Manchester City nuk është i interesuar të shesë sulmuesin boshnjak, Edin Xheko. “Nuk është e vërtetë se Xheko do shitet. Unë kam besim tek ai dhe është e rëndësishme që klubi të ketë shumë lojtarë, sepse kemi ende shumë ndeshje në të gjitha kompeticionet”, tha trajneri Pelegrini. Deklarata e tij erdhi në përgjigje të lajmeve se për sulmuesin interesohen Interi dhe Roma.
