City-Barça, aspiruesit përballë legjendarëve

anazapta

Champions League nis sot fazën më emocionuese, me eliminim direkt, dhe përballjet e mëdha nuk do të mungojnë. Mbi të gjitha, në “Etihad Stadium”, ku Manchester City pret Barcelonën. Është hera e parë që anglezët luajnë në një ndeshje me eliminim në Champions, pasi në dy pjesëmarrjet e mëparshme janë eliminuar që në grup. Përvoja flet në favor të Barcelonës, megjithatë City është ndër skuadrat më të forta të kompeticionit, me ambicie për të shkuar deri në fund. Në krye të “Qytetarëve” është Manuel Pelegrini, njeri që e njeh më së miri futbollin spanjoll, falë kohës që ka kaluar me Vilareal dhe Real Madrid. Problemi më i madh për anglezët sot do të jetë mungesa e Kun Agueros, i dëmtuar, ndërkohë që për spanjollët është rikthyer Neimar, i cili luajti dhe shënoi në kampionat, kundër Rajo Valekanos. Mbi të gjitha, në ndeshjen e fundjavës u pa në formë të shkëlqyer Leo Mesi dhe ky është një tjetër problem madhor për skuadrën e Pelegrinit, ndonëse ky i fundit ka pohuar se argjentinasi nuk është lojtari i vetëm i madh i Barcelonës. Takimi i dytë i mbrëmjes së sotme luhet në “BayArena” të Levekusenit, ku skuadra vendase pret një tjetër favorit për fitoren e madhe, Paris SG. Skuadra gjermane deri tani është kualifikuar përherë përballë skuadrave franceze por nuk ka luajtur asnjëherë kundër tyre në Champions, ndërkohë që është hera e parë që përballen së bashku. Të dyja skuadrat do të kenë mungesa të rëndësishme. Për vendasit nuk do të jetë mesfushori i ardhur nga Bajerni, Emre Xhan, i pezulluar, ndërsa Derdijok e Spahiç janë në dyshim. Për parisienët mungon Edinson Kavani, ndërkohë që ylli i mbrëmjes pritet të jetë Ibrahimoviç, autor i tetë golave këtë sezon në Champions League. 

 

Champions League

Sot, 20:45

Manchester City-Barcelona

Bayer Leverkusen-Paris SG

Nesër, 20:45

Milan-Atletico Madrid

Arsenal-Bayern

 

City-Barcelona

Një sfidë e madhe që ka çdo rezultat brenda, por me dy skuadra që nuk reshtin së shënuari basti më i sigurt është gol/gol. Kjo kuotohet me koeficientin 1.5 nga pjesa më e madhe e kompanive evropiane të basteve. Për rezultat final Barcelona mbetet favorite, me 2.35, ndërsa City me 2.85. Por, duke pasur parasysh se skuadra angleze është tepër e fortë në shtëpi, ku është mundur vetëm nga Bajern dhe Chelsea këtë sezon, një dopjoshans 1X, me koeficient 1.55, nuk është aspak një bast i keq.

 

Forma (të gjitha kompeticionet)

City FFFHBF, Barcelona FHFFBF

Statistika

City ka 2 fitore, 2 barazime në shtëpi kundër skuadrave spanjolle

Barcelona ka fituar vetëm një nga gjashtë transfertat e fundit në Evropë

City ka humbur vetëm një nga 23 ndeshjet e fundit evropiane në shtëpi

 

Leverkusen-Paris SG

Paris SG është favoriti për të kaluar më tej dhe kjo heq çdo lloj presioni nga vendasit. Ndaj një dopjoshans 1X është bast i mirë, me koeficient 1.67 në pjesën më të madhe të bastexhinjve. Të dyja skuadrat kanë aftësi shënuese, me Ibrahimoviç e Kisling, ndaj gol/gol, me kuotën 1.7 është gjithashtu bast thuajse i sigurt.

 

 Forma (të gjitha kompeticionet)

Leverkusen HHHFFH, PSG FFBFBF

Statistika

PSG ka shënuar 10 gola në tri transferuat në grup

Leverkusen ka pasur sukses 100% në përballjet me dy ndeshje kundër skuadrave franceze

PSG ka humbur vetëm një nga shtatë transfertat e fundit evropiane

Leverkusen i ka humbur tri ndeshjet e fundit

 

 

 

Share This Article
1 Comment
  • Jam shume i lumtur qe Bajern Munchen, ka arritur majen, por gjithashtu loja brilante e Barcelones se ketyre viteve, sidomos e treshes, Xavi, Iniesta Messi, me ka impresionuar dhe me ndan vetem po te jene perballe Bajern Barcelona, duke qene tifoz i herrshem i Bajernit, me duhet te jem kunder Barcelones.
    Por ishalla nuk i shoh perballe njeri tjetrit, para finales se madhe.
    Totila, pres reagimin tend, Zgjohu.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *