Ajo sot është 74 vjeç dhe një nga femrat më me fat të Italisë. Për më shumë se 50 vjet ajo ka qenë e dashura e një prej zërave më të bukur mashkullorë, dhe burrit muzika e së cilit ishte në makinën e çdo femre.

Është fjala për Claudia Morin bashkëshorten e Adriano Celentanos. Ata janë një nga çiftet më të bukur dhe më jetëgjatë në botën e kinemasë. Në fillimet e karrierës së saj, në vitin 1963, Claudia takon Adrianon në setin e filmit “Uno strano tipo”.
Dashuri me shikim të parë për të dy, dhe aktori ndahet nga e fejuara Milena Cantu për t’u martuar më 14 korrik 1964, në fshehtësi të plotë, natën, në kishën San Francesco në Grosseto.

Kështu lindi çifti më i bukur në botë, ndërsa disa vite më parë kur festuan 50-vjetorin, vetë Claudia Mori shkroi një libër plot dashuri për Adrianon e saj “Due guerrieri innamorati” (Dy luftëtarë të dashuruar).
Claudia e nisi karrierën si aktore, fillimisht në muzikalë e më pas në filma të ndryshëm. Në vitin 1964 ajo interpretoi në filmin “Super rapina a Milano” nën regjinë e Celentanos.
Më pas karriera e saj si aktore do të lihej në hije dhe ajo do ti përkushtohej karrierës të së shoqit duke interpretuar përkrah tij.

Së bashku kanë fituar Festivalin Sanremo në vitin 1970 me këngën “Chi non lavora non fa l’amore” (Kush nuk punon nuk bën dashuri).
Një tjetër sukses i bujshëm ka qenë “La coppia più bella del mondo”, ndërsa një prej këngëve të saj të kënduar vetëm ka qenë “Buonasera dottore” që në vitin 1975 arriti majat e hitparade. Ajo do të kthehej sërish në kinema në vitet 70-të në një regji të Segio Corbuccit.

Më pas më 1973-shin ajo do të interpretonte sërish në një film me Celentanon. Ata janë prindër të tre fëmijëve Rosita, Giacomo dhe Rosalinda.
Në librin i cili prej disa vitesh po përkthehet në gjuhë të ndryshme të botës ajo tregon sekretet që një grua duhet të dijë për të pasur një martesë e gjatë. “Dashuria nuk mjafton asnjëherë për jetëgjatësi, por përulësia dhe modestia”, thotë Claudia.

Ajo ka ditur gjithnjë ta tërheqë trishtimin dhe të shoh përtej tij, sa herë një tjetër grua, apo një ndodhi tjetër është përpjekur ta bëjë martesën e saj të lëkundshme. Ka parë thellë brenda zemrës, për të gjetur rrugën nga ku duhet të hapte sërish portat e lumturisë.
a.s/dita

Nji cift vertete per te admiruar
Straordinario Adriano Celentano + Claudia Mori
nji femer mjaft dinjitoze .
Nji shkrim i mrekullushem ,qe shmang/largon sadopak
ato re Monotonie,
qe mbulojne qiellin e mediave ,
ku bresheri i lajmeve politike,
nuk e ul asnjiher tempon
Celentano,ben ate qe mistikja e kozmosit,te behet i ndjere ne toke,si jehone ne shpirtin njerzor
Ja,se si ky jevg dordolec u be me CLAN,u be PASHA,u be me HAREM dhe kjo skllave thote qe “perulesia”(dmth skllaveria) eshte vlere.Duke qene nje perbindesh qe vinte nga llumi i proletariatit te Romes,Celentano,ishte nje lloj TIRANI i kenges italiane qe kufizonte dhe pengonte talentet e vertete te cfaqnin talentin e tyre.Keshtu beri me dy koloset e vertete te kenges fine,cilesore,te perzgjedhur:Don Baghin dhe Lucio Batistin.Vuri dordolecet e vet t`i perqeshin,u vodhi kenget.Sot italianet e kane kuptuar se kush ishte ky majmun EGOCENTRIK dhe e kane abandonuar dordolecin dhe muziken e tij,kurse Don Baghi me POEZINE e tij perfaqeson VLERAT E VERTETA TE MUZIKES ITALIANE TE VITEVE 60..Krahasoi te dy,Don Baghin dhe Celentanon me te njejten kenge Poezia,sa i shpelare,shtirraq,duket Celentano para tij.
Sa per aktor nuk kam se c`flas,brezi i ri qe nuk e njeh,le te shohe Noizin me Stresin.Ne SHBA kete dordolec e perzune qe ne Aeroport.Suksesi i vertete i dordolecit Celentano mbetet Shqiperia,ku ka te ngjashmit e vet.
Po pse mo demo me kaq mllef per Adrianon qe e shikonim dhe e degjonim me frike se mos na kapte Sigurimi i Shtetit ne vitet e MURTAJES enveriste?
Adriano doli per ne skene si nje Elvis Presley, me kujtohet kur ishim mbledhur dhe po shikonim ne nje televizor bardhe e zi ne nje bodrum San Remon ne 1961 dhe kur Celentano fitoi cmimin e dyte me kengen „Ventiquattromila baci“ per pak sa nuk thyem televizorin qe ishte nje prodhim sovjetik i Kohes se Qepes, por kenga me e sukseseshme e Adrianos eshte “La coppia piu’bella del mondo” me shtije disqesh mbi nje milion cope dhe i dha Adrianos cmimin e madh te arte “AZURRO”
por:
Fitorja e vertete e Celentanos ishte kur doli me Claudia Morin ne San Remo në vitin 1970 me këngën “Chi non LAVORA non fa l’AMORE” – një nga hitet më të njohura të Celentanos, qe detyruan ate kohe Boten ta shikonte atë në sy dhe të mbante ne duar disqet e tij në të gjithë dekadën e San Remos qe konsiderohet nga kritiket e kohes qe ishte në posedim të një artisti të vetëm -Adriano Celentano.
Gjatë gjithë karrierës së saj krijuese, Celentano realizoi rreth 600 këngë, regjistroi më shumë se 41 albume, të shitura në 150 milionë kopje, ka mare pjese ne dhjetëra filma. Një nga rolet e tij të para është në filmin e kultit Fellini “Sweet Life”, ku ai luan një rol episodik. Popullaritetin si artist filmi e fitoi me rolet e tij në komeditë italiane të viteve ’70 dhe ’80.
megjithate:
Adriano Celentano ka pasur edhe goditje ne jeten e tij per perkedhelur nga talenti dhe Zoti. Një prej goditjeve të mëdha në martesën e Celentanos me Claudia Morin ndodh gjatë xhirimeve të grupit “Il Bisbetico Domato” (Zbutja e hundëgjatë) të vitit 1980, ku Celentano ka partneritet me bukuroshen Ornella Muti. Të dy filluan një aferë erotike të trazuar me sex te papare për të cilën Muti divorcua nga i shoqi – aktori Alessio Oran, pritej cdo moment të njëjtën gjë nga Adriano. Celentano përgatit të gjitha dokumentet e nevojshme për divorcin e tij me Claudian, por në minutën e fundit ktheu mendje dhe vendosi te rishqyrtohet vendimi i tij dhe me ne fund vendosi të kthehet tek Claudia. Claudia me durim po priste kthimin e tij, duke përsëritur të njëjtën gjë në çdo intervistë: “Kjo është thjesht një pabesi rastësore qe nuk jep një shkak të mirë për divorc. Ajo duhet falur. Për burrat, këto “gunga” janë të natyrshme – ashtu si makina apo vetura qe ngasim nuk mund të mbetet indiferente kur sheh një makinë të re.” Në fund të fundit, durimi i saj u shpërblye. Adriano kthehet kokeulur te Claudia asaj dhe i kërkon falje publikisht, por dhe fëmijëve të saj për veprën e pabesise bashkeshortore me Ornella Mutin.
lajthitja:
Hapja e edicionit të 62-të të festivalit të muzikës në San Remo nuk është kritikuar në mediat italiane për shfaqjet ekstravagante te Celentanos. Festivali filloi me një predikim Adrianos. “Këngëtarët ishin ne hike pas perdeve dhe me të drejtë ishin zemëruar “, shkruante gazeta Giornale duke shtuar: “Sipas Celentanos Bota po varroset nga egoizmi i bankierëve nga trenat super-të shpejtë nga Merkelidhe Sarkozi që kërkojnë ta kene Evropën për të blerë e shitur armët e tyre dhe tanke. Adriano ra në një krizë mistike dhe mbajti një predikim me ngjyra komunste duke sulmuar priftërinjtë që nuk janë në gjendje për të folur për të varfërit dhe për të sugjeruar qëllimin final për të cilat ne kemi lindur qe eshte – Parajsa e Zotit.”
Një komentues i njohur italian Marcello Veneziani ka shkruar: “Celentano jeton në periferi të Milanos në një pallat me park dhe pishinë, ka pak flokë dhe perfiton te ardhura te papara nga Klani i Madh Muzikor qe ka krjiuar, ai është i martuar me një grua të bukur (ish-aktore) te dy luajnë kitarë, por ende herë pas here ai këndon per t’u zbavitur, Adriano qe është konsideruar per nje kohe te gjate si Zoti vete, tani shikon për të kënaqur të tjerët dhe për të mbajtur ne dore te sigurt e diktuar ligjet e televizionit dhe shitjeve muzikore. Adriano ne Milano nuk është Berluskoni, por djali i varfer qe doli nga mjerimi si orendreqes i afte dhe ngritja e tij e shpejte në Sanremo e beri Yll te muzikes Boterore. Pas rënies së suksesit të tij, ai u kthye nga kënga në predikime ekologjike me prirje komuniste si nje grindavec i padurueshëm i vetvetes. Preferoj kengetarin “singer” Adriano, përpara politikanit Clentano, i cili flet si komunist. Singeri Adriano ndez zjarret zemrat tona, komunisti Adriano te shuan trurin.”
Demosten, e thotë Celentano tek një këngë : La gelosia, quando arriva non va più via. Me një fjalim që Celentano mbajti në Sanremo 2012, në krah të Gianni Morandi-t, ngriti peshë gjithë Italinë. Disa kundër, disa pro, por të gjithë u përfshin. Sa për këngët e filmat e tij, janë akoma nga më të dëgjuarat e më të shikuar në Europë. Sa për Lucio Battisti, nuk di që Celentano t’a ketë sulmuar në ndonjë mënyrë. Biles i dedikoi edhe këngën L’arcobaleno. Ndërsa për Don Backy (kështu shkruhet, që t’a dish), iku nga Clan Celentano (ku bëri pjesë deri në 1968) sepse donte të këndonte në Sanremo këngën ‘Canzone’ por Clan-i donte edhe këngën ‘Casa Bianca’. Të dyja këngët ishin të shkruara nga Don Backy, por sipas ligjit të Sanremo-s, vetëm një këngë mund të pranohej nga një autor. Clan-i i kërkoi që këngën Casa Bianca të nënshkruhej nga një autor tjetër. Ky nuk pranoi e iku, ndërsa kënga ‘Canzone’ u këndua nga Celentano e zuri vendin e tretë, kurse ‘Casa Bianca’ zuri vendin e dytë. Pasi iku, hapi një shtëpi diskografike të tijën ‘Amico’ nga e cila iku pas dy vjetësh se pati përsëri probleme me kolegët e vet. Dhe si për mbyllje, Adriano Celentanto ka lindur në Milano, në rrugën Cristoforo Gluck që më vonë e bëri të famshme në të gjithë botën me këngën ‘Il ragazzo della via Gluck’ e jo në Romë.
Italia ka qen dhe do te mbetet djepi i muzikes klasike dhe asaj bashkekohore.Italia ka nje gjenerate te tere kengetaresh, te cilet nga aty jane afirmuar edhe ne bote, madje jo vetem kengetaret italian, por edhe kengetare te huaj kane shfrytezuar skenen italiane per te shpalosur talentin e tyre! Nje prej tyre do te jete edhe Celentano, i cili per brezin tone do te mbetet legjend e kenges italiane!