Cisterna iraniane/ SHBA paralajmëron Greqinë

Edona Llukacaj

SHBA ka paralajmëruar këdo që i ofron ndihmë çisternës iraniane të naftës, e cila është drejtuar drejt qytetit jugor grek të Kalamatës, mund të konsiderohet si mbështetje për një organizatë terroriste.

Tankeri iranian lundroi nga Gjibraltari të dielën, pas 46 ditësh e bllokuar në zonë.

Autoritetet e Gjibraltarit e patën ndaluar anijen e naftës Grace 1 (Adrian Derya) më 4 korrik, me dyshimin se po transportonte naftë drejt Sirisë, në shkelje të sanksioneve evropiane.

Që prej gushtit 2018, SHBA ka shtuar dhe bërë më të rrepta sanksionet për blerësit e naftës iraniane, në përputhje me qëndrimin e saj se Teherani kishte shkelur marrëveshjen bërthamore të vitit 2015 që parashikonte që sanksionet të kufizoheshin. Presidenti amerikan Donald Trump pati akuzuar Teheranin për shkelje të marrëveshjes, duke pretenduar se Irani po vazhdonte zhvillimin e armëve bërthamore.

Në prill të vitit 2019, Uashingtoni shkoi një hap më tej dhe shpalli Korpusin e Rojeve Revolucionare Islamike grup terrorist dhe qeverinë iraniane sponsor të terrorizmit.

Masa është kundërshtuar nga vëzhguesit ndërkombëtarë, por zyrtarët amerikanë këmbëngulin se Korpusi i Rojeve Revolucionare Islamike është përgjegjëse për sulmet ndaj forcave amerikane dhe aleatëve të tyre në të gjithë rajonin, nga Siria në Irak dhe Jemen.

Më parë, Greqia ka deklaruar se nuk ka marrë asnjë kërkesë zyrtare për cisternën iraniane të naftës.

Sipas të dhënave të siguruara nga Trafiku Detar për në Kalamata, tankeri iranian Adrian Darya 1 monitorohet nga afër nga satelitët amerikanë.

Tankeri iranian, ndërkohë, ka informoi se ndalesa e tij e ndërmjetme në udhëtimin e tij për në Siri do të ishte Kalamata.

Nëse ndjekim hartën e Trafikut Detar, kuptohet qartë se cisterna, pasi largohet nga Gjibraltari, po ndjek një kurs të ngadaltë por të qëndrueshëm drejt Kalamatës, duke lundruar në distanca të gjata larg bregdetit të Algjerisë drejt ngushticës së Mesinës, me destinacion përfundimtar Kalamatan.

e.ll./dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *