Ç’janë fosilet?

anazapta

I nderuar lexues! Fosilet janë mbeturina të kafshëve dhe të bimëve të së kaluarës gjeologjike ose shenja të veprimtarisë së tyre jetësore, që ruhen në shtresat e shkëmbinjve sedimentarë në trajta e forma të ndryshme. Nëpërmjet fosileve ndiqet në kohë dhe në hapësirë zhvillimi i jetës në tokë, vërtetohet zhvillimi evolucionar gradual i botës organike, duke gjetur hallkat lidhëse që nga njësitë më të ulëta të botës bimore e shtazore e deri tek më të zhvilluarat. Koleksionet e fosileve të Shqipërisë ruhen në tri qendra kryesore të studimeve paleontologjike. Një koleksion është ekspozuar në Muzeun e Shkencave të Natyrës.

Share This Article
2 Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *