Citizentruth: Pjesëmarrja e ulët, goditje e fortë për fushatën e Ramës

Edona Llukacaj

Francesca Norton është një analiste politike dhe aktiviste e të drejtave të njeriut që kontribuon për citizentruth.org, një portal që deklaron se është një “zë ndryshe” i informimit, i pavarurur, alternativë e mediave tradicionale dhe radikal në aspektin se përpiqen të publikojnë artikuj që shprehin të gjithë spektrumin politik.

Dr.Norton ka publikuar një artikull mbi zgjedhjet vendore të 30 qershorit në Shqipëri, të cilat i quan “një katastrofë e plotë”

Në artikullin e saj, Norton shprehet kritikuese duke mbrojtur tezën se Shqipëria ka zhvilluar zgjedhje të diskutueshme dhe nën presion, duke theksuar se pjesëmarrja e ulët dëmton rezultatet.

Ndër të tjera, Norton kritikon edhe administrimin e dobët të zgjedhjeve nga KQZ, duke shtuar se numri i vëshguesve nga ODIHR ishte i ulët.

Pjesë nga artikulli:

Të dielën, Shqipëria zhvilloi zgjedhjet lokale edhe pse 30 bashki kishin vetëm një kandidat të regjistruar, duke i dhënë votuesit vetëm një zgjedhje në fletën e votimit.

Përkundër faktit se Partia Socialiste e Edi Ramës kandidonte vetëm, procesi i votimit u administrua dobët. Kamerat e mbikqyrjes të instaluara mbi kutitë e votimit shkelën privatësinë e votuesve. Punonjësit shtetërorë u detyruan të dorëzonin kartat e tyre të identitetit, ndërsa shqiptarëve që jetonin jashtë vendit iu kërkua të votonin duke i dhënë detajet e kartës së identitetit në telefon.

Zyra për Institucionet Demokratike dhe të Drejtat e Njeriut (ODIHR), institucioni kryesor i Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSCE), ka monitoruar zgjedhjet, por ka vetëm 250 vëzhgues për 5364 qendra votimi. 

Deri në mesditë, vetëm 12% e votuesve kishin marrë pjesë në procesin e votimit, por Komisioni Qendror i Zgjedhjeve të Shqipërisë deklaroi një numër më të madh.

Në disa zona të Shqipërisë, asnjë person i vetëm nuk votoi për kandidatin që konkuronte për bashkinë. Deri kur votimet u mbyllën, vetëm 15% e shqiptarëve votuan. Megjithatë, disa orë pas përfundimit të procesit të votimit, Kryeministri shqiptar Edi Rama u shfaq në televizionin kombëtar, duke portretizuar veten si fitimtar dhe si hero.

Pjesëmarrja e ulët ishte një goditje e forë për fushatën e tij.

Artikulli i plotë mund të lexohet duke klikuar KËTU.

e.ll./dita

Share This Article
15 Comments
  • Me 30 Qershor vo tuam,po tani? Zoti Thano!Votim et u bene, te gjith e kandidatet e Ril indjes socialiste fituan plot 100% ne te gjithe vendi n(61 bashki).”Hos ana,Baraba”therrasin rilindasit,pu ne e madh e se n uk ka kandidat al ternativ,”Hosana Baraba” therrasin dhe betejbraktisu rit. Fushata elekt orale e zhurmesh me e shoqeruar me qindra police e dhjetra te arres tuar u kthye ne n je arene talljesh, si ne emisionin e portokallise dhe l umenje mallkime sh kunder opozit es. Kesaj “fitoreje si e Pirros” i gezo hen te dyja palet dhe nuk i ha mer aku se ka hmbur Shqiperia e nuk i sherben askujt. E papranueshme h osanaja e Kryemi nistrit tone qe fit oren ne fund te fj ales se tij e persh endeti me urimin per Partine para per Shqiperine. Hallall dhe betejb raktisurve per fit oren e humbjes.P o Shqiperia,po de mokracia,cfar fitu an? Vecse turpin e tyre! Deri kur ke shtu? Pershende tje! Mihal Xhamo

  • Godtija ju dha SISTEMIT KOLONIAL qe u diskretetua dhe u deligjitimua. Ram eshte vegla e radhes.

    • Shpia digjet kurva krihet. Po ti ca po thua o derdemen?
      Ketij i ka ngel sahati te osmanet akoma.
      Lerini kisha e xhamia feja e shqiptarit eshte shqiptaria.
      Ti osman ku je te kisha a xhamia?

  • Zotri Rama është nda i knaçur me rezultatin e zgjedhjeve po një njeri i cili llogarit veç pak i bie se deri 18% që kan votue.Lind pyetja kujt i hyjn në punë ky minoritet mos vall do jet Rama Kryeminister i vetëm 18 % kurse 82 % e bojkotuen Ramën le të knaçet me rezultatin nuk prish punë.

    • O kem koqja qe i ben llogarite si Lul Sumqimi 7X7=42. Ne Shqiperi votojne jo me shume se 1,5 milione(lexo raportet e te gjitha zgjedhjeve). 3.4 million eshte lista e gjithe shqiptareve ne moshe madhore per te votuar(+18) por rreth 2 milione jane emigrante neper bote qe svijne te votojne. Shifra qe ka votuar PS eshte 48,7 e atyre qe votojne. Te tjerat coja Bashes te uturaku i Shqupit

  • Nuk ka se si te kete zgjedhje te lira dhe te ndershme nen presionin e dhunes dhe te kerbacit. Per nje gazetare si Franceska do te mjaftonte vetem fotoja per te kuptuar se sa thelle po instalohet ne vend neodiktaura.

  • Votimi ishte ne masen e 44% te zgjedhesve reale rezidente ne Shqiperi qe nuk jane me shume se 2.000.000 zgjedhes qe shkojne realisht ne votime.

    Ne 3.500.000. zgjedhes te cilet jane ne lista ne total kane votuar 23%. Nqs pak a shume i shtojme dhe perkrahesit e te djathtes e ata qe u tremben nga presionet dhe perplasjet atehere % shkon ne numrat qe eshte votiar perhere ne zgjedhje lokale. Zgjedhjet lokale kane % me te ulet ne votime se ato te pergjithshme.

    44% eshte nje pjesmarje normale.

    Pastaj broçkullat me 85 % qe bojkotuan duke futur brenda dhe emigrantet ne Afriken e jugut jane brockulla made in Basha e filxhan.

  • Nuk e rrujti njeri për pjesmarrjen dhe asnjëherë nuk u bë thirrje për pjesmarrje masive nga mazhoranca dhe vetë rama! Qëllimi kryesor ishte që ligji të zbatohej dhe mos kishte dhunë! Pastaj për pjesmarrjen të mos harrojmë se edhe votuesit e majtë u vunë nën terror psikologjik sepse mjafton që të drejtoheshe drejtë qëndrës së votimit dhe kuptohej se ishe i majtë! Votuan vetëm e majta e betuar,mosha e pjekur,kryefamiljarēt, kurse fëmijët e tyre me të drejtë bojkotuan! Bojkotuan jo si luluja apo mona por thjeshtë kuptuan se në fushë duhen dy skuadra! Kjo situat ishte brënda të majtës solide se po të spostohesh paksa nga e majta dret qëndrês, pjesa”gri” fenomeni i bojkotit për “sport”apo “nuk ja vlen të votosh”fsheh goxha vota të majta, prandaj mos gaboj kush dhe i llogarit tek 85 pêrqidëshi i famshëm ashtu si u pëlqen të llogarisin për hesap të tyre një miljon e gjysëm votues shqiptarë emigrantë, pa të drejtë vote, si dhë atë pjesën goxha të kosiderueshme që nuk votjnë asnjêherë që nga 92 e deri sot, sepse thjeshtë nuk besojnë te vota apo politika!

  • Më duket se Francesca Norton është një emër i rremë!!!
    Shikojeni pak më mirë këtë çështje.

  • Zoterinj te gazetes Dita, edhe ciliminjte e dine qe 1 plus 1 bejne dy, ne rast se ju nuk e dini, atehere lexoni idiotesite qe leshohen ne xhiro, po qe ti botosh, eshte nje ofeze per lexuesit me nje quocient normal inteligjence.
    Partia socialiste edhe ne 30 qershor morri perseri votat e veta te cilat kishte marre si ne 2015 dhe ne 2017, pra maxhorancen relative te numrit te zgjedhesve.
    Me rast se kjo zonja nuk e di akoma qe ne cdo vend te Europes pozita qeveris me 20 perqind te numrit real te zgjedhesve atehere kot qe llomotit.
    Shembull, ne zgjedhjet e fundit ne Itali numri total i votuesve ishte rreth 51 milion, votuan vetem rreth 31 milion, pra pak me teper se 60 perqind e zgjedhesve, fituese doli partia e qendres se djathte, duke fituar me 37 perqind, meqenese per te votuan rreth 12 milion zgjedhes me menyren tuaj te llogaritjeve i bie qe ka fituar me 24 perqind.
    E perseris, e njejta tabllo paraqitet ne te gjithe europen, po asnje nuk kane menduar qe llogaritjet ti bejne me metoden e PD-se apo LSI-se, tuajn apo te kesaa zonjes

    PS, jetoj jashte dhe as nuk votoj e as simpatizoj per ndonje nga partite aty, mirepo e verteta duhet treguar pa dredhira

  • Ne zgjedhjet per autoritetet lokale nuk ka pse te votojne shqiptaret qe jane rezident ne vende te tjera europiane.Te gjithe atyre u eshte dhene e drejta e votes me ligj ne vendet ku jetojne.Duke e ditur sejashte Shqiperise jetojne 2.000.000 shqiptare beni llogarite sa mbeten.Keto pallavra se80% e shqiptareve bojkotuan ne emer te opozites i thote opozita e rruges qe s’ka asnje argument kunder zgjedhjeve.

  • E keqja e politikaneve mbare ku jane , te ketij tranzicioni post komunist eshte se e kujtojne popullin shqiptar budalla e dele qorre .Prisni se skeni pare as edhe nje gje akoma.

    PS: me fal se harrova ,kishte shume flete votimi me piktura , si te hosteni i Bujar Kapexhiut ,dhe plot me tjera me zhgaravina .Populli o politikane , eshte me i zgjuar se ju .

  • Popull me budalla dhe frikacak se ky i joni nuk gjendet ne bote!
    A nuk ju mbush mendja per 30 vjet,qe te gjithe qeverite kane deshtuar se kane vjedhur per vete dhe na kane lene pa buke?
    E per cfare te votojme akoma?
    Ja pra popull me budalla nuk gjen!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *