Dërguar me sms
në numrin e redaksisë
Nuk po shkruaj për temën “Doshi”, atë t’ia lëmë organeve të drejtësisë. Habitem që sot Ilir Meta kur doli nga Prokuroria siguroi Salën se të enjten si përherë do të shkeli ligjin e do ta lerë Salën të flasë kur të dojë e sa kohë të dojë… Në mbrëmje del dhe Petrit Vasili dhe e siguron dhe një herë Salën se asgjë nuk ka ndryshuar. Çfarë do të thotë kjo, Kuvendi është vend serioz ku duhet punuar me përgjegjësi maksimale e jo ta kthejnë në estradë. Respekto ligjin LSI e mos u kreno se e shkel atë. Populli do ligjin e jo rrumpallën, harroje kohën kur e mbaje në pushtet… Ndryshim do të thotë respektim të ligjit e jo të bëheni elegant si parti. N.q.s nuk jeton dot pa ligjëratat e çmendura të Salës, merre në shtëpinë tënde e dëgjoje sa të duash, por Kuvendi është vend pune. Mjaft se tani tallen dhe të huajt me këtë Kuvend gallatë.
