Ç’kërkon opozita e mish-mashit?

redaktor

Përshëndetje drejtuesve të gazetës Dita! Mjerë Shqipëria me këtë opozitë të mjerë! Jam një qytetar i këtij vendi. Kërkoj t’i bëj disa pyetje kësaj opozite. Kjo opozitë është në super minorancë në zgjedhjet e 2013-ës. Mos mendon se është në mazhorancë? Përse e kërkon me këmbëngulje gjendjen e emergjencës? Përse nuk punon të ringrihet kjo opozitë, se drejtuesi i saj nuk e ka haberin për të qenë lider i së djathtës? Opozita e tanishme po qan për lider. Opozita nuk mund t’i diktojë mazhorancës aktuale as dhe një gjë, se kjo opozitë u rrëzua nga pushteti me votat e shqiptarëve për disa arsye dhe ndër to po radhis disa prej tyre: Për korrupsionin në të gjitha hallkat e një shteti. Çobanin e çoi drejtor të një dikasteri dhe të shkolluarin e bëri çoban. Agronomin e bëri gjyqtar dhe gjyqtarin e la pa punë. Mësuesin e çoi roje porte dhe rojen mësues. Ekonomistin e çoi roje pyllit dhe rojen e pyllit drejtor tatimesh. Policin e nxori nga puna e në vend të tyre vuri hajdutët muskulozë. Specialistët e policisë rrugore i çoi roje gardhi dhe rojen e gardhit e bëri specialist të policisë rrugore, e shumë profesione të tjera i bëri mish-mash. I bëri nga mos dija, prandaj u rrëzua në zgjedhjet e kaluara. Si qytetar i këtij vendi i kërkoj kryeministrit të këtij vendi që populli të votojë si alternativa më e mirë. Mos lejo që Presidenti, Prokuroria e gjykatat e të gjitha niveleve të të vënë gurë nën rrota qe t’i zhdukësh këta të panjerëzishëm. Populli të dha votat që të drejtosh këtë mazhorancë me 84 deputetë në Parlament, që të bësh ç’është më e mira për popullin dhe jo që të mos i ngelë qejfi opozitës, Doris Pakut dhe të tjera falangje që nuk e duan këtë vend. Zoti Rama, ty populli të votoi jo se je më i gjatë, por të provoi në 12 vjet që drejtove Bashkinë e Tiranës që vinte era shurrë nga hyrja në dalje, e di që nuk frikohesh.

Letër e nënshkruar,

Pëllumb Meçaj

 

Share This Article
1 Comment
  • Mirë e kini o adash por më duket se shpresoni pak si tepër nga mazhoranca. Ndërsa opozita është ajo që është një tufë kusarësh e gjynahqarësh. Nderime!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *