ajrore greke në kundërshtim me rregullat ndërkombëtare.

“Suksesi i NATO-s në krizën migratore është i nevojshëm për ofrimin nga ana e NATO-s të shembullit të besueshmërisë dhe efiktivitetit”, shtoi ai.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *