Ç’janë këto pasuri kolosale?!

redaktor

Dërguar me email

në adresën e redaksisë

Përshëndetje stafit tuaj. Ç’po bën kryetari i Këshillit të Lartë të Drejtësisë? Kryetari i ILDKP zoti Ganaj po punon me stafin e tij. Çfarë bën Presidenti? Ç’janë këta me pasuri kolosale të vëna këto vite të demokracisë, që për mendimin tim kanë abuzuar me detyrën dhe janë majmur sikur kanë punuar njëmijë vjet? Çfarë bën Prokuroria, se zoti Ganaj i ILDKP ja ka çuar llokum në gojë. Mos janë dhe këta të varur nga ndokush jashtë Prokurorisë? Dhe nëse po, çfarë bën mazhoranca aktuale, përse nuk testohen dhe këta prokurorë dhe gjyqtarë njëlloj si doktorët dhe infermierët? Doktorët dhe infermierët, po s’janë të aftë, do kemi vdekje, por këta të drejtësisë po pasurohen në mënyrë abuzive dhe kur kapen me presh në duar thonë me paturpësinë më të madhe se m’i ka dhënë vëllai, kunati, shoku, miku. Përse, vetëm këta kanë miq që ju falkan lekë, euro, dollarë, vila, tokë? Ç’po bëhet në këtë vend? Kemi një jetë që punojmë, dimë t’i biem lapsit dhe më shumë se këta abuzuesit që çdo gjë e kanë vënë me abuzim me detyrën, me korrupsion me plot kuptimin e fjalës, me vjedhje. Parlamentarët të ngrihen mbi të gjitha dhe të vënë drejtësinë e munguar në vend. Kjo pasuri e vënë me pa të drejtë duhet të sekuestrohet dhe t’i jepen dënime të rënda të tillë njerëzve. Presim të veprojë drejtësia. P.Meçaj, Tiranë.

Share This Article
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *