Skuadra e sheikëve Manchester City është treguar e pamëshirshme me Fulhamin. Në Etihad Stadium, City ka shkatërruar Fulhamit duke e mposhtur me rezultat 5-0. Ishte një ditë e bukur për mesfushorin Yaya Toure, i cili realizoi het-trik në këtë përballje.
Dy golat e parë, mesfushori nga Bregu i Fildishtë i realizoi nga penaltia (26’ dhe 54’), ndërsa golin e tretë e realizoi nga loja e hapur (66’). Fernandinho (84’) dhe Martin Demichelis (88’) ishin realizuesit tjerë. Gjashtë pikë e ndajnë Manchester Cityn nga kreu i tabelës, ku gjendet Chelsea (por ekipi i Manuel Pellegrinit ka tri ndeshje më pak të zhvilluara)
