Ç’kuptojmë me “etimologji” të gjuhës shqipe?

redaktor

I nderuar lexues! Etimologjia e gjuhës shqipe është degë e gjuhësisë që merret me burimin e fjalëve e me historinë e tyre. Etimologjia e mjaft fjalëve të gjuhës shqipe ka tërhequr vëmendjen e dijetarëve që prej disa shekujsh, por me parime dhe metoda të mirëfillta shkencore, studimet etimologjike nisën me themelimin e gjuhësisë krahasuese historike. Me etimologjinë e shqipes janë marrë disa albanologë e ballkanologë të huaj. Ndër studiuesit shqiptarë, me këto probleme është marrë kryesisht E.Çabej me veprën “Studime etimologjike në fushë të shqipes”. Studimet etimologjike të shekullit tonë kanë vërtetuar dhe po vërtetojnë se fondi i leksikut autokton të shqipes është më i madh nga ç’është menduar në të kaluarën.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *