Cirku i një Kryeministri

Leda Hysa

Kim Mehmeti, shkrimtar, eseist, publicist dhe përkthyes ndër më të njohurit në hapësirën shqiptare është shfaqur shpesh si njohës i mirë i aktualitetit  në Shqipëri por edhe si një analizues i kujdesshëm i qeverisë dhe veprimeve të saj. 

Në këtë fillimviti vendosëm të bëjmë me z.Mehmeti një analizë të vitit që lamë pas, por edhe të asaj se çka presim nga 2019-ta.

Është i hidhur në mendimet që ka për qeverinë e Shqipërisë, por edhe për vetë kryeministrin Rama.

Nuk është entuziast aspak për ndryshimet në qeveri, madje prej tyre nuk pret asgjë…

Më poshtë intervista dhënë gazetares Entela Resuli botuar sot në Dita:

-Z. Mehmeti si e kishit parashikuar 2018 në hyrje të saj dhe si ju rezulton sot?

Të ardhmen e stolisim me të mirat që i dëshirojmë, atë e parashikojmë siç do donim të ishte, por e jetojmë të atillë siç na vjen. Më denjësisht me të ardhmen përballen ata që e kanë kuptuar se e nesërmja nuk është vendpushim ku i shkarkon brengat nga e shkuara, por vend ku i ngarkon hallet që i sjellë e nesërmja.

Sa i përket rrafshit personal, vitin 2018 nuk e dallojnë trazira të mëdha, e as ndodhi të veçanta që do i mbaja mend. Me rëndësi që ata të cilët i japin kuptim jetës sime, ishin shëndoshë e mirë. Sa u përket përmbajtjeve tjera jetësore, ato edhe ashtu nuk janë diçka që mund ta prishin paqen time me vetveten dhe të tjerët, si parakusht që ta shijosh atë që ta sjellë jeta.

-Ka qenë një vit i mirë për shqiptarët?

Varet me çka i krahasoni ndodhitë dhe gjërat. Çdo e mirë, nëse e krahason me më të mirën që e keni pritur, merr përmasat e së keqes. Njësoj si edhe e keqja e krahasuar me fatkeqësi më të mëdha, që del të jetë e mirë. Sipas vlerësimit tim, 2018 nuk mund të vlerësohet si i mbarë për shqiptarinë, shkaku se dhjetëra mijë të rinj, i braktisën trojet shqiptare.

Dhe populli që të nesërmen e blen duke e paguar me ‘shitjen’ e të rinjve, nuk e ka kuptuar se e sotmja është arë ku mbillet fara e bimës së të djeshmes. Andaj, nëse maten gjërat sipas kësaj urtësie, del se ne, prindërit e djeshëm, jemi ata që mbollëm farën e bimës së keqe, që sot i helmon dhe i mbytë shpresat dhe ëndrrat e rinisë shqiptare.

Dhe se ne jemi ata që fëmijët tanë i lamë në duart e një elite politike, e cila më shumë se sa për të mirën e shqiptarisë, kujdeset për mbushjen e xhepave të vet.

Cila ishte ajo ngjarje që shkoi përkundër parashikimit tuaj?

Shpresoja se drejtuesit e ‘Shqipërive’ tona më në fund do e lexojnë drejtë dëshpërimin dhe frustrimin e rinisë shqiptare dhe se do fillojnë ta lodhin vetveten me parësoren dhe më të vështirën, të cilës i përkushtohet një burrështetas i përgjegjshëm, që e do popullin dhe vendin e vet: t’i mbajnë gjallë shpresat e rinisë për një të ardhme më të mire.

Nuk e besoja se burrështetasit e ‘Shqipërive’ tona janë aq të pandjeshëm, aq të pangishëm, e aq të pafytyrë, sa të mos ua ngacmojë ndërgjegjen as kolona e pafundme e të rinjve që e braktisën vendlindjen, si dhe as vendbanimet tona të mbetur vetëm me pleqtë që e presin vdekjen, e ku mungon vrulli rinor dhe ata që do i lindin dhe rrisin brezat e së ardhmes.

Pra, në vitin 2018, përkundër pritjeve të mia, mori hov shpërngulja e rinisë shqiptare, shpërngulje që ka marrë përmasat e një eksodi që e ëndërronin, por nuk ia dolën ta realizonin, armiqtë e shqiptarisë. Andaj mund të thuhet se, burrështetasit tanë të sotëm, e realizuan projektin më të dëmshëm antishqiptarë –  vrasjen e shpresave rinore si dhe ëndrrave prindore se do plaken e do vdesin pranë fëmijëve të vet.

E ne ndërkohë, thuajse të gjithë harruam se boshtin kurrizorë të një populli, e përcakton edhe lehtësia me të cilën ua kthen shpinën varreve të paraardhësve të vet, pra sa kujdeset dhe sa i përkushtohet mbamendjes për të shkuarën e vet. Dhe në vende të drejtuar nga burrështetas hajdut e kriminel, qëllimisht nxitet harresa për të kaluarën dhe mbyten e vriten ëndrrat për të ardhmen. Në ato vende nuk është shkatërrimtare vetëm varfëria materiale, por edhe mjerimi shpirtëror, e që i bënë individët të pandjeshëm ndaj fatit kolektiv.

-Sipas idesë tuaj cili është njeriu i vitit në Shqipëri dhe pse?

Heronjtë e ditëve tona janë banorët e fshatrave të Shqipërisë, që u mungon shumëçka, por megjithatë, gjejnë diçka në vetvete ku e mbështesin shpresën se e nesërmja do sjellë më shumë arsye për të mos e braktisur vendlindjen, për të mos iu dorëzuar ndjenjës se do ishin më me fat e më të lumtur, po të kishin lindur në ndonjë kohë dhe hapësirë tjetër.

Pra, njeriu im i vitit të shkuar, dhe ai i shumë viteve tjerë, është shqiptari i rëndomtë që nuk ankohet aq sa ne që brengën kombëtare dhe debatet për hallet e shqiptarisë, i kemi shndërruam në ‘biznes’ që nuk të sjellë aq përfitime sa hajdut-politika, por edhe nuk të lë pa ahengje të begatë, pa kënaqësitë që u takojnë atyre që i urdhëron  plënci, e jo truri!

-Po antinjeriu dhe pse?

Antinjerëzit e mi janë të gjithë deputetët dhe politikanët e pangopshëm, që ‘brengën’ për popullin e përdorën për t’u pasuruar si të ishin pronarë të puseve të naftës, e jo funksionarë me pagë mujore rreth 2 mijë euro.

Pra, antinjerëzit  e mi janë politikanët e veshur me rroba që kushtojnë aq sa një familje fshatare harxhon brenda një viti, e të cilët e fyejnë inteligjencën tonë duke besuar se nuk e shohim cullakërinë e tyre shpirtërore e njerëzore, të mbuluar me petkun firmato. Antinjerëzit e mi janë ata që ta gërditin edhe dëshirën shumë njerëzore që të kesh e të jetosh në bollëk, ata pra që parajsën e fëmijëve të vet e ndërtojnë mbi mjerimin e shqiptarisë. Shkurt e shqip: anti-njerëzit e mi janë ata që u pasuruan nga politika, e që më ngjajnë me derra që përpëliten në baltën e pistë të hajdutërisë!

-Si do të jetë 2019 sipas jush?

Do doja që viti 2019 të shënojë fillimin e çlirimit tonë kolektiv nga ndjenja e vetmitarit, të cilin përherë duhet ta mbrojnë e mbështesin të tjerët. Besoj se ka arritur koha kur duhet ta kuptojmë se nëse nuk e ngjallim në vetvete vetëbesimin se shumëçka mundemi edhe pa ndihmën e askujt, vetëbesim që herë-herë na mungon, mund të ndodh që të dobësohet indi jonë kombëtarë! Apo mund të na ndodh që ta mbulojmë botën me shqiptarë, por të mbetemi pa shqiptari. Dhe s’di pse, por besoj se 2019 do shënojë kthesën e madhe kur do e braktisim rrugën që e rritë numrin e shqiptarëve të suksesshëm të shpërndarë nëpër botë, por që e dobëson boshtin kurrizorë të shqiptarisë.

-Edi Rama ka ndërruar më shumë se gjysmën e qeverisë, si ju duken emrat e rinj dhe çfarë prisni prej tyre?

Kam përshtypjen se sikur të kishte pasur mundësi, Kryeministri i Shqipërisë do e ndërronte tërë popullin, e jo më ministrat. Sepse ai e sheh vetveten si përcaktues i të mirës kolektive dhe si çdo politikanë me mendësi të diktatorit, lë që e ka humbur kontaktin me realitetin, por ai e jeton me habinë  si ne ‘budallenjtë’ e rëndomtë nuk e kuptojmë se ai është fati i mirë i popullit, me çka gjithë ne që e kritikojmë atë, jemi e keqja e popullit.

Prej ministrave të ri nuk pres asgjë më shumë seç kam pritur edhe nga ata që Kryeministri i ndërroi siç i ndërron pronari i shtëpisë publike prostitutat në të – kur të dojë dhe duke i lëvduar për të shkuarën e përbashkët, pra duke i ngushëlluar se nuk i ndërron pse nuk i kanë sjellë përfitimet e duhura, por pse u ka kaluar koha!?

Më duket se Kryeministri i Shqipërisë tani ka shkuar përtej dëshirës që të jetë sundimtar i vetëm i vendit dhe popullit: të gjithë njerëzit rreth vetes i sheh siç i sheh mbreti oborrtarët e vet, që nuk çmon nga ajo që kanë në kokë, por sa ata mund ta përulin kokën para tij. Madje shumëçka tregon se drejtimin e qeverisë e ka kuptuar si mundësi  t’i realizojë ëndrrat artistike, që nga ato të piktorit e deri te ato të aktorit e debatuesit me të gjithë dhe për gjithçka. Mbase pse beson se i pushtetshmi vetvetiu bëhet edhe më i mençuri dhe më i urti.

Dhe duke u ndje i tillë atij i duket e pamundur të ketë edhe lopar që dinë ta mjelë bagëtinë më mirë se ai! Apo se mund të vlejnë diçka protesta, që nuk i ka organizuar ai. Andaj nuk gënjen kur thotë se do i drejtonte protestat e studentëve, sepse nuk mund ta besojë se ato protesta janë kundër gënjeshtrave të tij, sepse beson se studentët dhe shqiptarët e pakënaqur, nuk e kanë me të, por me ‘oborrtarët’ e tij që nuk i zbatojnë idetë e tij rilindëse.

Nëse e vëreni, Kryeministri i Shqipërisë ka nis të sillet si me qenë drejtues cirkut, e jo drejtues shteti, andaj merret me zbavitjen e shqiptarëve, e jo me hallet e tyre. Herë-herë ke përshtypjen se Shqipërinë ai e sheh si një çadër cirku, me popullin në të si publik i mahnitur nga dhuntitë e tij aktoreske dhe oratorike.

Dhe nuk është ai fajtori i vetëm pse sillet e ndjehet ashtu, ngaqë edhe ne, mendimtarët e tregut mediatik, nuk ia dolëm t’i shpjegojmë popullit me kohë se ka rënë në duart e një regjimi që i përbuzë gjithë ata që thonë se paturpësia personale, nuk mund të jetë vlerë e shtuar politike.

Pra edhe ne që i shesim mend popullit, jemi fajtorë pse Kryeministri i Shqipërisë u ngjit aq lartë në retë e vetëgënjimit, sa nuk do më habiste nëse do e ndryshonte  edhe Kushtetutën e vendit, duke e lënë atë vetëm me dy nene, që do kishin këtë përmbajtje:

“Neni i 1:

Kryeministri  i vendit është i pagabueshëm dhe i ka përmasat e Kryetrurit dhe Kryevullnetit të popullit!

Neni i 2:

Nëse ndodh që Kryeministri të gabojë, apo të bëjë dhe të thotë marrëzira, atëherë vlen Neni nr. 1 i kësaj kushtetute!”

-Ç’mendim keni për ministrat e larguar?

E mendoj atë që mund ta mendosh për ‘vëllazërinë’ e motrave të përdala, të cilat i ulen në veturë secilit që mund t’u ofrojë jetë luksoze, me çka edhe janë pajtuar me fatin që një ditë ta jetojnë dhembjen e dashnores së braktisur. E them këtë sepse shumëçka tregon se shumica e bashkëpunëtorëve të Kryeministrit të Shqipërisë, ndjehen si shëtitësit e zagarëve të mbretit, që lëvdohet me atë se sunduesi nuk mund të del në gjah pa ta.

-Nëse do i jepnit një këshillë Edi Ramës, cila do të ishte ajo?

Nuk ndjehem aq mendjemadh sa të besoj se mund ta këshilloj një burrështetas që banon në lartësitë e vetëpëlqimit dhe vetëgënjimit, se të gjithë rreth tij janë një grumbull abdallësh që e kritikojnë pse ia kanë zili.

Duhet të jesh naiv mbi mesataren që të besosh se ia vlen t’i thuash çkadoqoftë atij që nuk e ka kuptuar se ka edhe të atillë që duan t’u dalin borxhit bashkëkombësve të vet që askush nuk ua ofron mikrofonin dhe me të cilët askush nuk bënë intervista pasfestive, duke thënë publikisht atë që do donin ta thoshin të heshturit e popullit tënd.

Pastaj duhet të jesh mbi mesataren budalla që të besosh se zëri i së vërtetës mund të arrijë deri te veshët e atij që jeton në mjegullën e vetëmashtrimit se më lehtë mund ta sundosh një popull të tërë, se sa vetveten. Andaj, si edhe çdo burrështetas me mendësi të diktatorit, edhe kryeministri i Shqipërisë, fatin e popullit dhe të vendit, e ka barazuar me të vetin, andaj mëkot e ke t’i shpjegosh se burrështetasit e vetëpëlqyer, me duart e veta e ndërtojnë  përmendoren e urrejtjes së popullit të vet.

-Z. Mehmeti, a nuk ju duket edhe ju që Shqipëria është pa alternativë politike. Kemi një qeveri të korruptuar dhe një opozitë të paaftë dhe që nuk është aspak gati për të drejtuar vendin…?

Nuk dua ta besoj se mëmëdheu dhe populli im janë pa alternativë politike. Përkundrazi, besoj se i ka ardhur fundi politikës ‘hajdutokrate’, se ka arritur brezi i ri politik i rritur dhe i realizuar natyrshëm, brez krejt ndryshe nga ky i dekadave të fundit, që politikën e kishin kuptuar si biznes që të pasuron pa u djersitur fare, që demokracinë e kishin kuptuar si rend shtetëror që t’i realizon ëndrrat e venitura nga kohët e Enverit, që nuk e dinin më të rëndësishmen që duhet ta di çdo njeri, e lë më një burrështetas: njeriu nuk mund ta ‘ndërtojë’ të shkuarën, e as ta merr sot atë që e ka humbur dje, por vetëm të sotmen dhe atë që ia sjell e tanishmja dhe e nesërmja!

Pra besoj se u harxhuan gjitha mashtrimet politike, e madje edhe ajo që mund të plaçkitej, besoj se ka ardhur koha e politikanëve, biografinë e të cilëve e ka shkruar dora e aftësive personale, e jo ajo  e të ardhurve nga  e djeshmja komuniste, që hanin e pinin në grazhdin e demokracisë, por ende të dehur nga ahengjet ideologjike të xhaxhit Enver.

Besoj pra se i ka ardhur fundi ‘demokracisë’ së ndërtuar mbi mendësinë politike se sa më e pasur dhe sa më e fortë është paria, aq më i fortë bëhet shteti dhe populli.  Dhe jam i sigurt se ka arritur gjenerata e politikanëve që në mos më shumë, mirëqenien e vendit dhe të popullit, do e duan poaq sa edhe atë personalen. Gjë që u mungonte burrështetasve të deritanishëm të “Shqipërive” ton,  vdekjen politike të të cilëve do e shënojë rënia e Kryeministrit të sotëm të Shqipërisë.

Share This Article
46 Comments
  • I nderuar zoti Mehmeti
    Faleminderit per kete interviste te mrekullueshme.

    Vec atyre qe ju renditni bukur dhe me nje shqipe qe te shkon ne zemer dhe te rri gjate ne mendje, dua te terheq vemendjen e redaksise se nderuar te Dites mbi situaten ne Banken e Shqiperise.

    A ka “rilindur” Banka sipas premtimit te shumelartesise se tij zotit Rama?

    Jo.

    Banka e Shqipërisë vijon të jetë një çerdhe punësimi, madje atyre qe ishin kur Rama ishte ne opozite i jane shtuar te tjere kur Rama erdhi ne pozite.

    Duke u bazuar në deklarimet e pasurisë, rezulton se lista e atyre qe punojne ne Banke eshte full me familjare politikanesh.

    Në Bankën e Shqipërisë punojnë bashkëshortja e deputetit të Partisë Socialiste Musa Ulqini, djali i deputetes socialiste, Tatiana Piro, vajza e ministres se Arsimit, Lindita Nikolla, vajza e ish-kryeparlamentares, Jozefina Topalli, vajza e ish-ministrit të PD, Ridvan Bode. Absurdi qëndron tek fakti se në një kohë kur vajza e tij është punonjëse pranë BSH, Ridvan Bode u zgjodh pak ditë më parë edhe si anëtar i Këshillit Mbikëqyrës. Pra, në këtë rast janë dy pjesëtarë nga e njëjta familje në këtë cerdhe të ngrohtë parash.

    Pjesë e Bankës së Shqipërisë janë edhe motra e ish-ministrit të Drejtësisë, Ylli Manjani, kunata e ish-kryeministrit Sali Berisha si edhe plot funksionarë e ish-funksionarë të tjerë të lartë.

    Pjesë e grupit që shfrytëzojnë Bankën e Shqipërisë për të punësuar të afërmit e tyre janë edhe kryebashkiakët. Në listë bën pjesë kryetari i Bashkisë së Beratit, Petrit Sinaj, bashkëshortja e të cilit është punonjëse në Bankën Qendrore.

  • 2018 u mbyll me shijen e protestës madhështore të studentëve, krahas atyre më të vogla të artistëve, banorëve të Unazës, apo emigrantëve, do të mbahet mend si viti i dytë që prej ’97, kur një qeveri ka prodhurar më shumë kundërshtarë të moshave, profesioneve dhe shtresave të ndryshme sociale.

    Natyrisht që kjo e ka një shpjegim.

    Dhe ai lidhet, njësoj si para dy dekadave, me faktin se këtë vend po e sundon kryekëput një njeri i vetëm.
    Ky është moti i parë kur, pasi bërë fushatën elektorale kundër tepsisë që kërkonin aleatët, Rama drejtoi vetëm me sejmenët e tij.

    Po të bësh një bilanc kuptohet lehtë se çfarë ndodhi.

    Gjatë 2018 u vu në zbatim projekti 1 miliardë euro që ndau në 4-5 duar, pa tendera dhe garë, një pjesë të madhe të pasurisë kombëtare që do ti fusë në borxhe të pafundme brezat e ardhshëm.

    Po gjatë këtij viti u tentua të prishej Teatri për ti hapur rrugën një biznesi 200 milionë eurosh me kompaninë Fusha.

    Po gjatë këtij viti u hartuan projektet monstruoze të tre inceneratorëve të cilët lëshonin miliona nga buxheti i shtetit në llogarinë e Klodian Zotos, ende pa u vënë një tullë në punën që kishte marrë përsipër.

    Po gjatë këtij viti shqipëtarët u ftuan të paguajnë për herë të dytë për rrugën e kombit, vetëm se prej saj duhet të përfitonte njëri prej klientëve të kryeministrit të të pasurve.

    Po gjatë këtij viti u miratua ligji me efekt prapa veprues për ti përgjysmuar tatimin mbi dividentin oligarkëve ndërkohë që predikohej se nuk kishtë para për buxhetin e arsimit.

    Po gjatë këtij viti u arrit rekordi i unazës së re, me 40 milionë euro për 2 KM rrugë, të cilat u ndanë me tender fiktiv dhe në firma fantazëm.

    Janë të gjitha këto fakte që, pa pasur nevojë për koment, tregojnë se përse i duhej Ramës tepsia vetëm për vete.
    Njerëzit nuk janë budallej dhe e kuptojnë se ç’do të thotë kur pushteti mbetet në një dorë.

    Ata nuk e kanë të vështirë të bëjnë krahasimin.

    Ata e dinë se Lulzim Basha nuk është as engjëll dhe as shenjt. Por ata e kuptojnë se kur Luli drejtonte bashkinë dhe Rama qeverinë, në Tiranë me zor u dhanë vetëm gjashtë leje ndërtimi. Ndërsa kur tepsia i morri të dyja, ato u njëqind fishuan, megjithëse votat qytetarëve i ishin marrë me premtimin: “zero ndërtime në kryeqytet”.

    Ata e dinë se ish partia klienteliste e Ilir Metës mund të mos ketë as synime idealiste as parime morale, por e kuptojnë se kur LSI-a ishte në qeveri u ndalua importimi i plehrave nga jashtë dhe u kërkua me insistim një ligj që ia hiqte të drejtën ekskluzive të koncesioneve Ramës.

    Ata e dinë se nëse kryeprokuroren nuk do ta kishte zgjedhur Rilindja vetëm me 69 votat e saj, djali i deputetit Rahja nuk do të qe i lirë edhe pas përdhunimit, Agron Xhafaj nuk do të ish lënë të largohej pa u marrë as në pyetje, fashikujt e përgjimeve të Vangjush Dakos nuk do të ishin fshehur dhe njerzit që hetuan Tahirin nuk do të largoheshin një nga një nga detyra.

    Pra nëse sot janë në rrugë më të shumtë se kurrë, shqiptarët e kanë një motiv. Ata e ndjejnë se vendi po reshqet drejt një autoritarizmi kleptokratik që dukej se e kishim mundur njëherë e për gjithmonë.

    Me makutërinë, delirin dhe arrogancën e tij, kryeministri i të pasurve e ringjalli këtë frikë.

    Prandaj ai po merr si dhuratë në këtë fund viti një valë protestash të pa dëgjuara më parë dhe ç’është më e habitshmja të pa lidhura me partitë opozitare.

    Dhe filizat e kësaj feste demokracie me shumë gjasë do të vazhdojnë. Sepse i mbyllur në bunkerin e Surrelit, i izoluar mes 9 apo 10 klientësh milionerë, i rethuar vetëm nga eunukë që nuk guxojnë as ta kundërshtojnë, Rama i thelloi mëkatet me ndryshimet në qeveri. Ai kompozoi një kabinet me më shumë anonimë, me më shumë njerëz pa personalitet publik dhe karaktere të sprovuara, që rrisin edhe më skajshmërisht pushtetin dhe autoritarizmin e tij.

    Ai nuk e kuptoi dot se ajo që ndodhi gjatë 2018 ishte një përgjigje ndaj gryksisë gargantyeske për ta përlarë i vetëm tepsinë. Dhe kjo të bën të mendosh se dhuratat për të nuk përfundojnë në 31 dhjetor.

  • LEXONI KETO FJALE:

    “Ajo që më shqetëson më së shumti është se nuk shoh revoltë kundër kapitalizmit. Ku po na çon kapitalizmi? Nuk mund të mos e ngre një pyetje të tillë. Kriza, krizat që po përjetojmë nuk kanë lindur nga njerëzit e thjeshtë, por nga fitorja e parasë mbi të gjithë e mbi gjithçka. Stéphane Hessel, i cili ka qenë në një kamp përqendrimi me mua, shkroi dikur: “Indinjohuni!”. Por unë as këtë nuk po e shoh më: shoh zjarre të vogla, protesta, frustrim, por jo revoltë morale kundër kapitalizmit. Jetojmë në një shoqëri egoiste, që të neverit; kapitalizmi nuk është një ide, është një sëmundje që na ka hyrë në qeliza. Dhe këtë po ua thotë një antikomunist”.

    Janë të shkrimtarit slloven Boris Pahor. Një njeri që në gusht të këtij viti mbush plot 106 vjeç.

    E ka përshkuar “errësirën” e viteve 1900, duke e rrëfyer në mijëra faqe librash. Mbi të gjitha te “Nekropoli”, kryevepra e tij që mori formë në kampin nazist të përqendrimit, Natzweiler-Struthof. Në Itali, shtetas i të cilës Pahor është prej vitesh, ky libër është botuar 40 vjet pas botimit në sllovenisht (në vitin 2008), ndërsa në shqip është botuar në 2014-n.

  • Ka ardhur koha qe Populli te mos ushqeje me parazitet e politikes por te kerkoje drejtesi dhe denim pa meshire te gjithe hajduteve apo mashtruesve ,te kerkoje llogari ndaj lekeve qe investohen pa kriter ose me kriter vetepasurimin pa i vrare ndergjegja se paguhen nga ky popull dhe jo te tallen me te.Ka ardhur koha qe ky Popull se bashku me USA dhe Gjermanine te mbeshtetin fort SPAK dhe BKH se vetem me nje drejtesi te drejte ,te ndershme,te papolitizuar dhe patriotike mund t’ju ndalet rruga ketyre maskarenjeve apo bastardeve te majte apo te djathte.GFjithe pasurite e vjedhura ketij populli duhet t’i kthehen sovranit .Vetingu duhet te filloje nga ministrat e shkarkuar ku dhe gjurmet e korrupsionit jane te fresketa dhe pastaj te shtrihet tek Salehu&Nano&Meta&Basha.

    • O korcekar une them se vetingun duhet ta besh ti se me ty edvini na del i paster .korcar i bythes e gjithe banda politike e djathte dhe emajte jane per byrg nuk duhet veting NE 1990 TE GJITHE KEMI QENE PA BREKE korcar militant bythelepires

  • Interviste ne lartesine e shkrimeve te Viktor Malajt dhe Redaksionaleve te Dites

    Une jam socialist perpara Rames dhe perpara Dites.

    Dje per here te pare ndjeva qe nje hajdut si Ilir Meta kishte te drejte ne vendimet e tij.

    Edhe sa do vazhdoje ky aventurier qe quhet Edi Rama te sjelle ministra nga rruga per te drejtuar Shqiperine?

  • Me beri pershtypje ne intervisten tuaj zoti Kim Mehmeti, pjesa ku thoni per emigrantet qe kjo politike i detyroi te ikin larg e ti kthenin shpinen varreve te te pareve.
    E vertete e dhimbshme.
    Nga te gjitha gjerat qe me mungojne ketu ne Greqi ku jetoj, me e forta eshte dhimbja qe nuk i shkoj dot ne varr nenes dhe babait, aq here sa kam marr per ta.

    E nderkohe per patriotin Rama qe me fjale te than piten, po me vepra ehe…
    Sapo eshte hapur Varrezë e re për ushtarakët grekë në Dragot të Tepelenës
    Në Shqipëri janë ndërtuar deri më tani dy vendprehje për ushtarakët grekë, në Bularat të Gjirokastrës dhe në Këlcyrë të Përmetit.
    edhe sa do hapen akoma mund ta dime nga Qeveria?

  • Ka rènè z.Mehmeti,

    kryeministri i Shqipèrsè, ka rènè me kohè. Paraqitja prej gallofi tè kapur gafil nga studentèt, tronditja dhe çoroditja e tij nè atè kontakt realitetesh tè ndryshme, i treguan edhe zagarève tè fundit tè oborrit tè pushtetit ,se loja mbaroi.
    Ajo qè presin shqiptarèt sot, nuk èshtè mè Edi Rama. Ai nuk ringjall mè dot asgjè. Ata presin shenjat e para tè daljes nè skenè tè diçkaje tè re, presin pozicionimin e ri brenda PS, tè atyre elementève qè deri mè sot kanè mbetur gojèkyçur para maskaradès vija-vija tè kètij kryeminkstri.
    Lèvizja studentore, zbuloi atè qè shumèkush nè kètè vènd e ndjente,,,,tè qènit jashtè loje tè gjithè spektrit kleptomano-politik shqiptar.
    Askush nè protestè, dèshiron tè ketè pranè njerèz tè tillè.
    Kjo, le ti shèrbejè edhe ndonjè Erion Veliaj , qè ka menduar deri mè sot, se tè qènit pranè Metès, tè ngjit nè shkallèt e karrierès.
    Èshtè kohè erozioni, èshtè kohè ndryshimesh, kjo qè pèrjetojmè sot. Shqiptarèt, janè tè tejngopur me karagjozè kleptomanè, vrasès dhe hajdutè ordinerè.
    Ajo qè ra nè sy kohèt e fundit, èshtè fakti se kèta bajraktarè tè politikès, nuk ia dalin dot mè ti vènè flakèn vèndit, edhe kur bashkohen tè gjitha palèt nè mision.
    Kjo, èshtè shenjè e mirè. Tè tjerat vijojnè.

    • Kapterr Et’hemi…

      Meso te shkruash Shqip.

      Fakti qe thua se ke qene grade madhore( Edhe Katerr, e till grad eshte), nuk do te thot se duhet te shkruash me Germa “madhore”-Kapitale…..

      “Zbute” ca shkrimin, se ne morre ment…..nuk po shkruan Fletdalje Ushqimesh ketu!!!

      Sa per Ramen dhe Menyren se si po Qiverris, nuk e mbron dot ti…..por Realiteti qe krijohet nga kjo Qiverrisje.

      Dhe ky realitet, per fat te keq, eshte i Hidhur.

      Ky realitet na tregon se edhe e Ardhmja, e ndikuar nga Vendimarrja e sotme, do te jete edhe me e Hidhur dhe e Pashprese se e sotmja…

      Ky realitet, pershkruhet qarte ne intervisten e Kim Mehmetit-

      Lexoje prap, jo me mendjen e Kapterrit, dhe do ta kuptosh se Kimi, per fat te keq, ka plotesisht te Drejte.

      P.S
      Ede mua nuk me pelqen Fytyra e Kim Mehmetit, dhe sidomos nuk me pelqen islamzmi i tij.
      Po ashtu nuk me pelqente afiniteti i Kimit me Bastardin e Tropojes Saleh Barbar Berishen.

      Pooor me Pelqen e Verteta qe ai thot.

      Me pelqen shqipja e sakte dhe analiza e holle qe i ben situates aktuale..

      Kapterr, dhe ju te tjeret qe merreni qe merni me fytyren e Kimit;

      E Verteta, edhe pse e Hidhur, eshte me Bukur edhe kur thuhet nga njerz te shemtuar Sesa Genjeshtra e deklaruar nga Surrat- Bukurit

    • Kapterr Et’hemi…

      Meso te shkruash Shqip.

      Fakti qe thua se ke qene grade madhore( Edhe Katerr, e till grad eshte), nuk do te thot se duhet te shkruash me Germa “madhore”-Kapitale…..

      “Zbute” ca shkrimin, se ne morre ment…..nuk po shkruan Fletdalje Ushqimesh ketu!!!

      Sa per Ramen dhe Menyren se si po Qiverris, nuk e mbron dot ti…..por Realiteti qe krijohet nga kjo Qiverrisje.

      Dhe ky realitet, per fat te keq, eshte i Hidhur.

      Ky realitet na tregon se edhe e Ardhmja, e ndikuar nga Vendimarrja e sotme, do te jete edhe me e Hidhur dhe e Pashprese se e sotmja…

      Ky realitet, pershkruhet qarte ne intervisten e Kim Mehmetit-

      Lexoje prap, jo me mendjen e Kapterrit, dhe do ta kuptosh se Kimi, per fat te keq, ka plotesisht te Drejte.

      P.S
      Ede mua nuk me pelqen Fytyra e Kim Mehmetit, dhe sidomos nuk me pelqen islamzmi i tij.
      Po ashtu nuk me pelqente afiniteti i Kimit me Bastardin e Tropojes Saleh Barbar Berishen.

      Pooor me Pelqen e Verteta qe ai thot.

      Me pelqen shqipja e sakte dhe analiza e holle qe i ben situates aktuale..

      Kapterr, dhe ju te tjeret qe merreni qe merni me fytyren e Kimit;

      E Verteta, edhe pse e Hidhur, eshte me Bukur edhe kur thuhet nga njerz te shemtuar Sesa Genjeshtra e deklaruar nga Surrat- Bukurit.

      Ne, populli, Sovrani si u pelqen ta quani, votuam nje Qeverrisje te majt, pa patur parasysh formen e Surratit te Tyre, qe na thot te Verteten, qe eshte Transparente..

      Nuk votuam ca Surretbukura, qe te na mashtrojne, ne dogana, tatime, shendetesi, drejtesi, ne infrastrukture, ne Kulture….

  • SHKRIMIT TE K.MEHMETIT DO I PELQENTE SHUME BEOGRADIT,POR JO PRESIDENTIT SERB-VUÇIÇ I CILI U VU NE GJUNJ PARA EDI RAMES KUR DEKLAROI SE E.RAMA ESHTE KRYEMINISTRI BALLKANIT.
    -NUK MUND TE PRISJA NDONJE GJE POZITIVE NGA KY ZITRI QE SHKON NE ÇADREN E LUL-SALIUT E QE ANDEJ SHPIF SI SALIMORTJA.
    -KY NUK BEN KRUTIKA TE DREJTA SIÇ BEN PSH-D I T A PER PROBLEME QE.NA SHERBEJNE NE TE GJITHVE,POR SHKRUAN ÇI THOT SALISERBI.
    -KOLEGU TIJ REXHEP QOSE E ALFRED MOISIU E KAN VLERESUAR RAMEN SI KM ME TE MIRE NE 28 VITE.DHE NESE NUK I PEKQEN KIMIT,SALIUT,LULIT,LIKES,MONES NE 1 MILJON VOTUESVE TE TIJ AQ NA BEN.
    -TE VETMIN GABIM TE REND RAMA BERI ME M.FRASHERIN QE E REABILITOJ KEQ PER SHUME SHQIPTAR.
    -IKJA E RINIS JASHT PER NJE JETESE ME TE MIRE NUK ESHTE FAI I VETEM I RANES OR KIM.POR I SALISERBIT QE PRISHI UZINAT E FABRIKAT E PUNES TE NDERTUAR NGA ENVERI.
    -JU SI GAZETAR KAZAN DUHET TE LEXONI ME SHUME E TE SHKRUANI SE KAPITALIZMI PO DESHTON GJITHANDEJ E DUHET TE NDERTIHET NJE SISTEM I RI M A J T I S T,PASI EKSTREMISTET E DJATHTE KAN MARR REVANSH PER TE PERMBYSUR BOTEN..SIÇ PO NDODH NE FRANCE.
    -MOTUA E RAMES PER 2O19 DO TE JETE:
    1-GUXO DHE FITO.SIC VEPROI ME LULIN QE I FAKI 7+7 MINISTRA E DREJTOR DHE FITOI
    2-ME QEVERIN E RE TE FITOI MANDATIN E TRETE.
    3-TE MERRET STATUSI NE QERSHOR NESE OPOZITA E KRIMEVE TE RENDA QE KA VRARE MBI 6000 NJERZ QE NGA 2 PRILLI 1991 SHKODER E DERI SOKOL OLLDASHI,NUK DO SHPIF SI EDHE JU NE GAZETEN E NDERUAR D I T A.
    -JU DHE TE TJERET SI JU DUHET TE KERKOINE QE DREJTESIA E RE TE FUSI NE BURG E SEKUESTROI PASURIN HAJDUTEVE TE ÇDO NGJYRE QE NGA VITI 1991 E KETEJ E TIA SHPERBDAJ POPULLIT SI EN
    VERI NE 1946.NDAJ LERE CMIREN NDAJ EDI RAMES.
    -SIDOQOFT GEZUAR Z.KIM,NGA NJE MALLAKATRIOT-ÇORRUSHIOT ISH USHTARAK MADHOR.

    • Ju komentues me tru te kungullizuar e te shpelare ,ne vend qe te shani autorin e shkrimit ,po qe se me te vertete ju intereson perparimi I vendit ,shkruani me fakte se ku ka gabuar autori I shkrimit ,ku genjen ne ato qe thote .Por ju jeni pjese e kazanit ku perpunohet droga e cdo lloj krimi tjeter dhe nuk doni te ndryshoje kjo gje .Por vetem nje pjese te fakteve po te merrni parasysh do tju vije turp per ato qe shkruani ne komentet tuaja: 40% e popullsise eshte larguar nga Shqiperia dhe 60% e asaj qe ka mbetur do te largohet, 10.000 prostitute shqiptare ne rruget e Evropes , mbi 200.000 te rinj ne Shqiperi nuk shkojne as ne shkolle e as ne pune , mbi 80% e pasurise se vene ne 20 vitet e fundit eshte nga droga dhe vjedhjet , mijra ton droge prodhohet cdo vit ne Shqiperi (sa dhe gjysma e bleteve vdiqen ) ,cdo dite ne Shqiperi vritet ose vetevritet nje shqiptar etj.etj.Dhe keto shifra jane shumefishuar vitet e fundit .Atehere a duhet sharre autori per ato qe shkruan ,apo ka te drejte ? Ju lutem botoni komentin tim !

      • hamzai duket si ,
        tru i devijuar nga pordhet e majmunit plak ,
        qe e shndroje jeten e Njeriut /Qytetarit Shqiptare ne nji jet Majmunesh ne cdo fushe ,
        pasi cmontoj gjithcka ne Shqiperi sipas planit antishqiptareve qe e prune ne pushtet .

        Kush shkaterroj uzina e fabrika ,gjithe industrine
        kimike e ushqimore etj ,
        kush shkaterroj Art e Kulture ,

        kush hodhi ne ere Ushttrine kush solli ne vend te Kultures Qytetare – dhunen e krimin , prostitucionin
        e drogen
        o tru i pjerdh qe leshini fjalet si pordhe se s’ju mba me valula e bythes tuaj te ndyre .
        kush vodhi buxhetet e shtetit ne kto 29-vjet te destinuara per zhvillimin e vendit ,
        kush e mban ate shoqeri permanent ne dhune gojore e trupore ?
        ?
        ?
        ?

        kush vret rrugeve
        kush ben thorrje per lufte civile e dhune medieve
        e parlamentit o i cmendur ?
        ?
        ?
        ?

        Kush vodhi dy her radhasi Thesarin e Shtetit dhe asnji Mize s’Pipetiu ,
        duke varferuar Shqiperine ne cdo drejtim te jetes
        e punesim .
        Kush degjenroj shkollat
        Universiteteve ku perdoren si kjoska per shitje Diplomash ,
        kush degjenroj mediat ,ku shef vetem prostituta medieatike ,analiste putana
        kush e shndroj ne nji bordello Shqiperine

        pervec bandave PD – LSI ,
        qe ndoqen Miljona shqiptare nga ai vend ?
        ?
        ?
        ?

        kush ndertoj Shqiperine
        solli Rendin Qytetare e
        ktheu mbi shina Qytetarine ?
        ?
        ?
        ?

        Kush ndryshoj faqen e Shqiperise para gjithe Botes ?
        ?
        ?
        ?
        kush ndertoj qytetet Shqiptare shndruar ne qytete si ne boten e civilizuar

        O tru i pjerdhur

        qe syt ndricojne kur ju shikojne vetem shkaterrime ,
        degjenerime e krime .

        sa i perket ktij njeriu primitive e lehsi turmash ,jane fanatike antishqiptare ,
        qe i sherbejn klaneve antishqiptare ,
        ky eshte si cdo nji Pordh qe vertitet mes shaleve te Rames .

          • jo mor jo ,
            nuk kam asnji lloj kaldaje per ti afruar Kryeministrit ,
            por
            Realitetit Shqiptare ,qe ju aty ju nxijne cdo dite ,kta palo
            pordha mesjetare ,
            qe s’kan asnji lidhje me Realitetin .
            Jeni semurur nga injoranca qe ju shurdhon cdo dite medieve e gojve te pista te egersirave te etur per pushtet dhe jeni te paafte te shikoni Realitetin cfar ndodh me ju vet me ate shoqeri ne ate vend ,
            duke injoruar interesin e madhe per te gjithe ne shqiptaret i cili eshte Shqiperia ,
            kthimi ne normalitet i atij vendi ,te traumatizuar nga
            kafshet /egersirat ne Politike .
            Keni nevoje sinqerishte per nji Terapi Kolektive
            qe tju shkundi mire trute e rrexoje ne vendin e duhur ne kafke .
            Nuk njihni me se kush eshte proírioritet i atij vendi ,
            por jeni shndruar ne mekanizma te bandave politike qe komandohen nga Greku e serbi dhe c’eshte me skandalozja ,
            mbaheni edhe si patriote pastaj !!!!!!!!!!!!
            Ju kan zhveshur nga cdo morale e sjellje njerezore politikanet e djallit e kjo eshte shume me Dramatike dhe me e Trishtushme se gjithcka tjeter .
            Boll u bet suport i injorances dhe politikave te Grekut per destabilizimin e Sjhqiperise .
            Nuk doni qytetarime ?
            Shkoni ne turqi e arabi sepse atje gjeni kaosin dhe stilin e jetes ,injorancen intrigen pafytyresine njerezore qe pretendoni .
            Shqiperine nuk mundet ta shndroni ne Afganistan e shpelle trapojanesh asnjiher .
            ndaj thirrini rradakes per te miren e femijve tuaj dhe vendit tone Shqiperise

  • Mesazhe te tilla sofiste si ky i Kimit nuk vlejne!
    Duhet folur shqip per krimet qe klasa politike e 28 vjeteve i ka bere popullit shqiptar e jo lojra fjalesh bombastike!

  • Më ka pëlqyer gjithmonë Kim Mehmeti për thellësinë e gjykimit, për sinqeritetin dhe sidomos patriotizmin e tij. Të gjitha këto, me shumë vlerë për një intelektual, sigurisht që i shërbejnë ndërgjegjësimit të publikut se çfarë nuk shkon mirë, ose çfarë shkon gabim në vendin e shqiptarëve, kudo ku ata jetojnë, në Shqipëri Kosovë e Maqedoni. Por rregullimi i kësaj gjëndjeje kërkon zgjidhje dhe jo patetizëm human. Në fund të fundit këtë e kanë bërë dhe bëjnë gjithë shkrimtarët dhe artistët në botë. Bota e tyre është humanizmi dhe shpirtërorja. Po veç inspirimit, kjo kategori shoqërore nuk mund të bëjë gjë tjetër. Deri aty shkon roli i tyre. Por pyetja shtrohet: cilët janë ata që do të mund të bëjnë realitet aspiratat e tyre? Të thuash se “do të dalin njerëz të rinj” të pa implikuar me të kaluarën dhe gjëndjen aktuale, sidomos varfërinë dhe korrupsionin, po e pranojmë atë si alternativë. Po prapë pyetet:si do dalin dhe kur do dalin dhe a do të jenë ata pikërisht të duhurit? Historia na ka mësuar që fillimi mund të duket i mirë, i besueshëm dhe që ka patur përkrahje popullore. Por nuk ka vazhduar gjatë dhe ka ardhur përsëri zhgënjimi. Dhe mbetemi kështu në një rreth vicioz me pyetjen tjetër Si bëhen të mundura zgjidhjet e shumë pritura nga shumica e shoqërisë që kërkon dinjitet, mjete jetese optimale në fushat prioritare dhe padyshim barazi para ligjit, pra drejtësi? Për t’i mirëadministruar të gjitha këto, shoqëria njerëzore prej mijra vjetësh ka krijuar ‘Politikën’ si artin e së mundshmes. Është vetëm ajo që mund dhe duhet të kryejë misionin e vet. Në demokraci këtë e bëjnë njerëzit të organizuar në parti e shoqata. Janë këto që nxjerrin udhëheqësit e tyre që i prijnë. Janë zgjedhjet/zgjedhësit që vendosin se cila është alternativa që i shërben më mirë. Po qe se kontributet e qeverisë së rradhës ia plotësojnë, e mban akoma, në të kundërt e rrëzon, duke patur parasysh aforizmën: “Më gënjeve një herë fajin e ke ti, më gënjeve për së dyti, fajin e kam unë”. Dhe kështu si ajo thënia tjetlr që: “Uji që rrjedh pihet”, procesi vazhdon, duke prodhuar gjithmonë e më shumë demokraci dhe mirëqenie. Dhe e gjithë kjo kërkon kulturë e ndërgjegjësim dhe kjo natyrisht që arrihet ditë për ditë nga kontributi i intelektualëve, në kuptimin më të plotë e më të pastër të kësaj fjale. Se ka një trashëgimi të keqe rreth saj. Ne quajmë ‘intelektual’ çdo njeri që ka një diplomë universiteti, pa le më se ç’vlerë ka ajo. I shtojnë pastaj para dhe një dr. e prof.dhe komedia, nga një gjini teatri që është krijuar për argëtim, të kthehet në një skenë të pështirë, ku të nakatoset stomaku e të vjen për të vjellë, ashtu siç jemi katandisur dhe ne. Kështu nga rradhët e intelektualëve të vërtetë, idealistë e patriotë, le të shpresojmë se do të na shfaqen nga ata të llojit Linkoln (intelektual autodidakt në fillimet e tij), por jo vetëm Ai. Historia na ka dhënë plot shembuj, me të cilët kombet vërtet krenohen dhe u përulen atyre me respekt për gjithmonë.

  • Me ndryshimet që bëri në kabinet, kryeministri Rama shqepi praktikisht qeverinë si të kishte në dorë gërshërën e rrobaqepësit, zanat që siç ka thënë do ta ushtrojë pasi të ketë dalë nga politika.

    Si amator kuptohet, ashtu siç ka vepruar edhe në politikë, qoftë me qeverisjen ashtu edhe me njerëzit që vuri në karriget e ministrave.

    Kjo jo vetëm për faj të tij, por edhe të partisë që e prezantoi si flamurtar të ndryshimit të madh, të cilin e nisi që nga bezja e flamurit, duke i theksuar ngjyrën nga rozë në pink, gjithmonë me të njëjtën perspektivë atë të stilistit.

    Stofi politik që i kishte veshur qeverisjes së vendit me njerëz të karrierës partiake nëse mund të quhen kështu Damian Gjiknuri, Arben Ahmetaj, Niko Peleshi apo Lindita Nikolla rezultoi një prerje që u kushtoi shtrenjë shqiptarëve qoftë në bilancin ekonomik ashtu edhe në atë politik, ndonëse u përpoq të sillej para shoqërisë si elita e dokut, por që në kohën e lirë dizenjonte vila dhe luante golf . Bilanci, qindra mijëra njerëz të larguar nga Shqipëria dhe mijëra të tjerë me dëshirën për t’u larguar.

    Një ekonomi e centralizuar e kapur nga një grusht kilentësh përmes konçesionesh dhe ofertash të pakërkuara, një bujqësi që nuk konkuron dot as Kosovën dhe që djeg fondet e BE-së, një polici që ka në kërkim drejtuesit e saj për trafik droge dhe që tani me ardhjen e ministrit të ri po lufton me fishekzjarret, apo një sistem arsimor defiçent në inflacion të dukshëm me vetveten.

    Kostumi i ri që veshi qeveria me masa të marra nga i njëjti rrobaqepës është vetëm një ndërhyrje estetike për të mbuluar dordolecin që ka mbetur në këmbë bashkë me një parti të mykur që ka shërbyer si shkollë edukimi për një sekt politik të përfaqësuar nga “socialisti” i kockës për vete dhe moralit për të gjithë.

    Kjo rracë nuk ndryshon as në qeveri dhe as në opozitë kur është fjalë për të marrë përgjegjësi apo për të dalë mbi interesin e xhaketës personale

  • Nje luan ka sot Europa

    ne duhet të ruajmë sytë dhe mendjen nga mjegulla propagandistike e qeverisë e cila një akt që mund të kuptohet mes partnerëve, e shet në media qëllimisht bashkë me përlavdërimet shoqëruese vetëm e vetëm që politika shtetërore të mos mbetet thjesht dhe vetëm e tillë, por të kanalizohet si kapital për imazhin e liderit të shquar Edi Rama. Nuk është fyerje shpresojmë për askënd nëse themi se vetëm femrat e kanë kaq të theksuar maninë për t’u dukur përmbi çdo mani tjetër. Por ndoshta kryeministri ka kuptuar para të gjithëve se çfarë është politika dhe mesa duket po përpiqet të mos mbetet në vend të dytë. Vendi i shqiponjave nuk e meriton numrin dy…

  • Nuk i vlerësoj dhe nuk i marr në konsideratë këto mendime mllefëse të këtij, siç thuhet gazetar esseist e ku di unë.
    Kim, që të bëhesh i vlerësuar, sipas mendimit permanent shqiptar, duhet të jesh së pari njeri etik, të jesh me botëkuptim të lartë social dhe të dish të dallosh, ato që ti i thua në fillim, por pastaj i harron; që edhe të mirat duhen krahasuar me synimin për të artitur në më të mirat dhe të këqijat të mund të arrish ti mënjanosh nga më të këqijat.
    Nëse flet për të arritur në tërheqje vëmëndjeje, tregon boshllëk në konceptet e qeverisjeve dhe bëhesh i shplarë, si rrjedhojë mendimet jepen të pa pranueshme.
    Nuk vlen mendjemadhësia dhe as kritikat pa kufi. Të mençurit kritikojnë me argumente dhe njëkohësisht duke përdorur kritikat arrijnë të japin dhe mendimet për t’u ndrequr ata që ne kritikojmë. Këto nuk i gjeta tek ti, por pashë qëndrre me mllefe, me poshtërime dhe gjithshka vetëm Zi.
    Jo z. Kim. Nuk ecet kështu. Duhet të jepet mençuri, urtësi dhe unitet për të krijuar forcën e bashkësisë shqiptare.
    Ky vit le të jetë për shqiptarët, vit i të kuptuarit se është domozdoshmëri uniteti, mirëkuptimi, bashkëpunimi, respekti ndaj njëri-tjetrit dhe kritika të drejta, të sinqerta ndaj drejtuesve. Ndërsa drejtuesit të largohen nga vetëkënaqësia, të jetë të kujdesshëm ndaj prirjeve përmbushëse të interesave vetiake, të jenë tepër të vëmendshëm ndaj reagimeve popullore dhe me “veshë” të ngritur ndaj “lehjeve” si të njerëzve, apo grupimeve të brendshme dhe akoma më tepër të bëmëndshëm ndaj antishqiptarëve të jashtëm.
    Arbëror Epiroti

    • “Nuk vlen mendjemadhësia dhe as kritikat pa kufi…”

      Keto fjale ti Arberor i ke shkruar per Kimin?

      Se mua me duket sikur keto fjale jane fiks per Edi Ramen

      Intervista e Kimit me duket e kunderta e asaj qe thua ti. Nuk ka mllef, ka shume mencuri dhe maturi

  • Po njesimin e qendrimit dhe mendimit te partive politike shqiptare ne Maqedoni, kush e realizoi, ky zorzop dijetar i quajtur Kim, qe se ka per gje te futet ne bordellon e nje cadre ogurzeze per Shqiperine, nje cader qe vetem intelektuale nuk kish asgje, pervec handakosjes se mbarsur me urrejtje primitive prej idioti te menimtarit karagjos

    • Lexoni cfare shkruajne mbeshtetesit e Rames dhe lexoni ata kunder.
      E kuptoni vete ndryshimin
      Militantet e Rames tani dine vetem t shajne.
      Njesoj si ata t Saliut

      • redaktor i reduktuar ne nji asgje ,nga padija ,

        t’ju tregosh turmave idiote te verteten Realitetin ne ate vend ,
        s’do te thote te jesh mbeshtetes i Qeverrise apo Ramos !

        Ky eshte nji problem mbare shqiptare ,se nuk jeni te afte te dalloni ,
        Militantin e Shqiperise ndaj atyre politike dhe kjo do
        t’ju kushtoj jopak gjithe jeten .
        Lufta me injorancen ,eshte nder luftrat me te veshtira te njerezimit !!!

  • Reformat teritoriale arsimit e shëndetësisë drejtësisë pagesat të burgosurve puna për negociata për në EU disciplina financiare luftimi i vjedhjeve që nga uji e deri te pyjet ku ishin rrekun shqiptarët ishte kjo punë prej sizifi për qeverinë në këtë rast fatkeqit Rama se vendi dhe populli ishin para kolapsit i qeverisur nga Lazarati tritoli anarshi totale normal se në kësi rrethana anormale vēshtirë se ndokush pret rezultate spektakulare

  • Të marësh qeverisjen e një vendi të degjeneruar dhe njerëzve të degjeneruar ku i solli Salih krimineli dhe të jeshë që në diten e parë i penguar maksimalisht për punë normale nga destruktivizmi Berishist i cili oganizoi mbi 100 protesta bojkote afera akte tritoli denoncime në parlament europian që në çdo mënyrë të pengohet puna normale a nuk janë këto akte sabotimi i punës dhe jetës normale të vendit dhe popullit

  • Ky Kim Mehmuti eshte mire te shikoje ato cmendurite e politikaneve shqipetare ne Maqedoni, se per kendej nga ne i zgjidhim vet punet edhe pa ndihmen e ketij zoterie. Do i bente mire vetes po te degjonte dhe po te mesonte sado pak nga politika e Edi Rames. Politike vizionare per gjithe shqiptarine.

  • Kjo eshte e verteta per te cilen sulmohet Rama ,

    sepse projekti i tij vizionar per Bashkimin Kombetare ,

    qe te gjithe ish pushtetet ne Shqiperi e injoruan

    e beri Realitet .

    Por nuk me bejn aspak pershtypje mediet e komentet individesh ,
    qe shfryjne kunder Rames te paguar nga Greko-Serbet ,
    por ajo e disa trutredhurve ,qe mundohen te gjejne Negativen ke ajo qeverri e kryeminister ,
    qe po e shndron Shqiperine ne nji shtet te vertete ,

    njerez ,qe dijne vetem te ankohen ke ai qe i Toleron

    dhe nuk i pret me plumba ballit
    (kujtoni 97-en Gerdec-in 21-Janarin )

    njerez ,te cilet dijne te shfryjne vetem helm
    dhe energji negative ne opinion ,pa ditur se cfar jan duke bere
    dhe kujt i sherbejne !
    Nqs vazhdohet te helmohet atmosfera e Shqiperise ,

    athere s’ka asnji shanc ,per perparime ,per nji jete me te mire ,
    qeverria s’ka nga te frymezohet ,
    nqs ju ,si qytetare nuk vleresoni Realitetin Shqiptare

    dhe i bashkoheni injorances ,percarjes dhe egersirave
    te bandave politike ,
    qe jane shkakktaret e vertete te katraures se asaj jete .

    Kur ishin tradhetaret ,kriminelet bastardet antishqiptaret
    ne pushtet ,
    qe ju vodhen ,ju vrane ,ju poshteruan cdo te drejte ,

    asnji qytetare i thjeshte ,asnji student ,nuk protestoj
    njiher per te Drejtat ,
    nderkohe qe sot
    i jane bashkuar komploteve qe greku thur ne prapaskene kunder Shqiperise .

    Sa te pafytyre qe jeni !

    Vazhdoni e mbeshtesni bandat antishqiptare ,
    kriminelet tradhetaret dhe hajnat e Atdheut tuaj !!!!

    Cfar mundet me i then ksaj ?

    Bashkpunetore ne krim ,bashkpunetore ne desatbilizime ,
    sherbetore te Grekut ,te Serbit .

    (Dy djem u rriten nga nji Baba pijanec ,mashtrues ,kriminel .
    I pari ,mori rrugen e te jatit dhe perfundoje me burgim te perjteshem .
    Kur e pyeti Psikologia ;
    Perse perfundove ktu ,ne burg ?
    Ai ju pergjigj :
    Ate baba kisha un , nga ai mesova huqet e tij ,
    s’mund te behesha nji njeri ndryshe .
    ————————————————

    Psikologia mori ne pyetje edhe vellain tjeter ,i cili
    ishte tashme nji qytetare i denje dhe kishte krijuar nji familje shembullore e gezonte shtepi e pasuri ,duke ber nji jete normale ;

    Si arrite ti gjithe kto te mira ne jete ndryshe nga vllai jot ?
    Ai ju pergjigje ;

    Un nxora mesime nga gabimet e veset e babit dhe
    ndoqa rrugen e duhur ne jete . )

    Eshte koha ti therrisni mendjes ,sepse do merrni me qafe ,jovetem FEMIJET tuaj ,por edhe te ardhmen e Atdheut tone ,nqs ndiheni akoma njerez dhe ju funxionon llogjika .
    Thirrini arsyes boll me histeri se nuk fitoni asgje ,perkundrazi .

  • I vetmi person qe nuk e ka kuptuar te invistuarin eshte intervistuesja, e cila pyet: “qeverija eshte e korruptuar, opozita eshte e pa afte….cila eshte alternativa?”. Nese kete pyetje do ta kishte bere ne pyll, edhe kafshet e pyllit do te kishin qeshur….
    Per cfare eshte e pa afte? Per te vjedhur? Per te rrenuar shtet?…Eshte kançeluar si alternative qysh ne 2013-n…

  • Kimi duhet me qene i sinqerte ne nje gje;te tregoje se kush e pagun aktualisht me fol kunder Rames e me tej.

  • Nuk kemi per tu bere kurre sepse e kemi te keqen brenda…ne shekuj kemi qene vethelmus , fare e keqe…….DITA po zhgenjeni shume shqiptare me besoni

  • Banka shqiptare renon shqiptaret krijon kushte per eliten politike nepotise per pasurim te metejshem Ky eshte nje sistem i caktuar mardheniesh, ku klasa politike pasurohet ne maksimum, dhe shtresat e thjeshta te popullsises, gjendjen ne perpelitje per mbijetese ! Sistem i deshtuar rrenues i madh i popullit te vet !

  • Duke përcjellë paraqitjet televizive të kryeministrit shqiptar vërtetë të krijohet përshtypja e një cirku politik. Mirëpo kjo nuk është shpikje e Ramës, sepse njihet që nga Roma e vjetër: panem et circenses. Pastaj a keni vënë re se ai asnjëherë nuk është tallur me ndonjë të mençur, por të gjithë vrerin dhe talljen ua zbraz budallenjve. Duke e perceptuar Ramën si tërësisht të zi, madje edhe si një diktator, ndërsa ministrat e tij si prostituta, fatkeqësisht, edhe shkrimtari Kim Mehmeti ka rënë në pozitën e budallait. Përfytyrimi i Kimit për shtetin me gjasë barazohet me Leviatanin: shteti nuk mund të merret seriozisht po s’i hëngri qytetarët e vet, ose po s’i la të shtrirë në asfalt së paku katër prej tyre. Sëmundja e Kimit është si ajo e Don Kishotit: mullinjtë me erë si Rama i merr për përnbindësha, ndërsa përbindëshat si Saliu i merr për mullinj me erë.

  • Pavaresisht se mund te thote dhe te verteta, une s’kam asnje simpati per kete Kim mehmetin, bile e quaj kim me veze te prishura. Seicili ka te drejten e tij te haje çfare te doje, psh disa e pelqejne kimi me veze, disa e vjellin.

  • lexova jashtëzakonisht pak nga intervista e xhihadistit erdoganist gjellës së thjeshtë shqiptare Kim me vezë!!
    “Nuk dua ta besoj se mëmëdheu dhe populli im janë pa alternativë politike. ”
    për rrespekt të këtij mëmëdheu që përkon dhe me atdheun,për mua,jam kundër një të erdoganizuari xhihadist!!
    populizmat e tij le ti fusë në bythë dhe të shkojë e ti bëjë fresk erdoganit dhe “njerzve të tij në turqi”!!
    hale erdoganiste!

  • Përse nuk publikuat komentin për ishë shërbetoren e shpifjes e krimit Entela Resulin që ky Kim Mehmuti na qënka spiun i serbo-sllobodan -Maqedonisë dhe Kim Mehmeti i Entelës si shkrimtar, eseist, publicist dhe përkthyes ndër më të njohurit në hapësirën shqiptare ,për çfar ?….-,për spiunim e shpifje e falsifikime .Po me këto cirk të Kim agjentit të fshehtë të serbisë do PROPOGANDOI kjo gazetare e rëndomtë e shekullit të kokëdhisë !?

    Turp mos fshini komentet se se do ankohemi te THANO jeni bër rezil i gazetarisë shqiptare ju të gazetës dita, jeni bërë si paçavurja e G.55 të Fari Balliut me këto fshirje .Përse keni frikë dhe i fshini komentet kritike ,kur ka T.V dhe gazeta të tjera që mund ti publikojmë .

    Po ju rrëshqet dheu nënë këmbë .duhet të gjithë gazetarët të kalojnë weting-n ,se çfar figure keni dhe kujtë i keni shërbyer.

  • Përse nuk publikuat komentin për ishë shërbetoren e shpifjes e krimit Entela Resulin që ky Kim Mehmuti na qënka spiun i serbo-sllobodan -Maqedonisë dhe Kim Mehmeti i Entelës si shkrimtar, eseist, publicist dhe përkthyes ndër më të njohurit në hapësirën shqiptare ,për çfar ?….-,për spiunim e shpifje e falsifikime .Po me këto cirk të Kim agjentit të fshehtë të serbisë do PROPOGANDOI kjo gazetare e rëndomtë e shekullit të kokëdhisë !?

    Turp mos fshini komentet se se do ankohemi te THANO jeni bër rezil i gazetarisë shqiptare ju të gazetës dita, jeni bërë si paçavurja e G.55 të Fari Balliut me këto fshirje .Përse keni frikë dhe i fshini komentet kritike ,kur ka T.V dhe gazeta të tjera që mund ti publikojmë .
    Po ju rrëshqet dheu nënë këmbë .duhet të gjithë gazetarët të kalojnë weting-n ,se çfar figure keni dhe kujtë i keni shërbyer.

  • Hë mo moderator ,publikoni komentin mos e fshihë ,ose ja dhashë Thanos ,ju vuri dajakun.Mos e dhisni gazetën dita dhe kontributin e sajë kunër K/Kriminelit Sali.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *