Miq të Ditës! Dihet tashmë çfarë shkatërrimi dhe rrënimi i kanë bërë disa krerë të së djathtës shqiptare në krye të PD-së pasurive materiale të këtij vendi e të këtij populli, për 20 e ca vjet. Me ligje të mbrapshta, me abuzime, grabitje, korrupsion etj. Por një ekzemplar i opozitës së sotme, znj.Jozefina Topalli është kampione e masakrimit dhe keqpërdorimit të gjuhës letrare shqipe. E ka bërë dhe e bën sot e gjithë ditën në tribunën e foltoren e Parlamentit shqiptar. Pra aty ku mendimi e gjuha zyrtare duhet të jenë në shkallën sipërore. Ndokush mund ta justifikojë se nuk ke çfarë t’i bësh, është dialekti i qytetit të saj të lindjes. Dakord, është i vërtetë ky fakt, por unë nuk kam dëgjuar ndonjëherë që në parlamentin italian apo atë anglez, deputetët, senatorët, kryeministrat, të flasin me dialektet e qytetit, fshatit apo krahinës së tyre. Do ishte qesharake! Konkretisht, vetëm në dy ndërhyrje të shkurtra dy minutëshe në një seancë parlamentare, konstatova këto keqpërdorime fjalësh: me at – me atë; drogs – drogës; Europs – Europës; ka mendu – ka menduar; kena – kemi; politiks – politikës etj. Në shembujt e mësipërm vihet re lehtësisht se zonja Topalli nuk “duron” dot zanoren “ë”, sa s’e nxjerr nga goja. Gjuha shqipe, siç thotë Kadareja i madh, është një ndër gjuhët më të rëndësishme indoevropiane. Dhe për fat, apo nga forca e vetë gjuhës, shqipja jonë ka 7 zanore, më shumë se çdo gjuhë tjetër indoevropiane e më gjerë. Pra zanoret dhe ndër to “ë”-ja është një pasuri që gjuha letrare shqipe e ka ruajtur, trashëguar për mrekulli. Në një kohë që për 100 tregues, social, ekonomikë, kulturor etj., ne jemi ndër vendet e fundit në Europë, kemi një tregues, një parim që asnjë popull e kontinent nuk e ka: 7 zanore e ndër to edhe “ë”-ja. Po ç’e do që kjo “ë”-në nuk e duron dot, e ka zët, e heq, e masakron. Znj.Jozefin (pa “ë”)! Lavdi Zotit që nuk e ke në dorë këtë punë, se brezat e ardhshëm do trashëgonin një shqipe më të varfër seç e kemi sot. Me respekt, Th.N.

Plotësisht dakord me thelbin e këtij vëzhgimi, por shkruesi TH.N. ka harruar se nga 1997-a e më 2005-ën nuk ka qenë në pushtet as Zhelefina e as partia e saj. Po ashtu, është e vërtetë se Shqipëria është grabitur, madje keqas. A mund të na thotë vëzhguesi i “ë”-së se a ka ndonjë deputet të sotëm të PS-së, që ka qenë ministër kur Zhelefina nuk kishte pushtet? A di gjë ky vëzhgues nëse vëllai i këtij deputeti ka pasur monopolin e tregtisë së bananes kur i vëllai deputet i sotëm ishte ministër që kontrollonte doganat? A di gjë ky vëzhgues nëse ka pasur ndonjë qeveritar të sotëm, i cili ka dhënë leje ndërtimi e ka bërë mijëra tendera për 11 vite gjatë 20-vjeçarit të vjedhjeve që i janë bërë këtij vendi? A është e vërtetë se për shkak të lejeve pa kriter të dhëna nga ky kryebashkiak Tirana është bërë një qytete pa të ardhme, ku sot mezi gjen vend edhe për të parkuar biçikletën?
Pra, si përfundim, a e di vëzhguesi i “ë”-së se këtij vendi nuk i ka bërë keq vetëm Zhelefina me partinë e saj kriminale, por edhe të tjerë, që populli i shporri me votë në vitin 2005, duke kthyer në pushtet kufomën politike Berisha, mu për të njëjtën arsye që këtë të fundit e shporri në vitin 2013?
Më bëhet qejfi që një “qorr” i politizuar arrin të shohë mungesën e “ë”-së në leksikun e pakulturuar të Tozefina Jopallit.
FSHIRE PER ARSYE ETIKE
Niveli i ceket gjuhesor i JOZEFINES tregon nivelin e ceket intelektual te SAJE.
JOZI eshte si UJI i ceket: Qelbet shpejte.
Ky Pellazgu shfryu per Th.N,sikur ky te ishte kondrabandist,pa folur per objektin e shkrimit te tij.E po keshtu e kane shqiptaret-shajne njeri-tjetrin.Sa per “E”-ne e Jozefenis,kjo dihet se Jozi eshte bere e padurueshme ne te folur dhe ne urrejtje per kundershtarit dhe kur bertet,shkumzon duke i “ngren” germat.Mase nje dite edhe Jozi nuk do dali me ne foltoren e kuvendit.
Th N: Se pari duhet te kishe vene emrin kur i drejtoheni kujt me emer.Mendova se mos eshte ngritur nga varri i ndieri Thanas Nano.Se dyti Jozefina Topalli nuk eshte gjuhtare dhe as qe mendon te bej gjuhe zyrtare dialektin shkodran.Edhe pse gegrishtja ka qene zyrtare deri me ozurpimin qe ju be vendit nga rregjimi kryeminal i PKSH.Jan qindra te kqija qe ju bene kti populli nga qeverit e te dy krahve.Nuk ngel vendi pa hy ne Europe nga mos perdorimi i nje shkronje qe Europa nuk e perdore.Mos harro merru me ndonje pune tjeter se nuk calon gomari nga veshet.Letra jote tregon vetem bindjen politike te nje injoranti militant.
Mos e akuzoni kot Zhozepinen per perdorimin e zanores “é “. Ajo e perdor shume mire kur ze ne goje emrin ” Bérisha ” : Pastaj nje politikane si kjo nuk mund te jape llogari se kur duhet ta perdore gjuhen zyrtare letrare dhe ate me dialekt e te cunguar !!!