Trajneri i Manchester City-t, Manuel Pelegrini, nuk kënaqet me një barazim sot në ndeshjen e dytë në Champions League, edhe pse përballë do të ketë kampionin në fuqi, Bajern. Kiliani synon të mbajë lart moralin e trupave të tij, të cilët pësuan humbje në ndeshjen e fundit në kampionat, me Aston Vilën. Pavarësisht atij rezultati, Pelegrini beson se skuadra e tij i ka të gjithë mundësitë për të marrë maksimumin e pikëve.
“Nuk mendojmë për barazimin. Sigurisht që, nëse nuk arrijmë të fitojmë, barazimi do të jetë më i mirë se humbja, por ne nuk do të futemi në fushë duke menduar për barazimin ndaj Bajernit. Do të luftojmë që nga minuta e parë për tri pikë”, siguron trajneri i “Qytetarëve”. 60-vjeçari pret një ndeshje të madhe nga të tijtë, për të arritur fitoren e dytë radhazi.
“Pres gjithmonë një përgjigje të madhe nga futbollistët e mi. Ne e kemi nisur shumë mirë këtë sezon, ndaj është e rëndësishme që të kemi vazhdimësi. Në shtëpinë tonë përballë kundërshtarit më të fortë në grup do të na duhet të zhvillojmë një ndeshje të madhe nga të gjithë futbollistët dhe unë jam i sigurt se do të jetë një ndeshje shumë të mirë”.
Përballë Pelegrinit do të jetë Pep Guardiola, por kiliani nuk e sheh si sfidë personale me ish-trajnerin e Barcelonës. “Nuk do të jetë një përballje mes meje dhe Pep Guardiolës, por mes Manchester City dhe Bajernit”, thotë ish-trajneri i Real Madridit. Në konferencën për shtyp foli edhe sulmuesi boshnjak Edin Xheko, i cili tha se the City e ka hedhur pas krahëve zhgënjimin në dy sezonet e fundit në Champions dhe sheh nga e ardhmja. Fitorja 3-0 me Viktoria Plzen i ka dhënë besimin e duhur skuadrës për të kaluar në fazën tjetër.
Tranjeri Pep ka futur ne lojen e Bajernit stilin e Barcelones. Te vinte keq qe lojtaret e Pelegrinit e paten topin shume pak ne zoterim. Pep eshte tranjer teper i zoti, urime