Ç’ironi të vuash për drita në kapitalizëm!

anazapta

Shqipëria po mbytet në terr. Tanimë, me përjashtim të mediave të neveritshme partiake të cilat vazhdojnë të krakërijnë për zgjedhjet lokale, duket se tema e energjisë ka zënë vendin kryesor mes preokupimeve publike. Kjo më tingëllon ironike së paku, kur kujtoj se hidrocentralet mbi Drin duhej ta kishin zgjidhur njëherë e mirë problemin e energjisë në një vend si Shqipëria, e cila praktikisht nuk ka më konsumatorë të mëdhenj industrialë, dhe energjinë elektrike e përdor kryesisht për t’u ngrohur. Edhe pa qenë ekonomist, mendoj se në rrethanat e një ekonomie kapitaliste normale e sa kohë që në treg mungon një produkt kaq i kërkuar e i domosdoshëm si energjia elektrike, ekonomia do të kishte reaguar duke investuar menjëherë në sigurimin e këtij produkti. Po ku të flasësh për “ekonomi normale” në Shqipërinë e kthyer nga Berisha në një perandori të absurdit?

 

SMS në DITA në 0689073730

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *