SMS në DITA
Në 0689073730
Ç’është kjo heshtje që bëhet për vjedhjen dhe përdhunimin që i bënë Bankës së Shqipërisë? Ç’janë këta karagjozë që tani nuk thonë asnjë fjalë për këtë akt të pazakontë dhe të shëmtuar? Pse opozita nuk thotë asnjë fjalë, apo nuk mund të flasë sepse i gjithë stafi i Bankës përbëhej nga njerëz të afërt të ish-ministrave dhe pushtetarëve të PD-së? Po Guvernatori pse nuk jep dorëheqje, si hapin e parë që duhet të kishte bërë? Pra, duhet që Kryeprokurori ta marrë seriozisht këtë çështje dhe përgjegjësit të japin llogari për qindarkën më të fundit. Nga Puka, Gëzim Meta.
